MAQEDONI: THELLOHET MOSMARREVESHJA FETARE

Shkupi dhe Beogradi po perpiqen shume te parandalojne nje mosmarreveshje fetare te transferohet edhe ne arenen politike dhe ate publike.

MAQEDONI: THELLOHET MOSMARREVESHJA FETARE

Shkupi dhe Beogradi po perpiqen shume te parandalojne nje mosmarreveshje fetare te transferohet edhe ne arenen politike dhe ate publike.

Tuesday, 6 September, 2005

Nje mosmarreveshje e vjeter ndermjet kishave Ortodokse te Serbise dhe Maqedonise eshte nxitur nga nje mosmarreveshje mbi nje tabele historike e cila shenon shtetesine e republikes se Maqedonise.


Zyrtare te larte te kishes Serbe kane kundershtuar thirrjet e qeverise se tyre per te kthyer nje gur, i cili shenon krijimin e shtetit te Maqedonise brenda Jugosllavise ne 2 Gusht, 1944, dhe eshte mbajtur tradicionalisht ne manastirin Serb ne Prohor Pcinjski.


Ata thone se nese personeli i Kishes Ortodokse te Serbise, KOS, nuk lejohen te udhetojne lirisht ne Maqedoni, drejtuesit e kishes Maqedonase nuk do te lejohen te vizitojne Prohor Pcinjski per te kryer nje sherbese fetare ne perkujtim te pervjetorit.


Guri perkujtimor eshte shume i rendesishem per Maqedonasit, sepse ai perfaqeson vazhdimesine e shtetit. Guri eshte shkulur me force nga vendi i tij ne manastir nga drejtuesi i Partise Radikale Serbe, Vojisllav Sheshelj ne vitin 1998.


Shkupi fillimisht ka kerkuar kthimin e ketij guri si pjese e pergatitjeve te tij per te festuar 100 vjetorin e Kryengritjes se Ilindenit ndaj Turkeve, e cila ka ndodhur me 2 Gusht.


Beogradi ka pranuar kerkesen e Shkupit dhe i ka kerkuar KOS te rivendose gurin ne menyre qe nje delegacion Maqedoans te mund te vizitoje manastirin ne diten e pervjetorit.


Por kleriket Serbe kane refuzuar nje gje te tille, pas dy incidenteve te ndodhura ne Maqedoni te cilat kane demtuar me tej marredheniet ndermjet dy kishave.


Me 16 Korrik, media e Beogradit ka njoftuar se disa prifterinj te KOS ishin ndaluar ne kufirin me Maqedonine, dhe nuk jane lejuar te futen ne republike.


E perditeshmja Utrinski Vesnik ka thene se "Kisha Ortodokse Maqedonase, KOM, e dinte se prifterinjte e KOS deshironin te mbanin nje meshe ne vend, dhe per kete aresye u ka kerkuar qeverise te mos lejoje hyrjen e prifterinjve ne vend, per te parandaluar cdo incident te mundeshem".


Por zyrtare te qeverise Maqedonase kane thene se policia vetem ka ndjekur procedurat e zakoneshme, sepse prifterinjte kane nevoje ose per nje ftese zyrtare nga KOM ose nje dokument i cili te tregoje se ata vetem po kalojne tranzit ne vend.


Mosmarreveshja ndermjet dy kishave Ortodokse vlon prej disa dhjetra vjetesh. KOM ka shpallur pavaresine e saj kishtare ne vitin 1967, nje hap i inkurajuar gjeresisht nga ish regjimi komunist i asaj kohe si nje menyre per te forcuar identitetin e republikes.


Por KOS, e cila kontrollonte me pare dioqezat Maqedonase, ka kundershtuar kete hap, dhe pavaresia kishtare Maqedonase nuk eshte njohur asnjehere nga kishat Ortodokse ne vendet e tjera.


Vitin e kaluar, KOS ka sugjeruar heqjen e pavaresise se kishes Maqedonase duke e bere ate nje entitet autonom ne kuadrin e kishes Serbe.


Megjithate, nje reagim publik ka detyruar KOM te kundershtoje marreveshjen. Vetem nje peshkop, Jovani, ka pranuar propozimin - dhe ai menjehere ka humbur titullin e tij kishtar, megjithese prej asaj kohe ai ka deklaruar shtepine e tij si "kishen" e tij. Ne muajin Maj te ketij viti, kleriket Serbe e kane emeruar Jovanin peshkop te Arqipeshkvise se Ohrit, sic e quan KOS ate.


Incidenti i dyte ka ndodhur kete muaj vetem kater dite pasi prifterinjte Serbe nuk jane lejuar te hyjne ne kufi. Jovani eshte arrestuar me 20 Korrik pasi ai eshte perpjekur te kryeje nje rit pagezimi ne nje kishte, dhe per pasoje eshte mbajtur i ndaluar per pese dite.


Nje zyrtar i larte i qeverise ka thene per IWPR se "koha e ndodhjes se ketyre incidenteve - prifterinjte ne kufi dhe Jovani qe ka hyre me force ne nje kishe duke e ditur qe ai nuk lejohet te hyje - duken si provokime. Ne kete menyre, KOS mund te kete mundesi te negocioje ne lidhje me gurin".


Incidentet kane rindezur tensione ne mosmarreveshjen fetare, dhe peshkopi Serb Pahimoje i Vranjes ka thene per te perditeshmen Maqedonase Dnevnik se "Nuk do te kete festim te Ilindenit ne manastiron e Prohor Pcinjski, perpara se qeveria juaj te ndryshoje vendimin per te mos lejuar prifterinjte Serbe te hyjne ne vend". Ai ka protestuar gjithashtu edhe ndaj vendimit per arrestimin e Jovanit, i cili eshte liruar pasi ka vuajtur nje denim pese ditor.


Keto deklarime kane shkaktuar reagime te zemeruara ne Maqedoni, ku arrestimi i Jovanit dhe incidenti ne kufi jane pare si nje perpjekje e KOS per te parandaluar arritjen e nje zgjidhjeje miqesore ndermjet dy qeverive.


Ne nje perpjekje per te zgjidhur mosmarreveshjen, autoritetet Serbe kane pasur takime me zyrtare te larte te kishes dhe jane perpjekur per ti bindur ata te lejojne ceremonine Maqedonase te zhvillohet dhe rivendosjen e gurit ne vendin e tij.


Departamenti Serb per mbrojtjen e monumenteve i ka drejtuar nje leter KOS ku i kerkohej qe guri te rikthehej ne manastir.


Megjithate, deri me tani te dyja keto perpjekje kane deshtuar, ndersa KOS ka te drejten te vendose per te gjitha pronat te cilat i takojne kishes.


Zevendes kryeministri i Serbise Zarko Korac ka thene per median se keto bisedime jane ende ne proces. "Une jam i sigurte se Beogradi dhe Shkupi deshirojne marredhenie te mira," ka thene ai. "Qendrimi yne - dhe ne e kemi thene edhe me perpara - eshte qe te gjithe simbolet e tilla te hequra me force duhet te rikthehen ne vendin e tyre".


Kjo pikpamje eshte mbeshtetur ne Shkup, ku zedhenesi i qeverise Saso Colakovski ka thene per IWPR se autoritetet Maqedonase jane te vendosura te ndalojne kete mosmarreveshje te zgjerohet edhe ne arenen politike apo publike. "Ekziston nje deshire e mire ne rradhet e te dyja qeverive per te zgjidhur kete ceshtje," ka thene ai.


Zoran Bojarovski eshte nje redaktor i revistes Forum ne Shkup.


Macedonia, Serbia
Frontline Updates
Support local journalists