MAQEDONI: JETA PAS LARGIMIT TE NATO-s

Politikanet jane te percare mbi ceshtjen se cila organizate e sigurise mund te ndihmoje me teper vendin ne arritjen e stabilitetit dhe rritjen ekonomike.

MAQEDONI: JETA PAS LARGIMIT TE NATO-s

Politikanet jane te percare mbi ceshtjen se cila organizate e sigurise mund te ndihmoje me teper vendin ne arritjen e stabilitetit dhe rritjen ekonomike.

Tuesday, 6 September, 2005

Kush do te garantoje sigurine pasi NATO te largohet nga Maqedonia me 15 Dhjetor? Ne vend ka nisur nje debat mbi faktin nese kjo detyre duhet ti besohet forces se re dhe te paprovuar te sigurimit e cila po krijohet nga Bashkimi Europian.


Ekzistojne dy rryma mendimesh nga te cilat njera mbeshtet idene se prezenca ushtarake Amerikane eshte ende e nevojeshme dhe tjetra e cila preferon te pranoje njesite e forces se re te Identitetit te Mbrojtjes dhe Sigurise Europiane, ESDI.


Problemi qendron ne faktin qe ESDI eshte ende ne fazet e saj fillestare. Nje takim i BE ne vitin 1999 ka vendosur krijimin e nje force te nderhyrjes se shpejte prej 60,000 trupash, te vecante nga NATO por e cila do te perdore po te njejtat sisteme komunikacioni, zbulimi dhe mbeshtetjes ajrore. Forca ishte planifikuar te merrej me perballimin e situatave jo shume te renda ushtarake perfshire misionet paqeruajtese, shpetimet humanitare dhe funksione te tjera ne te cilat NATO nuk do te perfshihej.


Por ndersa kjo force nuk do te behet aktive deri ne vitin 2003, ne shtyp kane filluar te shfaqen dyshimet e para sipas te cilave BE deshiron te perdore Maqedonine si nje eksperiment per krahun e tij te ri te armatosur. Gazeta e perditeshme Vecer e cila botohet ne Shkup ka cituar burime anonime nga qeveria te cilat kane thene se Franca eshte vendi me i vendosur per te zevendesuar NATO-n me forcat e ESDI.


NATO eshte vendosur ne vend ne Gushtin e kaluar me nje mision 30 ditore te quajtur Korrja Esenciale me 3,500 trupa te cilet kishin per detyre mbledhjen e armeve nga forcat paraushtarake te pakices Shqiptare etnike te cilat kane luftuar ndaj forcave qeveritare per gjashte muaj ne kerkim te te drejtave civile me te mira. Pasi kane mbledhur rreth 4,000 arme, misioni eshte quajtur nje sukses.


Ne shtator 2001 misioni Korrja Esenciale eshte zevendesuar pjeserisht nga 700 ushtare te armatosur lehte te cilet kane perforcuar rreth 300 trupa te cilat ishin vendosur me pare ne vend. Mandati i tyre ka qene mbrojtja e vezhguesve te BE dhe OSBE te cilet mbikqyrnin zbatimin e marreveshjes se Ohrit dhe zhvillimin e zgjedhjeve te Shtatorit. Jane pikerisht keto forca mandate i te cilave perfundon me 15 Dhjetor.


Presidenti Maqedonas Boris Trajkovski ka thirrur nje konference nje ditore ne Shkup te Djelen per te diskutuar kete ceshtje ndermjet polikaneve, zyrtareve te kabinetit, gazetareve, akademikeve dhe eksperteve te tjere. Debate ka qene edhe me i rendesishem pasi zyrtaret e NATO-s kane njoftuar pa shume zhurme Maqedonine se ajo nuk do te jete ne listen e vendeve te cilat do te ftohen per tu anetaresuar ne organizate ne takimin e ketij muaji qe do te mbahet ne Prage.


Nicolas Biegman, ambasadori i NATO-s dhe perfaqesuesi politik ne Shkup ka komentuar se "Qeveria e re Maqedonase ka nje mundesi per tu shkeputur krejtesisht nga e kaluara, dhe te ndryshoje ne menyre rrenjesore imazhin nderkombetar te vendit per te mire".


"Prezenca e NATO-s ka sherbyer per t'u dhene fshatareve dhe policise nje ndjenje sigurie e cila me kalimin e kohes do te zhvillohet ne nje tolerance dhe besim reciprok".


