MAQEDONI: RAPORTI PER KORRUPSIONIN PASOHET NGA KERCENIMET
Organizatat nderkombetare sulmohen nga autoritetet pasi disa zyrtare te larte MAqedonas akuzohen se po e drejtojne vendin si nje “skemw mashtrimi”.
MAQEDONI: RAPORTI PER KORRUPSIONIN PASOHET NGA KERCENIMET
Organizatat nderkombetare sulmohen nga autoritetet pasi disa zyrtare te larte MAqedonas akuzohen se po e drejtojne vendin si nje “skemw mashtrimi”.
Nje raport i Grupit Nderkombetar te Krizave, ICG, i cili paraqet korrupsionin ne shkalle te gjere ne MAqedoni, ka shkaktuar reagime te shumta ne vend, ndersa ministri i brendeshem e ka quajtur Edward Joseph tw ICG-sw njw “kriminel” i cili duhe te debohet nga vendi.
Raporti, Sekreti Publik i Maqedonise: Si Korrupsioni po e Con Vendin drejt Shkaterrimit, eshte bere publik me 14 Gusht dhe jep hollesi per disa raste mungese ndershmerie ne nivelet me te larta te qeverisjes. Raporti paralajmeron se situata jo vetem qe mund te vonoje progresin ekonomik por edhe perben nje kercenim per stabilitetin e brishte te venditpas kryengritjes Shqiptare te vitit te kaluar, e cila ka perfunduar fale nje marreveshje te ndermjetesuar nga komuniteti nderkombetar.
“Ne fakt, shteti ka filluar te funksionoje ne disa aspekte te rendesishme si nje shkem emashtrimi, dhe mashtruesit jane shtuar shume fale mungeses se denimit te fajtoreve. Kjo eshte nje ndermarrje e perbashket me pjesemarrjen e perfaqesuesve te te dyja komuniteteve me te medha etnike, dhe perplasjet ndermjet drejtuesve entike rrisin edhe me tej tensionet,” thote analisti i vjeter Joseph.
Autoritetet Maqedonase kane hedhur poshte keto akuza dhe e kane qeuajtur raportin, i cili eshte publikuar nje dite perpara fillimit te fushates elektorale ne vend, “nje perpjekje e Joseph per te nderhyre ne punet e brendeshme te vendit”.
Zedhenesi i partise ne pushtet, VMRO-DPMNE, Vlatko Gjorcev, ka thene se raporti perben “nje perpjekje per nje grusht te bute shteti ne vend” dhe se anlisti i ICG-se “perkrah haptazi partine me te madhe te opozites SDSM” ne prag te zgjedhjeve te pergjitheshme ne Maqedoni te percaktuara per me 15 Shtator.
Joseph ka thene per IWPR se pergjigja e qeverise nuk e ka habitur. “Ka pasur nje sere peprjekjesh per te njollosur nderin tim personal dhe per te diskredituar organizaten. Autoritetet e prisnin publikimin e raportit dhe natyrisht ata do te perpiqen te mbrojne veten duke hedhur poshte vleresimet qe permban ai si te paqena dhe duke sulmuar organizaten tone,” eshte shprehur ai.
Megjithate, gjendja ka marre nje drejtim me pak te parashikuar te Enjten, kur Ministri i Brendeshem Ljube Boshkovski e ka quajtur Joseph “nje kriminel”, e ka pershkruar ate si “te rrezikshem” dhe ka rekomanduar qe ai duhet te debohet nga vendi. Gazeta e perditeshme ne pronesi te qeverise, Vecer, ka botuar disa “teori komplotiste” duke thene se analisti dhe organizata qe ai perfaqeson perpiqen te destabilizojne vendin dhe te rrezojne qeverine.
Joseph ka kundershtuar theniet qe raporti ka nje baze politike. “Ne e kmi bere te qarte se korrupsioni nuk fillon me autoritetet e tanishme. Do te ishte nje gabim serioz te mendoje se nje ndryshim ne qeveri pas 15 Shtatorit do te eleminonte menjehere te gjitha problemet,” ka thene ai.
