Maqedoni: Pergatitjet Per Zgjedhje Vonojne Reformat
Beteja per vota ne zgjedhjet e pergjitheshme te planifikuara per vitin tjeter po pengon zbatimin e marreveshjes se paqes ne Maqedoni.
Maqedoni: Pergatitjet Per Zgjedhje Vonojne Reformat
Beteja per vota ne zgjedhjet e pergjitheshme te planifikuara per vitin tjeter po pengon zbatimin e marreveshjes se paqes ne Maqedoni.
Mosmarreveshjet politike mbi planin e paqes ne Maqedoni, te shtuara nga afrimi i zgjedhjeve te pergjitheshme, po pengojne zbatimin e marreveshjes se paqes. Ekziston frika se kjo vonese mund te coje ne nje shperthim te ri te dhunes etnike qe ka tronditur Maqedonine gjate pjeses me te madhe te ketij viti.
Marreveshja e Ohrit, e miratuar nga parlamenti i vendit me 17 Nentor, perpiqet te zgjidhe problemet e pakices Shqiptare ne Maqedoni. Ajo kerkon reformimin e pushtetit lokal, policise dhe parlamentit, permiresime ne statusin e gjuhes Shqipe; si edhe rikthimin e refugjateve ne shtepite e tyre.
Pasi kane premtuar se do te permbushin keto detyrime, politikanet e te gjitha partive kane nisur nje sere debatesh me synim vonimin e vendim marrjes per pikat e rendesishme te marreveshjes. Reformat e pushtetit lokal dhe planet per nje regjistrim te popullsise, te cilat mendohej te hynin ne fuqi ne Tetor, ende nuk jane pranuar nga te gjitha palet.
Mesa duket problemi eshte se disa nga partite politike Maqedonase kane frike se nese konsiderohen si shume entuziaste per te zbatuar nenet e marreveshjes - te cilat nuk jane shume te pelqyeshme per Maqedonasit e thjeshte - ato rrezikojne te largojne mbeshtetesit e tyre ne prag te zgjedhjeve te pergjitheshme.
I shqetesuar se rezultati i zgjedhjeve te ardheshme - nje nga pikat kryesore te marreveshjes - po influenconte perpjekjet per zbatimin e planit te paqes, kryetari i parlamentit, Stojan Andov, ka njoftuar kete jave se ai do te shtynte mbajtjen e zgjedhjeve pas muajit Shkurt.
Problemet te cilat ndeshen ne zbatimin e pikave te marreveshjes jane te njejta me ato qe kane penguar arritjen e saj. Eshte dashur nje debat intensiv qe ka zgjatur disa muaj perpara se palet te binin dakort per marreveshjen - dhe kjo u arrit vetem pas presioneve te medha nderkombetare.
Dhe tani ne vend qe te filloje zbatimi i ketyre pikave te pranuara nga te gjitha palet, politikanet duket se kane filluar ta lene pas dore kete pune. Ata po i dedikojne nje pjese te madhe te kohes se tyre debateve me njeri tjetrin se si te sherohen plaget e vendit - gje e cila konsiderohet nga shume analiste si nje fushate elektorale e paster.
Nje shembull i grindjeve politike ka qene vendimi i Bashkimit Socialist Demokrat te Maqedonise, SDSM, per te dhene doreheqjen nga qeveria jo shume kohe pas miratimit te marreveshjes ne parlament. Shume vezhgues mendojne se partia eshte larguar nga koalicioni qeveritar me qellim qe te pergatitet per zgjedhjet.
Veprimi i partise ka shkaktuar nje sere protestash. Kryeministri Ljubcko Gjeorgjevski e ka akuzuar SDSM-ne, se po i largohet pergjegjesive qe rrjedhin nga marreveshja e paqes. Cedo Kralevski, koordinator i grupit parlamentar te VMOR-DPMNE, ka thene se partia "ka kryer nje veprim foshnjarak ne perpjekje per te forcuar imazhin e saj".
Deri me tani, ka pasur nje progres te vogel ne zbatimin e marreveshjes, dhe duket se nuk ekziston vullneti i duhur politik per kete.
Burime jo zyrtare thone se partite kane arritur nje konsensus per te diskutuar ne parlament reformat e vonuara te pushtetit lokal javen e ardheshme. Por elemente te tjere te marreveshjes, si rikthimi i njerezve te zhvendosur, mund te jene me te veshtire.
Nje vonese e metejshme ne futjen e ketyre elementeve ne procedurat parlamentare mund te shkaktoje rifillimin e perplasjeve te armatosura. Por politikanet duket se mendojne se ky eshte nje rrezik qe ia vlen te merret parasysh perballe ambicjeve te tyre elektorale.
Gordana Stojanovska Icevska eshte zevendes kryeredaktore e se perjaveshmes Kapital, qe botohet ne Shkup.