MAQEDONI: SHTOHEN VETEVRASJET

Varferia dhe stresi i pas luftes po shtyjne gjithnje e me teper njerez drejt vetevrasjes.

MAQEDONI: SHTOHEN VETEVRASJET

Varferia dhe stresi i pas luftes po shtyjne gjithnje e me teper njerez drejt vetevrasjes.

Tuesday, 6 September, 2005

Nje burre i cili qendronte ne lartesine prej 80 metra ne nje dige ne Maqedonine jugore ka menduar se nuk kishte me asnje aresye per te jetuar. Duke menduar per humbjen e punes, gje e cila bente te pamundur mbajtjen e bashkeshortes dhe dy femijeve te tyre, personi i identifikuar si N.N ka vendosur ti jape fund jetes - dhe u hodh prej andej.


Per fat, ai shpetoi pas hedhjes nga diga e hidrocentralit te Tikves ne Kavadarci dhe tani po i nenshtrohet trajtimit psikiatrik. Shume te tjere te prekur nga depresioni i cili ka perfshire shume njerez ne kete vend te varfer, nuk jane me kaq fat.


Gjate 20 muajve te fundit, numri i vetevrasjeve ne Maqedoni eshte shtuar me nje te treten krahasuar me te njejten periudhe perpara vitit 2001. analistet fajesojne per kete rritje problemet ekonomike dhe traumen post konflikt.


Zedhenesi i ministrise se brendeshme Vojisllav Zafirovski ka thene se gjate dy vjeteve te kaluara ne Maqedoni kane kryer vetevrasje 367 njerez - 266 burra dhe 101 gra - ne nje vend me nje popullsi prej vetem 2.1 milion banore. Kjo tregon nje rritje prej 30 perqind.


Numri i vetevrasjeve eshte rritur se tepermi ne rajonet me te varfera, ku banoret fitojne me pak sesa shuma mesatare e pagave apo pensioneve prej 100 euro ne muaj. Nga nje popullsi prej 850,000 njerez te afte per pune, rreth 350,000 ose 37 perqind, jane te regjistruar si te papune. Edhe ata te cilet e kane nje vend pune nuk jane shume me mire, sepse disa dhjetra mijera punetore nuk paguhen prej muajsh.


Zafirovski ka thene se problemet ekonomike jane motivi kryesor per vetevrasjet, perfshire edhe njerezit me semundje te pasherueshme. Psikiatrja Vesna Atanasova, e cila zoteron nje klinike private ne Shkup, e pranon kete. "Motivi kryesor per vetevrasjet eshte varferia," ka thene ajo per IWPR.


Per shtate muaj gjate vitit te kaluar, eshte zhvilluar konflikti i armatosur ndermjet forcave qeveritare Maqedonase dhe luftetareve Shqiptare te Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK. Ndersa numri i viktimave, rreth 200 te vrare, eshte i vogel ne krahasim me lufterat e tjera ne Ballkan, ajo ka shkaktuar nje traume te thelle ne rradhet e 8,000 njerezve, kryesisht Maqedonase etnik, te cilet jane zhvendosur nga shtepite e tyre.


"Vetevrasja eshte nje veprim agresiv i kryer ndaj vetes," thote Staslav Petkovski, nje specialist i psikologjise mjeksore ne Shkup i cili ka punuar per shume vjet si terapist i familjeve. "Lufta, e kombinuar me varferine, ka shtuar agresionin si nje forme e zgjidhjes se konflikteve te jashteme dhe te brendeshme psikologjike".


Petkovski ka kryer nje studim per gjendjen psikologjike te Maqedonasve etnike ne fund te vitit 2001 dhe fillimin e 2002. Duke perdorur nje grup prej 1,000 personash ne pese qytete, ai ka arritur ne perfundimin se ndjenjat mbizoteruese ne rradhet e njerezve jane zemerimi, frika dhe mungesa e shpreses.


"Per fat te keq, ata shenojne fillimin e nje spiraleje psikologjike e cila nxit dhunen dhe disa here drejtohet ndaj vetes," ka thene Petkovski.


Psikiatri nga Shkupi Edip Shei mendon se mosha eshte nje factor i rendesishem. "Analizat kane treguar se, gjate 25 vjeteve te fundit, vetevrasjet jane shtuar tre here ne rradhet e adoleshenteve," ka thene ai.


Nje raport i koheve te fundit i pergatitur nga Qendra e Gjendjes se Krizes, e cila vepron ne kliniken psikiatrike ne spitalin shteteror te Shkupit, ka arritur ne perfundimin se vetevrasjet jane shkaku i trete me i zakonshem per vdekjen ne rradhet e te rinjve ndermjet moshes 15 dhe 24 vjecare.


Shei ka pershkruar rastin e 16 vjecarit T.N nga Shkupi, prinderit e te cileve kane vendosur te ndahen per nje fare kohe si shkak i veshtiresive financiare. Pas ndarjes se tyre, djali nuk ka pranuar te komunikoje me prinderit dhe ka shkuar te jetoje me gjysherit.


Menjehere pas kesaj, ai ka rene ne shoqeri te keqe dhe ka pasur probleme me policine. Kur nje dite gjyshes se tij i ka humbur portofoli, T.N ka qene i dyshuari kryesor - dhe si rezultat ai ka tentuar vetevrasjen me nje thike. Per fat, ai nuk ka pasur sukses dhe tani po sherohet ne spital.


Shei gjithashtu thekson se njerezit me trauma nga lufta kane nevoje per ndihme. "Shteti duhet te mbaje qendra per rehabilitimin e ketyre njerezve ne zonat me te prekura nga konflikti i vitit te kaluar," ka thene ai.


Irfan Agushi eshte nje gazetar i gazetes se perditeshme ne gjuhen Shqipe, Fakti, ne Shkup.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists