Maqedoni: Tetova, Aty Ku Vlon Urrejtja Etnike

Konflikti ne Maqedoni mund te kete perfunduar por paragjykimet e vjetra ende vlojne

Maqedoni: Tetova, Aty Ku Vlon Urrejtja Etnike

Konflikti ne Maqedoni mund te kete perfunduar por paragjykimet e vjetra ende vlojne

Kater muaj pas perfundimit te nje konflikti te ashper nderetnik, qyteti veriperendimor i Tetoves i perngjet nje vendi te paqem dhe plot jete. Por nen kete dukje te qete ndodhin ngjarje kercenuese dhe ku banoret Maqedonas jetojne me friken e nje telefonate kercenuese per tu shperngulur nga shtepite e tyre.


Shumica e banoreve te Tetoves jane Shqiptare etnike te cilet jetojne njelloj si fqinjet e tyre maqedone apo rome. Ketej rrotull zbriti nga mali Sara dhe Ushtria Clirimtare Kombetare, UCK, per te luftuar dominimin Maqedonas ne vend.


Rreth rajonit te Tetoves, kryesisht ne fshatrat perreth, por edhe ne qytet disa here u zhvilluan luftime te ashpra midis UCK dhe forcave te sigurimit. Me dhjetera mijera banore, kryesisht Maqedonas, u larguan. Sipas Kryqit te Kuq 76,000 vete ishin shperngulur nga shtepite e tyre ne mbare vendin.


Luftimet pushuan me nenshkrimin e Marreveshjes Kuader te Ohrit me 13 Gusht e cila parashikonte reforma kushtetuese per te permiresuar jeten e Shqiptareve. Qe nga ajo kohe, banoret Maqedonas te Tetoves ankohen per kercenime nga ana e banoreve Shqiptare per te lene shtepite e tyre.


Ne pamje te pare, qyteti nuk ta jep pershtypjen se nje gje e tille ndodh vertet aty. Perkunder asaj qe mendohet ne pjese te tjera te vendit, Maqedonasit vazhdojne te jetojne ketu dhe neper rruget e qytetit degjohet gjuha e tyre. Dyqanet jane te hapura, te furnizuara mire dhe frekuentohen nga e njejta klientele me ate te paraluftes.


Por armiqesite vlojne nen siperfaqe. Palet ja hedhin fajin njera tjetres per probleme te cilat kane ekzistuar me kohe. Si kudo ne vend, ceshtja e furnizimit me uje mbetet shqetesim i dites- por tani me teper se kurre. Sipas Maqedonasve fajin per kete e kane terroristet Shqiptare. Kurse Shqiptaret mendojne se forcat shteterore te sigurimit qendrojne pas gjithe kesaj.


Percarja ndermjet komuniteteve u duk qarte gjate festes per nder te Dites se Flamurit me 28 Nentor. Sic eshte bere tradite ne keto raste armet zbrazen ne ajer ndersa flamuri Shqiptar ngrihet ne shtize.


"Ne nuk e bejme kete per te thene se jemi pjese e Shqiperise," thote Luljeta, studente e Universitetit te sapocelur te Evropes Juglindore. "Kjo feste behet per te treguar se kush jemi pavaresisht se ku jetojme".


Por kete vit te shtenat ne ajer provokuan zjarrin e forcave te sigurimit. Te frikesuar nga ndonje incident i mundshem Shqiptaret i nderprene festimet dhe u kthyen ne shtepi. Maqedonasit ndiheshin te nervozuar. Nje gazetashites fajesoi "terroristet Shqiptare" per te shtenat. "E pate dhe vete, ata nuk i kane dorezuar armet," tha ai. Ndersa Nasimi, nje kamarier Shqiptar insistoi se "femijet ngacmuan policet - eshte qesharake se si reaguan ata (policet)".


Maqedonasit perbejne 10-16% te popullsise lokale. Por mjaft prej tyre tashme po largohen. "Ne mund te ecim neper qytet gjate dites, kurse gjate nates nuk dal jashte. Shkoj vetem tek disa mike te miat por nuk shetis neper rruge. Nuk ndihem e sigurt," thote Mira, nje grua Maqedonase.


Media reflekton dhe shpesh nxit ndarjet etnike. Gazetat Maqedonase shkruajne per maqedonasit e rrembyer nga UCK gjate konfliktit duke i dhene rendesi germimeve ne nje varr masiv te supozuar ne fshatin Trebos, prane Tetoves, ku mendohet se mund te jene varrosur personat e zhdukur. Nga ana tjeter shtypi Shqiptar vazhdon te raportoje raste te dhunes policore ne qytet dhe perreth tij.


Disa te tjera spekulojne duke thene se gjerat do te perkeqesohen vitin qe vjen, te tjera thone se tensionet do te ulen. Per shkak te pasigurise, nuk eshte per tu cuditur qe njerezit ndihen kaq nervoze dhe plot ankth.


Ellie Pritchard eshte nje gazetare e pavarur.


Macedonia, Albania
Support our journalists