Maqedonia, nje Ene qe Zjen

Nga Iso Rusi

Maqedonia, nje Ene qe Zjen

Nga Iso Rusi

Thursday, 10 November, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Megjithate kjo qetesi eshte artificiale. Per Maqedonine, lufta ne Kosove eshte shume me prane se cfare ishte lufta ne Bosnje Hercegovine. Lidhja midis Maqedonise dhe Kosoves eshte dukshem me e ngushte ne shume menyra sesa lidhja me Bosnjen, dhe me e ndjeshme. Me luftimet qe zhvillohen ne Kosove vetem disa dhjetra kilometra larg, eshte krej e pamundur te shmanget rreziku i zgjerimit te kesaj situate edhe ne kete ane te kufirit. Ne kuadrin e debatit nderkombetar rreth nje nderhyrje te mundeshme ne Kosove, gjithnje ne rritje, Maqedonia ka shume pak mundesi te shmangi perfshirjen e saj ne te.

Ne te vertete, ne Maqedonine perendimore, Partia Demokratike e Shqiptareve (PDSH), tani pjesemarrese ne koalicionin qeverises, eshte duke organizuar nje fushate te madhe humanitare ne ndihme te Kosoves. Partia rivale per Prosperitet Demokratik (PPD), gjithashtu shqiptare, ka njoftuar nje propozim per nje rezolute per Kosoven, dhe u ka derguar letra NATO-s BE dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes rreth « parandalimit te gjakderdhjes dhe genocidit te metejshem ». Duke lene menjane diferencat e tyre ne fillim te luftimeve ndermjet forcave Jugosllave dhe atyre te UCK ne veren e kaluar, te dyja partite kane organizuar manifestime te perbashkta ne mbeshtetje te Shqiptareve te Kosoves duke kerkuar nderhyrje nderkombetare. Shqiptaret e Maqedonise jane shume te ndjeshem ndaj asaj qe ndodh ne anen tjeter te kufirit, ne Kosove : Shqiptaret nga te dyja shtetet e reja jetonin se bashku ne kuadrin e Jugosllavise se vjeter Socialiste, ata kane miqesire dhe lidhje familjare te shumta, dhe lidhje te panumerta nga studimet universitare, marrdheniet profesionale dhe lidhje te tjera.

Injorimi i konfliktit ne fakt shpreh vetem perpjekjen per te mbytur friken mbi shtrirjen e konfliktit, e cila ne te vertete eshte e pranishme ne mes te publikut Maqedonas. Frika eshte vecanerisht me e madhe ne mes te Maqedonasve etnike, te cilet ne te vertet do te donin qe kriza te ishte diku larg tyre. Ata jane vecanerisht te frikesuar se marrdheniet nderetnike do te shtrihen nga Kosova ne Maqedoni dhe mund te kercenojne edhe vet ekzistencen e shtetit Maqedonas. Qeveria e re Maqedonase-nje koalicion ndermjet nacionalisteve « ekstremist » Maqedonas ne mes te partise VMRO-DPMNE dhe Shqiptareve « radikale » ne ne gjirin e Partise Demokratike te Shqiptareve (PDSH), se bashku me Alternativen Demokratike (AD) me nje orientim civil-ka treguar nje zbutje te theksuar ne ceshtjet te cilat vitet e fundit kane krijuar aq shume tensione nderetnike. Pozicionet ose masat e reja jane dukur edhe ne Ligjin per amnistine, perdorimin e gjuheve te minoriteteve ne parlament, dhe konstitucionalizimin e arsimit te larte ne gjuhet jo Maqedonase. [Shih Raportin per Maqedonine : Akomodimi i ri, nje publikim i ri special i IWPR] Pra edhe ceshtje te brendeshme e lidhin Maqedonine me krizen ne Kosove.

Mosmarrveshjet e mepareshme ne mes te partnereve te koalicionit rreth rolit te NATO-s dhe pozicioni i Maqedonise ne lidhje me Kosoven, duket se jane lene me nje ane. VMRO-DPMNE, partia me madhe ne qeverine e re, ka pasur mendimin se cdo mbeshtetje per Shqiptaret e Kosoves eshte nje nderhyrje ne punet e brendeshme te nje vendi tjeter. Alternative Demokratike, partia e dyte ne parlament, i permbahej formulimeve te Perendimit ; udheheqesi i partise Vasil Tupurkovski ka thene se « ceshtja eshte nje problem i brendshem, por ka efekte te medha ne rajon, dhe Perendimi duhet te nderhyje .» DPA, se bashku me rivalen e saj PDP, mbeshtesnin nderhyrjen directe nderkombetare ne Kosove. Diferencat u bene me te dukshme kur avionet e NATO-s fluturuan mbi Kosove dhe Serbi ne Qershor te 1998 duke perdorur hapesiren ajrore Maqedonase, dhe debati mbi nderhyrjen Perendimore u ndez akome me teper.