Megjithate, ai ka paralajmeruar se "Momenti i terheqjes perfundimtare do te jete nje moment teper delikat. Largimi me pare se sa duhet mund te demtonte normalizimin e gjendjes ne zonat perfshira me pare nga kriza. Nje qendrim i zgjatur i forcave te NATO-s mund te krijonte nje ndjenje varesie".


Duke folur per ceshtjen e tranzicionit, Rano Ruzin, ambasadori i Maqedonise ne NATO ne Bruksel, ka thene se vendi i tij "nuk deshiron pranine e forcave te cilat mund te perdorin Maqedonine si eksperiment". Po ashtu ka thene ai, vendi i tij nuk do te pranoje forca dypaleshe, te tipit te misionit Italiano-Grek, Alba ne Shqiperi.


Nje nder zerat me te fuqishem pro NATO-s eshte Ljubomir Frckovski, profesori i se drejtes nderkombetare dhe nje keshilltar i Presidentit Trajkovski. Duke thene se siguria eshte nje ceshtje me e rendesishme ne Maqedoni sesa demokracia apo zhvillimi ekonomik, profesori ka thene se NATO ne kete drejtim do te ishte me efektive sesa BE.


Frcskovski ka thene se armet te cilat qarkullojne ne menyre te paligjeshme ne vend pas konfliktit te vitit te kaluar kane nxitur krijimin e bandave te armatosura ne pjesen perendimore te vendit te cilat mund te kerkojne ndoshta edhe nje periudhe dhjete vjecare per tu asgjesuar. "Ne kemi nevoje per nje presence te armatosur te NATO-s sepse marrja nen kontroll e zonave disidente ne Maqedoni do te jete nje operacion shume i rrezikshem," ka thene ai.


Por Dimitar Mircev, nje sociolog i cili deri pak kohe me pare ka sherbyer si ambassador i Maqedonise ne Slloveni dhe Vatikan, ka thene se vendi nuk ka nevoje per prezencen e trupave te huaja ushtarake pas perfundimit te mandatit te NATO-s. "Kriza e vitit te kaluar tanime eshte kapercyer," ka thene ai. "Zbatimi i Marreveshjes se Ohrit do te stabilizoje edhe me teper vendin, dhe te gjitha shenjat tregojne se kjo qeveri e re do te jete e qendrueshme".


Duke insistuar se ai nuk ishte anti NATO-s, Mircev ka shtuar se nese "Maqedonia deshiron te hyje ne NATO, aleanca duhet te dale nga Maqedonia. Ne duhet te vendosim nese duam apo jo te kujdesemi per fatin tone".


Nje qendrim pro NATO-s eshte shprehur nga zevendes ministri i mbrojtjes Rizvan Sulejmani i Bashkimit Demokratik per Integrim, BDI - partia me e madhe Shqiptare ne koalicionin e ri qeveritar. Ai ka thene se Maqedonia ka kaluar nder ndryshime te thella te cilat do te sjellin nje mungese stabiliteti ne te ardhmen e afert. Per kete aresye vendi do te kete nevoje per mbeshtetjen e huaj.


Sipas njoftimeve te Vecer, shumica e partive politike ne Maqedoni mbeshtesin nje zgjatje te misionit te NATO-s. I vetmi perjashtim eshte partia nacionaliste e krahut te ashper, VMRO-DPMNE, parti e cila ka drejtuar koalicionin e meparshem qeveritar. Sipas zedhenesit te partise Vlado Gjorcev, ata do te deshironin qe me pare te shihnin perfundimin e mosmarreveshjeve ne Bruksel rreth se ardhmes se marredhenieve Euro-Atlantike dhe pastaj te vendosnin se cili mision duhej te mbeshtetej prej tyre.


Stevo Pendarovski, keshilltari zyrtar i presidentit Trajkovski per sigurine, ka thene se synimi perfundimtar strategjik i Maqedonise ishte integrimi Euro-Atlantik dhe ka shprehur qarte nevojen e vendit per nje prezence te huaj ushtarake. "Megjithese ne tani jemi te gatshem te perballojme rreziqet per stabilitetin tone nga brenda vendit, Maqedonia ka nevoje per prezencen e huaj ushtarake ne rajonet e perfshira nga kriza gjate vitit te kaluar," ka thene ai.


Saso Ordanoski eshte koordinator i projektit te IWPR ne Shkuo dhe kryeredaktor i revistes Forum.


Macedonia, Albania
Support our journalists