MAQEDONI: SPORTI OFRON MUNDESI PER RIMEKEMBJEN E ZONAVE TE PREKURA NGA LUFTA

Një aktivitet ndërkombëtar i skive duket se do të fuqizojë përpjekjet për rimëkëmbjen e një zone të shkatërruar nga konflikti i armatosur.

MAQEDONI: SPORTI OFRON MUNDESI PER RIMEKEMBJEN E ZONAVE TE PREKURA NGA LUFTA

Një aktivitet ndërkombëtar i skive duket se do të fuqizojë përpjekjet për rimëkëmbjen e një zone të shkatërruar nga konflikti i armatosur.

Monday, 21 February, 2005

Në pistat e skive të Maqedonisë do të zhvillohet një aktivitet ndërkombëtar për herë të parë që pas përfundimit të konfliktit ndëretnik në rajon.


Aktiviteti i njohur Kupa Sar Planina, e mbajtur në pistat e qendrës së pushimeve Popova Shapka në malin e Sharrit, 40 kilometra në perëndim të Shkupit, do të zhvillohet muajin e ardhëshëm, tre vjet pas shpërthimit të luftimeve në zonat e banuara kryesisht nga shqiptarët etnik në vitin 2001.


Të dyja palët në konflikt kanë bomarduar rëndë këtë zonë, duke shkatërruar jetë njerëzish, ndërtesa dhe rrugë si edhe vetë pistat e skive, dhe duke shkaktuar dëme të cilat llogariten në mbi 10 milion euro. Disa mijëra familje u larguan nga rajoni – dhe shumë prej tyre nuk janë kthyer ende.


Por rindërtimi dhe rikthimi i stabilitetit kanë bërë që për herë të parë që prej fillimit të luftës, skiatorët nga Maqedonia, Sllovenia, Kroatia, Serbia, Bullgaria dhe


Rumania do të konkurojnë në aktivitetin e muajit të ardhëshëm, i cili ka nisur të zhvillohet që në vitin 1947.


Gjatë konfliktit, Popova Sapka ka qenë në zemër të territorit të kontrolluar nga luftëtarët shqiptarë, dhe Ushtria Clirimtare Kombëtare e ka pasur shtabin e saj qendror në Shipkovicë vetëm katër kilometra larg. Por pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit në gusht të vitit 2001, filloi rindërtimi i kësaj zone.


Me fondet e dhëna për projektet e pastrimit të minave dhe projektet e rindërtimit të Fondit Europian për Rindërtim dhe qeverive britanike, amerikane dhe sllovene, është arritur progres në rikthimin e pistave të skive në gjendje normale.


Hotelet e stilit alpin tanimë janë ripajisur me të gjitha orenditë, teleferikët janë rivendosur në punë, dhe skiatorë të shumtë nga vendi dhe nga më larg po rikthehen.


Mirko Jovacevski, drejtor i hotel Teteks, thotë për IWPR se ky sezon pushimesh ka pasur një përmirësim të madh. “Të tre hotelet në Popova Sapka kanë qenë të prenotuar gjatë vitit të ri, dhe ky është një ndryshim i madh.


“Vitin e kaluar dy nga hotelet as nuk ishin hapur. Këtë vit hotelet kanë punësuar 120 vetë dhe jemi të prenotuar krejtësisht deri më 15 janar. Për herë të parë prej vitesh, Popova Sapka duket se po funksionin si më parë”.


Savo Gerasimovski, sekretar i Federatës Maqedonase të Skive, gjithashtu mendon se është arritur progres i madh dhe se kjo zonë tani është mjaft e sigurtë për të pritur skiatorët nga vendet e ballkanit për të marrë pjesë në këtë aktivitet.


“Të gjitha përgatitjet për aktivitetin janë bërë dhe ne presim që dashamirësit e këtij sporti do të vijnë në numër të madh,” thotë ai.


Por ndërsa skiatorët dhe pushuesit mendojnë se nuk ka probleme sigurie për tu rikthyer në pistat e skive, shumë refugjatë të cilët kthehen në këto zona vazhdojnë të përballen me probleme tëmëdha.


Përvec papunësisë së lartë – e cila shkon deri në 50 përqind në disa zona – shumë njerëz ende mendojnë se rajoni nuk kontrollohet si duhet nga policia dhe nuk ndjehen të sigurtë për tu kthyer.


Megjithëse pjesa më e madhe e të zhvendosurve janë rikthyer në shtëpitë e tyre, shifrat e fundit të qeverisë tregojnë se pothuajse 2,500 vetë – pjesa më e madhe e të cilëve nga rajonet e prekura nga lufta përreth Tetovës dhe Kumanovës në veri të vendit – ende nuk janë kthyer.


Një burim i rëndësishëm nga një organizatë jo qeveritare ndërkombëtare i përfshirë në përpjekjet për rindërtimin në rajonin e Tetovës ka thënë për IWPR se “Eshtë ndryshe të vizitosh rajonin dhe ndryshe të jetosh në këtë zonë”.


“Nuk jam i sigurtë nëse mund të thuash se për shkak se turistët po rikthehen në zona si Popova Sapka, edhe banorët të cilët janë larguar do të rikthehen në shtëpitë e tyre.


“Shumë shtëpi dhe prona janë ende të dëmtuara, shumë njerëz ende mendojnë se zona nuk është e sigurtë dhe disa mendojnë se mund të gjejnë një jetë më të mirë në Shkup”.


Ata të cilët janë rikthyer, kanë shqetësim kryesor të gjejnë një punë. Familja e Todor Nikolov është kthyer pak kohë më parë në fshatin e tyre Ratae, jo shumë larg nga Popova Sapka. Pas mëse dy vjetësh në kryeqytet në një qendër strehimi, ai është i kënaqur që është kthyer në shtëpinë e tij, por edhe i shqetësuar për të ardhmen.


“Shtëpia jonë është rindërtuar dhe cdo gjë është mirë. Ne duam të harrojmë të gjitha vuajtjet që kemi kaluar, por shqetësimi ynë më i madh për momentin është se si të sigurojmë jetesën,” thotë ai.


Komisioni i ministrisë së punës dhe politikës sociale për rindërtimin e ndërtesave të dëmtuara nga lufta thotë për IWPR se riparimet në rajonin e Tetovës kanë ecur me ritme të mira, por pranon se ende mbetet shumë për të bërë.


“Shtëpitë janë rindërtuar dhe kjo ka lehtësuar rikthimin e 300 njerëzve, të cilët jetonin si persona të zhvendosur në Shkup,” thotë Boge Cadinovski, koordinator i komisionit.


“Rindërtimi i 50 shtëpive të tjera ka nisur por është shtyrë deri në pranverë për shkak të kushteve të motit”.


Ndërkohë, ministry Vlado Popovski, i cili është përgjegjës për zhvillimin e rajoneve të përfshira nga kriza, ka thënë se personat e zhvendosur po rikthehen në shtëpitë e tyre, dhe qeveria duhet të përqëndrojë vëmendjen e saj në ndihmën ndaj ndërmarrjeve të vogla.


Mitko Jovanov është gazetar me të përditëshmen Dnevnik, David Quin është një ndihmës redaktor i IWPR për artikujt investigative.


Macedonia, Serbia, Croatia
Frontline Updates
Support local journalists