Raporti permend akuza serioze ndaj nje numri zyrtaresh te larte te cilet perfliten se jane perfshire ne nje sere mashtrimesh. Drejtori i doganave thuhet se ka perdorur poziten e tij zyrtare per te siguruar qe shume firma te perdorin sherbimet e ofruara nga nje firme transporti ne pronesi te tij. Fondi i Sigurimeve Shendetesore thuhet se u ka kerkuar furnizuesve te tij qe pese perqind e pagesave te behen ne para te thata, te cilat mendohet se jane nje kontribut per VMRO-DPMNE.
Raporti gjithashtu ka studiuar edhe privatizimin e nje rafinerie nafte, e pershkruar nga ICG si nje marreveshje e arritur “nga nje idiot ose nje zyrtar i korruptuar”. Hetimet e organizates kane treguar gjithashtu per nje bashkepunim nder etnik ne fushen e kontrabandes se cigareve dhe duhanit.
Ndersa Maqedonia zyrtarisht i ka hedhur poshte vazhdimisht keto akuza, perpjekjet e zyrtareve te saj per te zgjidhur keto probleme kane qene te dobta.
Qe prej konferences se donatoreve per Maqedonine ne Bruksel, ne Mars 2002, media e vendit eshte e mbushur me histori per korrupsionin dhe ka paraqitur nje sere marreveshjesh ku jane perfshire zyrtare te larte qeveritar, por qeveria nuk ka marre asnje mase per te luftuar kete problem.
Analistet mendojne se nje komision i sapo krijuar i qeverise per te hetuar korrupsionin, i drejtuar nga Boshkovski, eshte krijuar vetem per te sherbyer si nje mashtrim ndaj donatoreve nderkombetare, te cilet jane paralajmeruar para konferences se Marsit te mos japin ndihma per Maqedonine deri sa vendi te mos krijoje nje “strukture kontrolluese” e cila te siguroje mbikqyrjen e ndihmave.
“Sipas vleresimeve tona, disa skema korrupsioni kane bere qe shteti te humbase rreth 250 milion euro. Raporti i ICG-se vetem sa i konfirmon edhe nje here keto shqetesime tona,” ka thene Zoran Jacev, president i deges lokale te organizates Transparenca Nderkombetare. Shuma eshte pothuajse e njejte me ate te premtuar nga konferenca e donatoreve.
ICG rekomandon kushtezimin e dhenies se ndihmes financiare me thellimin e reformave anti korrupsion, caktimin e nje keshilltari te huaj per qeverine Maqedonase dhe krijimin e nje organizmi mbikqyres nderkombetar brenda institucioneve vendase me te prekura nga korrupsioni.
Megjithate, agjensite e huaja kane nje detyre te veshtire perpara. Nje reviste e re e perdyjaveshme e quajtur Manifest, ne nje artikull me titull “Maqedonia duhet te mbrohet nga nje grusht shteti i bute” e ka quajtur ICG, se bashku me IWPR, revisten Forum, Institutin e Shoqerise se Hapur Soros, Transparenca Nderkombetare dhe organizma te tjera jo qeveritare si “forcat armike te cila po perpiqen te nderhyjne dhe te destabilizojne vendin” dhe i ka vendosur keto ne qender te nje “plani global anti Maqedonise”.
Shume njerez mendojne se fushata eshte e pafuqishme dhe nuk duhet te merret me seriozitet por te tjere paralajmerojne se ajo nuk duhet te nenvleftesohet. Artikulli gjithashtu ka dhene edhe emra, numra telefoni dhe adresat e “komplotisteve”.
“Ne kemi shume aresye per te qene te shqetesuar. Jam shume i tronditur nga fakti qe keto qendrime neo-naziste po nenvleftesohen,” ka thene Vladimir Milcin, drejtori lokal i Institutit te Shoqerise se Hapur, per IWPR-nw.
Ana Petruseva eshte nje bashkepunetore e rregullt e IWPR nga Shkupi.