MAQEDONIA 'RIKTHEHET NE NORMALITET'

Komunitetet rivale ne vend jane perseri te percara thellesisht nga lufta e brendeshme.

MAQEDONIA 'RIKTHEHET NE NORMALITET'

Komunitetet rivale ne vend jane perseri te percara thellesisht nga lufta e brendeshme.

Ndersa zgjedhjet e pergjitheshme jane vetem pese muaj larg, komunitetet etnike te Maqedonise kane ndaluar luften ndaj njeri tjetrit dhe kane filluar te luftojne brenda vetes. "Gjendja eshte kthyer ne normalitet," ka komentuar analisti Misha Gleni.


Vitin e kaluar, pakica Shqiptare ne vend ka luftuar per rreth shtate muaj per te siguruar te drejta civile me te medha nga shumica Maqedonase. Tani betejat me arme po zhvillohen ndermjet fraksioneve rivale Shqiptare ndersa Maqedonasit po luftojne me njeri tjetrin ne gjykata.


Dhuna e re ndermjet Shqiptareve, nje pjese e se ciles po aq e eger sa ajo gjate konfliktit nder etnik, eshte perqendruar rreth Tetoves ne Maqedonine veriore.


Me 26 Mars, te pakten tre vete kane vdekur ne ne nje sulm ndaj keshillit koordinues te sapo krijuar te partive politike Shqiptare, te drejtuar nga Ali Ahmeti, ish drejtues i luftetareve te Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK.


Per sulmin eshte fajesuar nje fraksion i shkeputur i quajtur Armata Kombetare Shqiptare, AKSH, e cila nga ana e saj ka fajesuar per sulmin nje grup tjeter edhe me te panjohur te quajtur Komiteti Kombetar per Clirimin dhe Bashkimin e Territoreve Shqiptare.


Me 4 Prill, anetare te larte te Partise Demokratike te Shqiptareve, PDSH, jane sulmuar ne nje kafene ne pronesi te zevendes kryetarit te parties, Menduh Thaqi. Deshmitaret kane thene se shkembimi i zjarrit ndermjet rojeve te Thaqit dhe sulmuesve ka zgjatur per rreth nje ore, duke shkaktuar disa te plagosur rende.


PDSH ka thene se grupi i armatosur i perket nje fraksioni i cili kundershton lidhjet e parties me partine Maqedonase ne pushtet, VMRO-DPMNE.


Shqiptare te tjere kane thene se shkembimi i zjarrit ne kete kafene eshte pasoje e rivalitetit ndermjet grupeve kriminale. Ata thone se Thaqi ka lidhje me gangstere ne Tetove dhe Kosove. "Keto konflikte kane te bejne me krimin," ka thene Xhevat Ademi, sekretar i Partise Nacional Demokratike te Shqiptareve dhe nje ish anetar i UCK-se.


Mersel Bilali, nje deputet i parlamentit i parties Shqiptare te Prosperitetit Demokratik, ka komentuar se "Ne po perballemi me krimin dhe njerez te pafajshem po humbasin jeten. Ka disa zona ne te cilat njerezit nuk mund te dalin lirisht. Une mendoj se kjo gjendje do te zgjase per nje kohe te gjate".


Ne anen Maqedonase, rivalet luftojne me ceshtje gjyqesore dhe jo me arme. Akuza te reja kriminale po ngrihen vazhdimisht ndaj kundershtareve politik te Kryeministrit Ljupcko Gjeorgjevski. Kur kryetari i shtetit, Boris Trajkovski, deklaroi publikisht se qeverite e Ballkanit ishin te lidhura me krimin, Gjeorgjevski krijoi me shpejtesi nje komision shteteror per te luftuar korrupsionin. Synimi i tij kryesor u be presidenti Maqedonas.


Kryeministri caktoi ministrin e tij te brendeshem, Ljube Boshkovski, te kontrollonte sjelljen e Trajkovskit kur ai kishte drejtuar asistencen humanitare gjate krizes se refugjateve te Kosoves ne vitin 1999.


Me 5 Prill, raporti i pervitshem i Komisionit Europian per Maqedonine ka kritikuar seriozisht qeverine Maqedonase per shkelje te te drejtave te njeriut dhe per mos ndalimin e korrupsionit gjate procesit te privatizimit. Komisioni ka kerkuar gjithashtu edhe shperberjen e njesise policore te njohur me emrin "Luanet" te cilen e ka pershkruar si nje formacion paraushtarak te komanduar nga Boshkovski.


Gjeorgjevski ka thene ne nje takim publik me 8 Prill, se "Une nuk bej me faj per keto kritika Bashkimin Europian. Ky eshte faji i medias sone te brendeshme e cila krijon nje imazh te rreme ne syte e komunitetit nderkombetar". Ai tregoi me gisht nje nder gazetaret te cilet po i benin pyetje dhe i tha: "Ju jeni nje shembull i mire i kesaj".


Dy jave me pare, Gjeorgjevski ka urdheruar ushtrine Maqedonase te liroje nje baze te madhe prane Shkupit dhe t'ia dorezoje ate Luaneve. Ushtria ka kundershtuar dhe per nje fare kohe duk sikur ajo do te perplasej me paraushtaraket. Kjo perplasje u shmang pasi qeveria terhoqi kerkesen e saj me kembenguljen e ministrit te mbrojtjes Vlado Popovski i cili perfaqeson Partine e vogel Liberale ne kabinetin e Gjeorgjevskit.


Ambasadori i NATO-s Nicolas Bigman ka komentuar: "Une shoh qe Maqedonasit po grinden me Maqedonas, dhe Shqiptaret kane mosmarreveshje me Shqiptare. E gjithe kjo ben qe marreveshja e paqes e vitit te kaluar te funksionoje me mire".


Vlado Jovanovski eshte nje gazetar i revistes Forum ne Shkup.


Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists