Maqedonia Hap Dhe Mbyll Kufinjte

Shkupi po behet gjithnje e me teper nervoz per kontrollin nderkombetar te kufinjve te tij me Kosoven.

Maqedonia Hap Dhe Mbyll Kufinjte

Shkupi po behet gjithnje e me teper nervoz per kontrollin nderkombetar te kufinjve te tij me Kosoven.

Thursday, 9 August, 2001
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Keto kane qene dite te gjata, te nxehta dhe te qeta per policet e OKB-se dhe ushtaret Polak te NATO-s te cilet kontrollojne pasaportat dhe makinat qe kalojne ne piken kufitare te Bllaces ndermjet Kosoves dhe Maqedonise.


Ata kalojne pjesen me te madhe te kohes duke u marre me njerezit qe kerkojne te kalojne ne Kosove nga Maqedonia. Ne drejtimin tjeter ka pak trafik.


Me 24 Korrik, diten qe presidenti Amerikan Xhorxh Bush ka vizituar ushtaret Amerikan ne Kosove, autoritetet Maqedonase mbyllen te gjitha pikat kufitare me Kosoven e cila eshte nen administrimin e OKB-se.


Nuk eshte dhene asnje shpjegim, por urdheri duket se ka ardhur si reagim ndaj zemerimit te Shkupit ndaj propozimeve per paqe te bera nga ndermjetesuesit nderkombetare, me synim dhenien fund te konfliktit gjashte mujor ndermjet forcave qeveritare te sigurise dhe luftetareve te Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK.


Autoritetet Maqedonase kane kritikuar vazhdimisht forcen paqeruajtese te drejtuar nga NATO-ja ne Kosove, KFOR, sepse ajo nuk ka arritur te kontrolloje si duhet kufirin ne anen e Kosoves.


Qe prej betejave te para ne Shkurt te ketij viti, autoritetet Maqedonase kane deklaruar se pjesa me e madhe luftetareve ne Maqedoni ne fakt jane Shqiptare te Kosoves dhe jo Shqiptare te Maqedonise, dhe se ata kane mbeshtetje dhe marrin arme nga Kosova.


Fillimisht, kufiri eshte mbyllur edhe per te gjitha agjensite nderkombetare qe veprojne ne Kosove, perfshire stafin e OKB-se. Kjo mase eshte marre edhe ne muajin Mars, kur kufiri eshte mbyllur pas luftimeve perreth fshatit kufitar te Tanushes, ku edhe ka filluar konflikti i tanishem.


Mbyllja e kufirit eshte nje perpjekje per te ushtruar presion ndaj komunitetit nderkombetar por edhe per te ulur infiltrimin e njerezve te UCK-se. Komuniteti nderkombetar konsiderohet se po perpiqet te imponoje nje zgjidhje te pandershme ndaj Maqedonise dhe po ndihmon UCK-ne. "NATO nuk eshte nje armik i Maqedonise, por eshte nje mik i madh i armiqve tane," ka thene zedhenesi i qeverise Antonio Milososki.


Zemerimi Maqedonas ndaj diplomateve Perendimore eshte shtuar se tepermi kohet e fundit, ndersa protestuesit kane vene ne qender te sulmeve te tyre ambasada dhe biznese ne Shkup.


Por disa ne Shkup kane frike se mbyllja e kufirit edhe per trupat e KFOR-it do te ishte nje sfide e madhe ndaj zyrtareve Europiane dhe Amerikane. "Burimet Perendimore thone se ky veprim i autoriteteve Maqedonase do te kontribuoje edhe me teper ne perkeqesimin e marredhenieve ndermjet Shkupit dhe komunitetit nderkombetar," shkruante gazeta Dnevnik, nje e perditeshme e pavarur ne gjuhen Maqedonase.


Si rezultat, zyrtaret e KFOR-it jane lejuar te kalojne kufirin, por zyrtare te UNMIK-ut - Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove - nuk jane lejuar. "Ne e kemi denoncuar cdo here qe ka ndodhur kjo gje," ka thene Sunil Narula, nje oficer per shtypin i UNMIK-ut, i cili nuk eshte lejuar te kthehet ne Kosove nga Maqedonia.


Stafi i OKB-se dhe zyrtare nderkombetare udhetojne shpesh ndermjet Kosoves dhe Maqedonise. Ata shkojne per pazare ne Shkup, shkojne ne qytetet turistike te Ohrit dhe Mavrovos dhe fluturojne nepermjet aeroportit te Shkupit.


Megjithese kufiri ka qene i hapur per te huajt qe prej dates 2 Gusht, banoret e Kosoves, shumica e te cileve jane Shqiptare, nuk mund te udhetojne per ne Maqedoni.


Mbyllja e kufirit ka demtuar rende tregtaret Shqiptare ne Kosove. Qe prej perfundimit te luftes ne Kosove dy vjet me pare, Maqedonia ka qene nje linje e rendesishme per furnizimet me mallra te ndryshme. Marredheniet e keqia me Serbine, infrastruktura e keqe e Shqiperise dhe rruget shume malore te Malit te Zi e bejne transportin e mallrave shume te veshtire.


Per shoferet e taksive nga Kosova si Imail Curri, nga qyteti kufitar i Hanit te Elezit, eshte nje pritje e gjate dhe thuajse e pashprese per kliente qe vijne nga Maqedonia per ne Kosove. "Tani me duhet te pres gjithe diten per ndonje klient," thote ai.


Lundrim Aliu eshte nje gazetar i se perditeshmes Koha Ditore ne Kosove.


Frontline Updates
Support local journalists