Por gjerat ndryshuan nga fundi i vitit te kaluar pas zgjedhjeve, pikerisht gjate periudhes se tranzicionit ndermjet administrates se vjeter dhe asaj te re. NATO i kerkoi Maqedonise lejen per vendosjen e trupave ne vend ne rradhe te pare per « nje nderhyrje te shpejte » te mundeshme dhe pastaj si nje « force per te nxjerre vezhguesit ». Me vone ne Dhjetor, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Javier Solana dhe komandanti i NATO-s Gjeneral Wesley Clark arriten ne Maqedoni. Nje nga vendimet e para te Qeverise se re ishte lejimi i vendosjes se 2,300 ushtareve te NATO-s ne Maqedoni si nje garanci per terheqjen ne momentin e duhur te 2,000 vezhguesve te vendosur ne Kosove prej Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE). Ne Dhjetor, Maqedonine e vizitoi edhe Ministri i Mbrojtjes se Frances Alain Richard dhe gjate kesaj vizite ai la te kuptohet se ne rast te nje nderhyrje te mundeshme, numri i ushtareve te NATO-s te vendosur ne Maqedoni mund te dyfishohej.

Ndekohe, pas gjashte vjetesh forca prej 1,050 trupsh te UNPREDEP-it (Forca Preventive e OKB) akoma mbetet ne Maqedoni. Keto trupa mendohet se do te qendrojne deri ne Shkurt. Mendimi i pergjithshem eshte se mandatit te tyre do ti behet edhe nje zgjatje tjeter (ndoshta e fundit). Disa media ne Maqedoni spekullojne duke thene se UNPREDEP eshte forca qe gezon mbeshtetjen e Presidentit Kiro Gligorov, ndersa qeveria e re parapekqen forcat e NATO-s. Ne kuader te kesaj ndarjeje, ata shohin prioritete te ndryshme : e para per te ndihmuar sigurine e brendeshme, dhe e dyta per te siguruar nje hyrje me te shpejte ne NATO. Te dy keto koncepte-importimi i sigurise per aresye te brendeshme dhe hyrja ne NATO (per te cilen siguria e brendeshme eshte nje parakusht)-jane ne kontradikte te thelle.

Pika me delikate e debatit eshte ceshtja e nje nderhyrje serioze te Perendimit ne Jugosllavi. Pavaresisht se SHBA e ka hedhur poshte kete ide, ndonje forme nderhyrje ajrore dhe/ose tokesore eshte akoma e mundur, megjithese shume e larget. Ne kete skenar, Maqedonia shihet si nje aeroplan mbajtese e Perendimit. Kjo natyrisht do te shihej nga ish bashkeqytetaret e Maqdonise ne Jugosllavi/Serbi si nje tradheti. Forca ushtarake Jugosllave eshte shume here me e fuqishme se ajo e Maqedonise, dhe ka nje minoritet Serb ne Maqedoni. Keto faktore mund te cojne ne fillimin e nje konflikti direkt ndermjet Maqedonise dhe Serbise, ndoshta duke i dhene nje mundesi Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic, per tu hakmarre ndaj NATO-s ose Shqiptareve te Maqedonise duke bere qe ngjarjet te shtrihen direkt ne Maqedoni.

Sipas Komisariatit te Larte per Refugjatet te OKB, numri i vertete i refugjateve nga Kosova ne Maqedoni eshte shume me i larte se shfra prej 889 personash e dhene nga Kryqi i Kuq lokal. Numri i Kosovareve te cilet po qendrojne ne shtepite e miqve dhe familjareve te tyre ne Maqedoni nuk dihet. Pas maskares ne Racak dhe ofensives me te fundit Serbe, numri i tare pritet te rritet. Megjithate, akoma nuk duket ne horizont mundesia e nje vale refugjatesh prej mijera vetesh, sic u duk muaj me pare kur Gligorovi hodhi idene e tij per nje korridor nepermjet Maqedonise per ne Shqiperi per valen e refugjateve Kosovare.

Ne te vertete, vete Gligorovi mund te konsiderohet nje problem ne krizen aktuale ne Kosove. I quajtur prej kohesh si nje politikan i mencur dhe krijuesi i « oazit te paqes » Maqedonas, ai gjithashtu eshte takuar rregullisht me Miloshevicin dhe udheheqesin Shqiptar te Kosoves Ibrahim Rugova. Pas humbjes se Social Demokrateve te presidentit ne zgjedhjet parlamentare, autoriteti i tij ka ndryshuar. Kur partia e tij ishte ne fuqi, ai ushtronte me teper fuqi se sa i jepte Kushtetuta. Ne kuader te bashkejeteses se re, ky pozicion do te ndryshoje, sidomos ne se ai vepron edhe si nje lloj opozite ndaj qeverise se re. Sipas kushtetutes, kompetencat per marrjen e vendimeve ne fushen e politikes se jashteme eshte jane te ndara ne mes te presidentit dhe qeverise, pra ka mundesi qe qe te linde edhe nje burim tjeter tensionesh politike.

Iso Rusi eshte gazetar i Fokus ne Shkup.

Frontline Updates
Support local journalists