Maqedoni: Zhbllokohet Marreveshja E Paqes

Te derguarit Perendimor nxisin fillimin e debatit parlamentar rreth marreveshjes se paqes ne Maqedoni.

Maqedoni: Zhbllokohet Marreveshja E Paqes

Te derguarit Perendimor nxisin fillimin e debatit parlamentar rreth marreveshjes se paqes ne Maqedoni.

Thursday, 25 October, 2001

Pas nje bllokimi prej disa javesh, ligjvenesit Maqedonas kane pranuar te rinisin debatin mbi paketen e reformave kushtetuese te konsideruar si teper te rendesishme per konsolidimin e procesit te brishte te paqes.


Te derguarit e NATO-s dhe BE-se kane fluturuar per ne Shkup javen e kaluar ne nje mision tjeter per nxitjen e procesit parlamentar te nevojshem per te mbeshtetur marreveshjen e paqes te arritur ne muajin Gusht ne Oher ndermjet shumices Maqedonase dhe pakices Shqiptare te vendit, e cila i dha fund nje kryengritjeje te armatosur kater mujore ne perendim te republikes.


Pas bisedimeve te shumta, sekretari i pergjitheshem i NATO-s, Xhorxh Robertson, dhe i derguari i BE-se per politiken e jashteme, Havier Solana, kane njoftuar se kishin arritur nje marreveshje, e cila mund te lejonte ratifikimin e marreveshjes se Ohrit nga parlamenti brenda fundit te muajit.


Njoftimet e mediave kane sugjeruar se dy te derguarit kishin arritur nje marreveshje me qeverine sipas se ciles ish luftetaret e Ushtrise Clirimtare Kombetare do te falen ne shkembim te rikthimit te deputeteve Shqiptare ne parlament te cilet kane pranuar ti japin fund bojkotit per te diskutuar nje fraze shume te diskutueshme rreth sovranitetit te Maqedonise ne kushtetute.


Presidenti Boris Trajkovski do te paraqese tani paketen kushtetuese parlamentit deri te Premten tjeter ne prezencen edhe te deputeteve Shqiptare.


Presidenti tashme ka bere te ditur nje falje per ish luftetaret, gje e cila mendohet se do te krijoje kushtet per reintegrimin e tyre ne shoqeri. Zbatimi i kesaj faljeje eshte sabotuar gjeresisht nga perkrahesit e linjes se ashper ne ministrine e brendeshme te cilet insistojne te denojne luftetaret, te cilet jane shperbere zyrtarisht muajin e kaluar pasi kane dorezuar nje numer te caktuar me pare armesh paqeruajtesve nderkombetare.


Nje zyrtar i policise ka thene se ministria kishte filluar tashme procedurat ligjore ndaj 224 ish anetareve te UCK-se, perfshire drejtuesin e tyre Ali Ahmeti. Autoritetet tashme kane te arrestuar rreth 140 luftetare Shqiptare, te cilet ndodhen ne burg.


Intrigat e ministrise se brendeshme kane zemeruar keshilltaret e Trajkovskit, te cilet ankohen se perpjekjet e pales Maqedonase per te anashkaluar detyrimet e saj rezultojne ne nje presion me te madh nga Perendimi.


Nje kombinim i pengesave, bojkotit dhe perpjekjeve per te imponuar kushte te reja mbi marreveshjen e Ohrit ka vonuar votimin ne parlament per legjislacionin i cili i jep te drejta me te medha komunitetit Shqiptar.


Deputetet Shqiptare jane terhequr nga parlamenti pas nje mosmarreveshjeje rreth ceshtjes nese paketa e reformave duhet te merret ne shqyrtim si nje e tere, gje qe e kerkojne Shqiptaret, apo te diskutohet nje nga nje, sic kerkonin Maqedonasit.


Pika e dyte e konfliktit perfshinte referenca ndaj sovranitetit te kombit Maqedonas ne parathenien e kushtetutes, te cilen Shqiptaret e konsiderojne si diskriminuese. Partite kane rene dakort te heqin frazen e pranuar ne Oher por partite Maqedonase me pas e kane rihapur kete ceshtje.


Shqiptaret nuk pranuan te rinegocionin, duke thene se nje gje e tille kercenonte te shkaterronte te gjithe paketen. "Edhe ndryshimi me i vogel ne kete marreveshje kuader mund te rrezikonte bisedimet e paqes,""ka thene Abdulajdi Vejseli, i Partise Shqiptare per Prosperitet Demokratik, nje nga dy partite kryesore Shqiptare te perfaqesuara ne parlament.


Qe prej atij momenti te dyja palet jane gjendur ne nje bllokim te plote. Pjesa me madhe e Maqedonasve e shohin referencen per sovranitetin si nje siguri te rendesishme. "Eshte teper e rendesishme te mbahet referenca ne parathenien e kushtetutes. Ne do te humbasim vendin tone nese nuk e mbajme ate," thote Vlatko Stojanovski, nje shites.


Shqiptaret jane po aq te vendosur ta heqin ate. "Nese ndonje kerkon te riktheje referencen e 'popullit Maqedonas' ne parathenie, ne do te kerkojme te perfshihet edhe 'populli Shqiptar' ne te," ka thene Ilijaz Halimi, zevendes president i Partise Demokratike te Shqiptareve, partia tjeter e madhe Shqiptare ne parlament.


Pavaresisht suksesit ne dukje te te derguarve Perendimore, procesi i paqes mund te bllokohet perseri ne javet ne vazhdim. Reformat duhet te miratohen nga dy te tretat e parlamentit, dhe megjithese kater partite nenshkruese te marreveshjes se paqes ne muajin Gusht kontrollojne mbi 90 vende nga 120 ne parlament, te pakten dymbedhjete nacionaliste te linjes se ashper ne rradhet e tyre kane paralajmeruar se ata do te votojne kunder kesaj marreveshjeje. Misko Tilevski, nje deputet i partise nacionaliste Organizata e Brendeshme Revolucionare Maqedonase, VMRO-DPMNE, ka shprehur pikpamjet e tyre. Ndersa gjithe bota po lufton terrorizmin, ka thene ai, "terroristet tane po marrin njohje diplomatike".


Nje kundershtim tjeter mund te vije nga Stojan Andov, kryetari i parlamentit i cili eshte nje nder perfaqesuesit e linjes se ashper, i cili ka thene se ai nuk do te ratifikoje asnje marreveshje perderisa 15 Maqedonasit e rrembyer nga luftetaret Shqiptare me pare kete vit nuk do te lirohen. "Asnje amendament nuk do te miratohet deri sa te zgjidhet ceshtja e civileve te humbur," ka thene ai. Procesi i paqendrueshem i paqes ne Maqedoni ende eshte larg perfundimit.


Ana Petruseva eshte nje gazetare e revistes Forum ne Shkup.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists