Maqedonia Ne Mes

Ndersa Perendimi pergatitet per sulme ajrore, njerezit ne Maqedoni kane frike se Jugosllavia do te sulmoje ne hakmarrje te perdorimit si baze e NATO-s.

Maqedonia Ne Mes

Ndersa Perendimi pergatitet per sulme ajrore, njerezit ne Maqedoni kane frike se Jugosllavia do te sulmoje ne hakmarrje te perdorimit si baze e NATO-s.

Wednesday, 24 March, 1999

Pas nenshkrimit te Marreveshjes se Kosoves nga delegacioni Shqiptar ne Paris, Maqedonia nuk ka qene ndonjehere kaq shume partnere me Komunitettin Nderkombetar, megjithate pozicioni i saj nuk ka qene ndonjehere me delikat dhe i rrezikshem.


Si pika kryesore e vendosjes se trupave, ajo po e mbeshtet Komunitetin Nderkombetar ne perpjekjet e tij per te ushtruar presion ndaj Slobodan Miloshevic per te pranuar marreveshjen. Por ajo eshte gjithashtu e ndergjegjshme se Serbia mund te hakmerret ndaj Maqedonise per bashkepunimin e saj me NATO-n.


Ne mes te popullsise, ideja se Ushtria Jugosllave mund te leshoje raketa kunder Maqedonise ka shkaktuar tashme panik. Qe prej disa ditesh, njerezit nxitojne te blejne rezerva ushqimore dhe lende djegese. Ideja e nje krize gjithmone ne rritje eshte intensifikuar gjithnje e me teper ndersa makinave te bardha te OKB-se u jane shtuar edhe mjetet ne ngjyre jeshile te erret te NATO-s te cilat qarkullojne neper territor, dhe pastaj papritmas, xhipat ngjyre portokalli te Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe, kur vezhguesit e saj u terhoqen nga Kosova. Maqedonia ndjehet si pjese e zones se krizes.


Vemendje e madhe eshte perqendruar mbi forcat e shumta serbe te vendosura pergjate rruges qe te con nga Prishtina ne Shkup, perfshire sisteme te mbrojtjes kunder ajrore dhe 10,000 ushtare duket se Serbet po perpiqen t'i tregojne NATO-s se hyrja ne Kosove nepermjet kesaj rruge nuk do te jete e lehte. Disa analiste kane hedhur idene se Serbia po perpiqet te beje nje bllof, duke kercenuar direkt Maqedonine, pra duke shkaktuar nje sere komplikacionesh te reja ne ekuacionin politik dhe ate ushtarak. Ne te dyja keto raste, njerezit ne Maqedoni ndjejne se ata jane te rrezikuar drejtpersedrejti nga nje sulm Jugosllav.


Incidentet ne kufirin jugosllav kane qene gjithmone ne rritje. Trupat e ushtrise Jugosllave kane hyre ne territotin maqedonas ne afersi te pikes se vrojtimit ne Goshnica dhe kane qendruar aty per disa ore. Pas nje proteste te ashper nga Ministria e Puneve te Jashtme te Maqedonise, Ambasadori Jugosllav ne Maqedoni Zoran Janackovic, nuk pranoi inkursionin dhe e hodhi poshte protesten maqedonase.


Shqetesimi gjithashtu po rritet edhe rreth valeve te mundshme te refugjateve nga Kosova. E perditshmja e pavarur, Dnevnik, ka thene se Maqedonia dhe NATO po pergatiten te presin disa qindra mijera refugjate, nga 300,000 deri ne gjysem milioni njerez. Kjo mund te duket e ekzagjeruar, meqenese kjo shifer mund te perfaqesoje deri ne nje te treten ose me shume te popullsise te Shqiptareve te Kosoves, dhe Ministri i Jashtem Aleksander Dimitrov ka hedhur poshte keto njoftime.


Sipas deklaratave zyrtare te Qeverise Maqedonase, Maqedonia eshte e pergatitur te prese deri ne 20,000 refugjate. Shifrat e njoftuara nga Ministria e Puneve te Brendshme, deri me 22 mars, flasin per 8 960 refugjate kosovare ne Maqedoni, dhe rreth 300-400 refugjate te tjere ne dite. Ivan Narashanov, sekretar i pergjithshem i Kryqit te Kuq maqedonas njofton per nje shifer totale pak me te larte prej 10,400, ndersa Behizudin Shahapi, sekretar i pergjithshem i organizates humanitare El Hilal njofton nje shifer te re prej 12,980. Deri tani te ardhurit, shumica e tyre gra, femije dhe pleq nga zonat prane kufirit jane vendosur neper shtepi private, por Shahapi thote, se duke pare ritmin e mberritjes se tyre, ka shume mundesi qe kampet e refugjateve te hapen shume shpejt. Por pavaresisht numrit te tanishem dhe parashikimeve, njoftimi i Dnevnik reflekton shqetesimin shume te madh per refugjatet ne Maqedoni, dhe friken e pasojave te mundshme destabilizuese qe ata mund te kene per vendin, vecanerisht ne ndryshimin e perberjes etnike.


Duke zgjidhur nje ceshtje per momentin, Keshilli i Sigurimit te OKB-se ka gjetur nje formulim nepermjet te cilit mandati i Forces Parandaluese te OKB-se do te zgjatet edhe per 6 muaj te tjere. Problemi eshte vetoja e Kines ndaj zgjatjes se misionit, per shkak te njohjes kohet e fundit te Tajvanit nga Shkupi. Ne kuader te kesaj zgjidhje alternative, Ministri i Jashtem Maqedonas Dimitrov ka shpjeguar, " se forcat do te mbeten ne Maqedoni nen udheheqjen e NATO-s por ne bashkepunim te ngushte me Keshillin e Sigurimit". Por ceshtja e vazhdimit te qendrimit te kaskave blu ne Maqedoni, e cila per nje kohe te gjate ishte dukur kaq e rendesishme, tashme eshte zvogeluar nga shqetesimet rreth forcave ushtarake me te shumta.


Iso Rusi eshte gazetar i Fokus ne Shkup.


Frontline Updates
Support local journalists