MAQEDONI: VAZHDON APARTEIDI KULTUROR

Mosmarreveshjet politike mund te zgjidhen ne nje fare menyre por ka pak shenja per nje afrim ne fushat e sportit dhe kultures.

MAQEDONI: VAZHDON APARTEIDI KULTUROR

Mosmarreveshjet politike mund te zgjidhen ne nje fare menyre por ka pak shenja per nje afrim ne fushat e sportit dhe kultures.

Dy komunitetet etnike ne Maqedoni mbeten ende te mbyllura ne dy bote te ndara paralele pavaresisht progresit ne zgjidhjen e krizes politike te vendit.


Ne sport dhe kulture shumica Maqedonase dhe pakica Shqiptare veprojne sikur pala tjeter te mos ekzistoje fare. Maqedonasit nuk i kushtojne vemendje muzikes, letersise apo teatrit Shqiptar dhe anasjelltas. Kjo gjendje nuk eshte dicka e re – nje ndarje e tille ka ekzistuar kohe me pare se te shperthente konflikti i vitit te kaluar.


Futbolli eshte nje fushe ku ndarjet jane shume te theksuara. Ne fillim te muajit Korrik klubet Shqiptare kane kercenuar se do te krijojne nje lige te vecante te tyren kur ekipi me i mire Shqiptar Shkendija eshte detyruar te mos luaje ne ligen e pare kombetare.


Ekipi i Tetoves eshte skualifikuar sepse ajo nuk ka pasur mundesi te luaje disa nga ndeshjet ne fushen e saj gjate periudhes se konfliktit te armatosur te vitit te kaluar. Dergimi i saj ne nje lige lokale do te thote se per here te pare kete vit, asnje ekip Shqiptar nuk do te luaje ne kategorine e pare te Maqedonise, qe prej krijimit te saj.


Zyrtaret Shqiptare te futbollit kane kundershtuar vendimin e marre ndaj Shkendise, por kur klubet Maqedonase refuzuan te rishikonin vendimin, Shqiptaret kerkuan “perfaqesim proporcional” ne te gjitha nivelet e Federates Maqedonase te Futbollit.


“Nese nuk pranohen kerkesat tona, klubet Shqiptare do te krijojne ligen e tyre,” kane thene perfaqesuesit e klubeve Shqiptare ne Keshillin e Pergjitheshem te Federates se Futbollit, tre jave me pare.


Pjesa me e madhe e Maqedonasve etnik ne keshill i kane hedhur poshte keto kercenime, duke thene se problemet ne sport nuk mund te zgjidhen duke perdorur kriteret kombetare si ne politike. Disa dite me pas, federate ka pranuar qe Shkendija te mund te luaje ne kategorine e dyte. Me pas, klubet Shqiptare kane zbutur qendrimin e tyre, vecanerisht pas presionit nga organizmi i futbollit Europian, UEFA.


Shqiptaret ende i qendrojne kerkeses per nje perfaqesim me te mire etnik ne federate, ku sipas tyre, jane punesuar pothuajse vetem Maqedonas.


Me afrimin e zgjedhjeve te 15 Shtatorit, disa njerez mendojne se mosmarreveshjet ne fushen e sportit jane nxitur nga partite politike te cilat shpresojne te fitojne sa me teper pike ne rradhet e zgjedhesve te tyre. Por eshte e qarte se ky rivalitet etnik i ka rrenjet shume me te thella.


Ne letersi, muzike dhe art eshte e pamundur te degjosh rreth poezise, romaneve apo ndonje vepre tjeter artistike te komunitetit tjeter. “Ata veprojne sikur dy komunitetet te jetonin ne dy vende krejtesisht te ndara,” thote nje zyrtar nderkombetar.


Shtepite botuese Maqedonase dhe Shqiptare pothuajse nuk marrin pjese fare ne panairet e librave te organizuara nga pala tjeter. Shqiptaret kane organizuar panairin e tyre ne Prill 2002, ndersa Maqedonasit e kane organizuar ate nje jave me pas.


Secila pale organizon festivalet e saj te muzikes. E njejta gje ndodh edhe me teatrin. Trupat Maqedonase kane organizuar festivalin kombetar “Vojdan Cernodrinski” ne Qershor, ku nuk kane marre pjese trupat Shqiptare. Shqiptaret nuk kane ftuar trupat Maqedonase ne festivalin e tyre teatror te ketij muaji ne Diber.


Shqiptaret thone se ata diskriminohen ne fushen e kultures. Sipas Azam Dautit, drejtuesi i botuesve Shqiptare ne Maqedoni, buxheti i ministrise se kultures eshte rreth 22 milion euro ne vit, nga te cilat vetem 250,000 euro shkojne per institucionet kulturore Shqiptare. “Kjo eshte e papranueshme,” thote ai i zemeruar.


Njoftimet e dhena nga mediat rreth mosmarreveshjeve ne sport kane ndjekur linjen e njohur etnike. “Se shpejti do te shohim krijimin e shoqatave Shqiptare te auto mekanikeve, kuzhiniereve, muratoreve, zdrukthtareve e keshtu me rradhe,” ka komentuar gazeta ne gjuhen Maqedonase Dnevnik, me 11 Korrik.


Dy dite me vone, e perditeshmja Shqiptare Fakti ka komentuar: “Qekurse Maqedonia eshte bere nje shtet i pavarur, Shqiptaret jane trajtuar si qytetare te dores se dyte”.


Veton Latifi eshte nje analist politik ne Macedoni.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists