Maqedoni: Rikthehet Policia
Policia ka rifilluar patrullimin ne fshatrat Maqedonase te linjes se frontit, por do te duhet edhe nje fare kohe qe gjendja te normalizohet krejtesisht.
Maqedoni: Rikthehet Policia
Policia ka rifilluar patrullimin ne fshatrat Maqedonase te linjes se frontit, por do te duhet edhe nje fare kohe qe gjendja te normalizohet krejtesisht.
Patrullat e policise po rikthehen ne pese fshatra Maqedonase per here te pare qe prej shperthimit te konfliktit nderetnik.
Skuadra eksperimentale te perbera nga tre oficere nga secili grup etnik po patrullojne ne mengjes dhe heret pasdite ne fshatrat me shumice Shqiptare te Tearces dhe Lesok ne rajonin e Tetoves, Opaje dhe Lopate ne komunen e Kumanoves dhe Grusin prane Shkupit.
Popullsia Maqedonase ne pergjithese po i pret me kenaqesi policet e rikthyer ne sherbim ne kuader te marreveshjes se arritur me mbeshtetjen nderkombetare. Pakica Shqiptare eshte pak me dyshuese.
Perpjekja e qeverise per te prishur marreveshjen e arritur ne Oher, e cila do t'u jape atyre me shume te drejta, ka shtuar ankthin ne rradhet e tyre. Komuniteti Shqiptar gjithashtu eshte i shqetesuar edhe per mungesen e nje amnistie te pergjitheshme per luftetaret e UCK-se. Ata nuk u besojne deklarimeve te presidentit Boris Trajkovski se militantet nuk do te penalizohen.
Ilija Filipovski, zevendes kryeminister dhe kryetar i ekipit qeveritar Maqedonas i cili koordinon perpjekjet per zgjidhjen e krizes, e ka konsideruar rifillimin e patrullimeve si nje shenje te mire per zbatimin e marreveshjes se pergjitheshme kuader. Filipovski thote se premtimet e presidentit per te mos ndermarre veprime ndaj ish anetareve te UCK-se duhet te merren si te mireqena.
Perfaqesuesi Shqiptar ne ekipin koordinues, Hixhet Mehmeti, ka pranuar se policia mund te ndihmoje ne rivendosjen e besimit reciprok. Por ne Tearce, banoret Shqiptare kane kritikuar faktin qe forcat policore jane nen urdherat direkte te ministrise se brendeshme. Ata kerkojne qe veprimet e policise te mbikqyren nga OSBE, BE, dhe NATO.
Nje nga drejtuesit lokal Shqiptar, Llokman Elezi, ka thene se patrullat nuk duhet te ishin futur perpara se UCK-ja te kishte marre nje amnisti dhe amendamentet kushtetuese te Ohrit te ishin bere operative. Nje dite pas fillimit te patrullave te policise me 18 Tetor, nje bombe e fuqishme ka shperthyer prane qendres se komunitetit ne Tearce, duke demtuar stacionin e policise dhe disa zyra te pushtetit lokal. NATO dhe OSBE nuk kane bere asnje koment rreth pergjegjesve.
Sali Jonuzi, shefi i keshillit komunal te Tearces, ka thene se shperthimi eshte provokuar nga kthimi i policise. "Policia nuk mund te kthehet ketu kaq lehte sepse gjate luftes ata kane qelluar ndaj popullsise civile Shqiptare," ka thene ai. "Ata nuk mund te rikthehen deri sa te jene sheruar plaget e luftes".
Zedhenesi i ministrise se brendeshme, Vasko Shutarov, ka thene se kjo mund te kete qene veper e luftetareve te UCK-se te cilet jane ende aktiv. Por komandanti lokal i grupit, me emrin Ilir, ka insistuar se organizata e tij eshte shperbere dhe anetaret e saj nuk jane me aktiv.
Patrullat duket se jane mirepritur ne zonen e Kumanoves, vecanerisht ne komunen e Lipkoves, kryetari i se ciles, Husamedin Halili ka thene se ky hap do te inkurajoje ushtrine te terhiqet nga rruga Kumanove-Lipkove, e cila perben nje rruge te rendesishme furnizimesh.
Banoret kane ndjere se nje gje e tille mund te krijoje kushtet per nje rikthim ne normalitet. Kjo ka ndodhur ne fshatin Opaje kur stacionet e ushtrise jane zhvendosur, megjithese Shqiptaret i kane gjetur shtepite e tyre te shkaterruara dhe te grabitura nga policia.
Plani pilot po funksionon mire ne fshatin Grusin ne zonen e Shkupit. Megjithate, banoret e kesaj komune thone se do te duhet nje kohe e gjate per te larguar dyshimet e popullsise Shqiptare.
Arta Latifi eshte nje gazetare Shqiptare ne Maqedoni.