MAQEDONI: GODITEN TRAFIKANTET E SEKSIT

Policia ka arritur te ndaloje disa figura te rendesishme te trafikut te qenieve njerezore.

MAQEDONI: GODITEN TRAFIKANTET E SEKSIT

Policia ka arritur te ndaloje disa figura te rendesishme te trafikut te qenieve njerezore.

Me lote ne sy, vajza 21 vjecare Rumune kujton se si eshte mashtruar per te shkuar ne Maqedoni ku eshte detyruar te punoje ne tregtine e seksit e cila lulezon ne vend.


"Me thane se do te me gjenin pune ne Greqi, por nuk e mendoja kurre se do te shitesha (dhe do te punoja si prostitute)," thote ajo per IWPR. Vajza ka arritur ne fshatin Veleshte ne Maqedonine perendimore dy vjet me pare, e mashtruar nga trafikante te cilet i kishin premtuar nje pune si kameriere, por perfundoi e detyruar te punonte si prostitute ne nje bar, ne pronesi te Dilaver Bojku, i njohur ndryshe edhe si Leku.


Ajo eshte liruar javen e kaluar gjate nje operacioni te madh te policise per te goditur tregtine e seksit. Gjate ketij operacioni eshte arrestuar edhe Bojku i cili tani perballet me akuza per trafikim te qenieve njerezore.


Duke pershkruar jeten e saj ne skllaveri, vajza Rumune thote se "Disa vajza kane arritur te largohen por me pas jane kapur, jane kthyer persei dhe jane rrahur. Ai (Bojku) nuk na jepte para pervec se ne raste te rralla kur ishte me te mira. Klientet paguanin 50 euro per cdo ore qe kalonin me ne".


Pas operacionit te policise, ajo eshte cuar ne nje qender tranziti ne Shkup e cila perdoret nga policia Maqedonase, e cila bashkepunon ngushtesisht me Organizaten Nderkombetare per Migracion, IOM, per tu kujdesur per vajzat e trafikuara. Qe prej ngritjes se saj, ne qender jane ndihmuar rreth 600 vajza per tu kthyer ne shtepite e tyre.


Nje zedhenes i ministrise se brendeshme ka thene se Bojku ishte arrestuar ne nje operacion me 7 Shkurt ne kuader te nje fushate te gjere anti trafik.


Ekspertet perendimore e kane konsideruar kete operacion si pjese e premtimit te bere nga qeveria e re per te shrrenjosur korrupsionin.


Policia ka perqendruar veprimet e saj kryesisht ne bare dhe klube nate ne pjesen perendimore te vendit prane kufirit me Shqiperine.


Policia ka zbuluar disa dhjetra vajza te huaja te cilat ishin future ne vend me premtime per te punuar si kercimtare dhe kameriere.


Veleshta eshte nje fshat ku ligji nuk vepron, dhe ku jane ngritur disa bare dhe motele luksoze. Te gjitha hyrjet dhe daljet ne fshat kontrollohen me kamera. Burime te policise kane thene per IWPR se ka edhe patrulla me njerez te armatosur te cilet kontrollojne se kush hyn dhe dnga fshati.


Operacioni me i fundit i policise ka filluar pas nje perplasje me arme te dy grupimeve kundershtare te trafikanteve te femrave me 24 Janar. Tre vajza te huaja jane vrare dhe nje eshte plagosur rende ne nje perplasje me arme ne barin Meli ne fshatin e Dober Doll ne Gostivar. Dy persona jane arrestuar.


Pas kesaj ngjarjeje, policia ka sulmuar klubet e nates ne Shkup, Tetove, Gostivar, Oher, Struge dhe Manastir. Rreth 40 vajza te huaja jane gjetur ne keto klube dhe eshte pare qe ato kishin dokumenta false qendrimi - tete prej tyre jane deportuar me urdher te gjykates.


Ne Hotel Bern te Lekut, prane Struges, policia ka gjetur kater vjaza Jugosllave te cilet punonin ilegalisht.


Ministria e brendeshme ka thene se ajo ka kryer tre operacione te medha per te goditur trafikun e qenieve njerezore ne Maqedonine perendimore.


Nje burim i afert me policine ka thene per IWPR se forcat e rendit deri me tani kane arritur te shkaterrojne disa banda te trafikut te qenieve njerezore. Pervec Lekut, sipas ketyre burimeve, jane arrestuar edhe disa persona te dyshuar si drejtues te rrjeteve te trafikut, perfshire Agron Memedi dhe Peco Taskov.


IOM ka njoftuar se sipas studimeve te kryera cdo vit rreth 120,000 vajza dhe femije ne Europe jane viktima te trafikut te qenieve njerezore.


IOM thote se Ballkani ka qene ne qender te kesaj tregtie dhe se pjesa me e madhe e viktimave gjenden ne Kosove dhe Bosnje-Hercegovine.


Maqedonia ka qene gjithashtu nje destinacion dhe pike tranziti per trafikimin e ketyre vajzave. Policia dhe punonjes te organizatave te cilat punojne ne kete fushe thone se ne pjesen me te madhe te vendit veprojne disa qindra bare dhe bordelle te cilat nuk shqetesohen fare nga policia.


Zyra e prokurorit te pergjitheshem ne Shkup ka thene per IWPR se deri me tani, jane denuar tre persona me akuza per trafik ndersa rreth 15 raste te tjera jane ne shqyrtim.


Statistikat e ministrise se brendeshme tregojne se vajzat te cilat kane perfunduar si prostituta ne Maqedoni vijne kryesisht nga Rusia, Moldavia, Ukraina, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi apo Kosova.


Te terhequra nga premtime per paga te larta, ato me pas zbulojne se jane shitur per 1,000 deri 2,000 eruro boseve te trafikut.


Keto vajza jane vazhdimisht nen kercenimin e rrahjeve dhe keqtrajtimeve dhe praktikisht nuk kane asnje mundesi te shkeputen prej trafikanteve dhe tutoreve te tyre.


Zaklina Gorgeviq eshte nje gazetare e se perditeshmes se Shkupit Utrinski Vijesnik. Klimentina Ilijevski e revistes Semeen ka kontribuar per kete shkrim.


Frontline Updates
Support local journalists