MAQEDONI: SHQIPTARET MIREPRESIN PAMJEN E RE TE POLICISE

Shtimi i madh i numrit te Shqiptareve etnik ne rradhet e policise ne Maqedoni duket se po ndihmon edhe ne shtimin e besimit ndermjet dy komuniteteve.

MAQEDONI: SHQIPTARET MIREPRESIN PAMJEN E RE TE POLICISE

Shtimi i madh i numrit te Shqiptareve etnik ne rradhet e policise ne Maqedoni duket se po ndihmon edhe ne shtimin e besimit ndermjet dy komuniteteve.

Mund te duket pak e veshtire per tu besuar – Shqiptaret ne disa nga zonat me te trazuara te Maqedonise duke u takuar miqesisht me police dhe duke biseduar duke pire kafe se bashku.


Nje gje e tille do te ishte krejtesisht e paimagjinueshme dy vjet me pare, kur Shqiptaret kane luftuar per gjashte muaj per te permiresuar te drejtat e tyre civile. Luftimet kane perfunduar ne Gusht 2001 kur marreveshja e paqes e arritur me ndermjetesimin e Perendimit permbante edhe nje pike e cila do ti jepte me teper pergjegjesi komunitetit Shqiptar per ceshtjet e tij.


Pjese e kesaj marreveshjeje ka qene edhe rekrutimi i rreth 1,000 Shqiptareve dhe pakicave te tjera ne forcen policore, e cila me pare ishte e perbere pothuajse teresisht nga oficere etnik Maqedonas.


Stervitja e rekruteve Shqiptare, ne qendren policore ne Idrizovo prane Shkupit, po ecen me ritme te shpejta. Ministria e brendeshme organizon tre kurse ne vit ne bashkepunim me Organizaten per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE.


Rreth 500 rekrute nga pakicat jane stervitur ne vitin 2000 dhe 600 te tjere duhet te jete te gatshem deri ne Korrik 2003.


Fushata tanime ka filluar te jape frutet e para me krijimin e patrullave te perbashketa, te cilat perbehen nga tre anetare Maqedonas dhe tre Shqiptare ne zonat e dominuara nga keta te fundit.


Nazmi Maliqi, nje akademik i vjeter ne Universitetin e Europes Juglindore ne Tetove, ka thene se policia i trajtonte pakicat me ashpersi, dhe perfshirja e Shqiptareve ne strukturat e policise dhe Ministrise se Brendeshme eshte nje hap ne drejtimin e duhur.


“Pjesemarrja e Shqiptareve ne patrullat e policise eshte nje parakusht per rifitimin e besimit te humbur,” thote ai per IWPR, megjithese ai mendon se duhet te behet ende edhe shume per te rritur perfaqesimin e komunitetit ne rangjet e larta te policise dhe ushtrise.


Zedhenesja e ministrise se brendeshme Mirjana Kontevska ka thene se kater fushatat publicitare per rekrutimin e policeve nga pakicat ndermjet Shtatorit 2001 dhe Dhjetorit 2002 kane sjelle mbi 1,000 aplikime, 80 perqind e te cilave nga komuniteti Shqiptar.


Perpara krizes se vitit 2001, Shqiptaret perbenin vetem shtate perqind te forces policore – ndersa tani mendohet se ata do te perbejne deri 20 perqind.


Ne Tetor 2001, policia ka filluar te rikthehet ne pjeset perendimore te Maqedonise ku ata e kishin te veshtire te hynin me pare. “Prezenca e Shqiptareve ne keto patrulla ka permiresuar bashkepunimin me popullsine lokale,” ka thene Orce Todorovski, nje polic Maqedonas ne nje njesi te perzier te policise ne rajonin e Rasce, i cili mbulon disa bashki te Shkupit.


Kolegu i tij Shqiptar, Nexhat Idrizi, thote se “perbuzja dhe keqtrajtimet e policise ndaj popullsise lokale perpara dhe gjate konfliktit te vitit 2001 ka bere qe te shtohet mosbesimi i Shqiptareve tek policia. Marredheniet tani jane shume me te mira dhe nese policia vazhdon te trajtoje popullsine mire, gjerat do te permiresohen edhe me teper”.


Idrizi ka thene se me mberritjen e tyre ne fshatrat e Maqedonise perendimore, patrullat e perziera priten zakonisht mire nga banoret Shqiptare: “Ne takohemi me fshataret, pijme kafe dhe diskutojme problemet e perditeshme. Banoret vendas duket se jane te gatshem te flasin me ne dhe une mendoj se ky eshte nje hap i rendesishem per permiresimin e besimit”.


Femi Bajrami, nje banor i fshatit Radushe komenton: “Njerezit ketu i kane pranuar patrullat e perziera te policise pa asnje problem. Kjo mbeshtetet edhe nga fakti qe ata mund te levizin lirisht ketu diten dhe naten”.


Perfaqesuesi i OSBE-se Wolfgang Greven ka thene se patrullat e reja jane pritur mire nga fshataret. “Disa banore kane kerkuar edhe patrullime me te shpeshta,” thote ai. Greven i jep rendesi te madhe bisedave miqesore duke pire kafe apo shkembimeve te tjera miqesore. “Une mendoj se keto jane shenja qe njerezit kane filluar te besojne tek policia”.


Muhamed osmani, komandant i rajonit te policise ne Rasce, thote per IWPR se policia tani konsiderohet jo si pjese e problemit por si pjese e zgjidhjes.


Mustafa Hajrulahi eshte nje gazetar Shqiptar.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists