MAQEDONI: REAGIME TE ASHPRA PAS FALJES SE TE AKUZUARVE NE SKANDALIN E PERGJIMIT

Amnistia e dhene per dy te dyshuar te rendesishem ne skandalin e pergjimit ka shkaktuar thirrje per largimin e presidentit.

MAQEDONI: REAGIME TE ASHPRA PAS FALJES SE TE AKUZUARVE NE SKANDALIN E PERGJIMIT

Amnistia e dhene per dy te dyshuar te rendesishem ne skandalin e pergjimit ka shkaktuar thirrje per largimin e presidentit.

Presidenti Boris Trajkovski po perballet me kercenime per nje hapjen e hetimeve mbi te per shkak se ka bllokuar akuzat ndaj dy zyrtareve te larte te sherbimeve sekrete te akuzuar se kane pergjuar telefonat ne nje skandal te konsideruar si Watergate i Maqedonise.


Trajkovski javen e kaluar ka leshuar nje dekret presidencial i cili falte Dosta Dimovska, shefja e tanishme e agjensise se sherbimeve sekrete, dhe Aleksandar Cvetkov, nje ish zyrtar i larte i ministrise se brendeshme, nje jave pasi prokuroret kane paraqitur akuzat ndaj tyre per kete ceshtje.


Ne nje vale protestash, kritiket kane thene se falja presidenciale mund te ushtrohej vetem pas nje denimi, dhe jo perpara se akuzat te paraqiteshin ne nje gjykate.


Trajkovski e ka emeruar Dimovska ne postin e saj te tanishem pasi ajo ka dhene doreheqjen nga te gjitha postet e saj ne partine VMRO-DPMNE, e cila eshte larguar nga pushteti ne zgjedhjet e pergjitheshme te vitit te kaluar.


Ajo ka qene ministre e brendeshme ne administraten e VMRO-DPMNE kur skandali i pergjimit te telefonatave ka shperthyer per here te pare ne Janar te vitit 2001. Partia Social Demokrate e cila atehere ka qene ne opozite ka paraqitur disa dokumenta te cilat kane zbardhur biseda telefonike te bera nga 190 njerez perfshire edhe drejtues te opozites, politikane te larte, gazetare - si edhe vete Trajkovski.


Ne nje deklarate te leshuar nga zyra e presidentit javen e kaluar thuhej se "nuk kishte asnje document apo prove qe te provonte ceshtjen e pergjimit te telefonave". Ai ka thene se akuzat jane ngritur per aresye politike.


Social Demokratet, tani ne pushtet, kane denoncuar vendimin e presidentit si trondites. Kryeministri Branko Cervenkovski ka komentuar se: "Deri me sot askush nuk ka qene i sigurte nese Dosta Dimoska dhe Aleksandar Cvetkov kane qene fajtore. Por tani nuk ka me asnje dyshim".


Kryeministri ka thene se Trajkovski ka "shkelur rende te drejtat e njeriut te disa qindra qytetareve". Ai i ka bere thirrje Trajkovskit te jape shpjegime per vendimin e tij.


Media ne Shkup nuk ka humbur kohe per te spekuluar se Trajkovski mund te perballet me nje kerkese per largim nga posti i tij. "Largohu!" shkruhej ne titullin kryesor te se perditeshmes Vesti prane nje fotografie te presidentit. Gazeta te tjera e kane akuzuar Trajkovskin se ka shkelur te drejtat e tij presidenciale duke bllokuar sistemin gjyqesor ne punen e tij per zbulimin e nje prej skandaleve me te medha qe prej pavaresise se Maqedonise.


Zyra e presidentit ka thene se njerezit te cilet kane urdheruar dhe kane zbatuar pergjimet telefonike i kane shpetuar hetimeve.


Duke folur ne lidhje me faljen, Dimovska ka thene per Radion Europa e Lire se "Hetimet ndaj meje do te dobesonin pozicionin tim dhe do te pengonin kthimin tim ne skenen politike. Nese une do te shkarkohesha nga posti qe mbaj tani, edhe pozicioni i presidentit do te dobesohej ne prag te zgjedhjeve te ardheshme presidenciale".


Media lokale ka spekulluar prej kohesh se Dimovska dhe Trajkovski, dikur anetare te rendesishem te VMRO, do te krijojne partine e tyre ose do te perpiqen te bejne per vete nje fraksion te partise perpara kongresit te saj te planifikuar per muajin Maj. Te dy ata jane larguar nga VMRO per shkak te mosmarreveshjeve qe kane pasur me Ljubcko Gjeorgjevskin.


Fillimisht, Social Demokratet kane thene se ata nuk ka asnje baze ligjore per te ngritur akuza ndaj presidentit por Crvenkovski me pas ka thene se nje vendim perfundimtar per kete ceshtje do te merrej pasi te degjojne shpjegimin qe do te jape presidenti. "Ne kete moment, te gjitha opsionet mbeten te hapura," ka thene ai.


Procedurat per shkarkimin e presidentit mund te nisin vetem nese dy te tretat e deputeteve te parlamentit kerkojne nje vleresim nga gjykata kushtetuese mbi faktin nese presidenti ka vepruar brenda kuadrit ligjor te kushtetutes. Nese kjo gjykate vendos se presidenti ka vepruar ne kundershtim me kushtetuten ai humbet automatikisht postin e tij.


Trajkovski ka leshuar nje deklarate te dyte duke thene se ai kishte njoftuar qeverine per vendimin e tij dhe se kishte vepruar ne perputhje me autoritetin qe i jep kushtetuta. Ai gjithashtu ka akuzuar qeverine se nuk ka hetuar ne te kaluaren mbi skemat piramidale dhe lidhjeve te Maqedonise me bandat mafioze ne Serbi.


Ekspertet ligjore pergjithesisht pranojne se dekreti i faljes i leshuar nga Trajkovski ka qene teknikisht i ligjshem por nje veprim jo i menduar mire politikisht. Ata thone se ky rast perben nje precedent meqenese asnjehere me pare nuk ka qelluar qe nje i akuzuar te falet perpara se te denohet.


Nje ish profesor i Trajkovskit, profesori i drejtesise Gorge Marijanoviq, ka thene per gazeten Utrinski Vesnik se "Me vjen vertete keq qe nuk mund ta ndryshoj noten qe i kam vene Trajkovskit kur ai ishte student".


Shoqata e Gazetareve te Maqedonise, ne emer te gazetareve te cilet jane pergjuar, ka botuar disa formulare ne shtyp ne menyre qe lexuesit te mund te ngrene akuza ndaj Dimovskas.


Stevan Pavlovski, nje ish prokuror publik, ka thene per IWPR se Dimovska nuk mund te akuzohet penalisht sic kane kerkuar gazetaret, tani qe ajo eshte falur nga presidenti.


Avokati i cili perfaqeson 18 gazetaret te cilet jane pergjuar, Saso Andonovski, ka thene per IWPR se ai do te vazhdonte te luftonte per kompensimin e klienteve te tij. "Vendimi i Trajkovskit eshte ne favor tone sepse ai konfirmon se kush kane qene personat fajtore ne kete ceshtje," ka thene ai.


Todor Stojcevski eshte nje gazetar i revistes se perjaveshme politike Denes.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists