MAQEDONI: GANGSTERET SHFRYTEZOJNE TENSIONET ETNIKE
Kriminelet Shqiptare po shfrytezojne gjendjen e tensionuar qe ekziston ne vend per ti shpetuar drejtesise.
MAQEDONI: GANGSTERET SHFRYTEZOJNE TENSIONET ETNIKE
Kriminelet Shqiptare po shfrytezojne gjendjen e tensionuar qe ekziston ne vend per ti shpetuar drejtesise.
Protestat e dhuneshme te Shqiptareve etnik pas vrasjes se nje krimineli te kerkuar nga policia javen e kaluar, kane treguar se deri ne cfare shkalle mungesa e besimit nder etnik po pengon rivendosjen e rendit dhe te ligjit, vecanerisht ne zonat dikur te perfshira nga konflikti i armatosur.
Me 12 Qershor, policia ka rrethuar kriminelin e kerkuar Nexhbedin Demiri ndersa ai po hypte ne makinen e tij ne Cento, nje lagje e banuar kryesisht nga Shqiptaret ne kryeqytetin Shkup. Demiri, 25 vjec, i cili eshte me origjine Shqiptare, ka qene i denuar me pare me dy vjet e gjysem burgim per vjedhje dhe ushtrim dhune. Ai gjithashtu kerkohej edhe per vepren penale te sulmit te armatosur ndaj nje polici dhe nje agjenti civil te policise.
Policia ka qelluar duke e lene te vrare ndersa ai ka nxjerre armen dhe e ka drejtuar ate nga policet.
Ministria e brendeshme me pas ka thene se policia ka vepruar sipas ligjit sepse anetareve te saj u ishte kercenuar jeta. Organizatat nderkombetare ne Shkup pergjithesisht kane mbeshtetur kete pikpamje. "Per momentin duket se policia ka vepruar ne vete mbrojtje, por ne duhet te presim rezultatet e hetimit zyrtar," ka thene nje perfaqesues i nje organizate nderkombetare, i cili ka kerkuar te mbetet anonim.
Vrasja ka shkaktuar nje reagim te ashper ne fshatin e vendlindjes se Demirit, ne Haracine, nje fshat i banuar kryesisht nga Shqiptaret, vetem 13 kilometra larg Shkupit, ku jane zhvilluar luftime te ashpra gjate konfliktit pese mujor ndermjet kryengritesve Shqiptare dhe forcave Maqedonase te sigurise ne vitin 2001.
Diten e vrasjes se Demirit, stacioni i policise ne fshat eshte sulmuar nga nje turme civilesh te armatosur me arme automatike, te cilet kane marre peng disa police per pak ore, ne shenje proteste ndaj vrasjes se Demirit dhe duke kerkuar qe trupi i te vdekurit ti jepej atyre.
Media lokale ka njoftuar se te pakten gjashte oficere Maqedonas te policise jane rrahur. Perfaqesues te policise dhe OSBE te cilet kane qene ne vend gjate incidentit nuk kane pranuar te konfirmojne kete ngjarje.
"Eshte e vertete se disa police jane mbajtur per pak ore. Megjithate, ne nuk mund te konfirmojme qe ata jane rrahur," ka thene zedhenesi i policise Voislav Zafirovski per IWPR.
"Per OSBE, incidenti ne Haracine eshte nje veprim i paster kriminal. Ne inkurajojme policine Maqedonase te arrestoje ata qe kane sulmuar rajonin e policise dhe te gjithe ata te cilet shkaktojne trazira, dhe ti nxjerrin perpara drejtesise," ka thene zedhenesi i OSBE, Wolfgang Graven.
Te pakten kater gazetare ne vend ngjarje, perfshire nje ekip te televizionit shteteror, jane sulmuar dhe plagosur gjate sulmit, dhe dy te tjere me pas jane shtruar ne spital me goditje dhe plage.
"Ata me vune nje pistolete ne koke por nuk me kane rrahur. Kameramani im nuk ka qene kaq me fat, ata e kane rrahur dhe goditur. Ata gjithashtu kane thyer edhe kameren," ka thene Ivona Talevska, nje gazetare e Sitel TV.
Gazetarja Vanja Stevkovska nga TV shteteror ka shkuar ne Haracine pasi kryetari i bashkise Resat Ferati i ka thene asaj ne telefon se nuk kishte problem per te njoftuar nga fshati. Kur ekipi i saj ka mberritur atje, fshataret e kane kapur nga floket dhe e kane terhequr jashte makines. Kameramani i saj dhe shoferi jane rrahur keq.
Ushtaret e forces Europiane te reagimit te shpejte ne Maqedoni, EUFOR, kane qene deshmitare te ketyre sulmeve. Por gazetaret kane thene se ata nuk kane nderhyre. Nje deklarim i EUFOR ka thene se ushtaret kishin ndaluar per te shpetuar nje gazetar.
Shoqata e Gazetareve te Maqedonise, partite politike dhe organizatat nderkombetare kane denuar unanimisht sulmet ndaj gazetareve.
Per shkak se gjendja ka qene kaq e tensionuar, nuk jane derguar forca te tjera policore ne vend. Perndryshe, zyrtaret Shqiptare thuhet se kane biseduar me grupin e armatosur me qellim per te shtensionuar situaten. Zevendes ministri i brendeshem, Fatmir Dehari, i cili perfaqeson partine Shqiptare ne koalicionin qeveritar, Bashkimi Demokratik per Integrim, BDI, ka qene i perfshire ne keto bisedime.
Sipas policise, gjendja eshte qetesuar pasi ata kane qene ne gjendje te shpjegojne banoreve vendas se Demiri ka vdekur gjate nje operacioni te ligjshem dhe te kryer sipas te gjitha rregullave nga policia.
Nuk eshte hera e pare qe arrestimet e policise jane pasuar nga protestat e Shqiptareve. Arrestimi kohet e fundit i nje personi te dyshuar se kishte vendosur nje mine e cila ka vrare dy ushtare te NATO-s dhe dy Maqedonas ka sjelle kercenime nga ish luftetaret Shqiptare se ata do te rifillonin luften nese ai nuk lirohej.
Disa analiste kane thene se incidenti ka theksuar problemin e vendosjes se ligjit dhe te mungeses se besimit nga komuniteti Shqiptar ndaj autoriteteve. Kriminelet shfrytezojne tensionet etnike per ti shpetuar drejtesise, dhe perpiqen ti paraqesin problemet e tyre me policine si politike. Policia e ka te veshtire te patrulloje zonat e banuara nga Shqiptaret, ne te cilat jane zhvilluar luftimet me te ashpra gjate vitit 2001, sepse ata trajtohen si te huaj dhe nuk priten mire edhe ne rastet kur dergohen ekipe te perzier.
"Nuk duhet te harrojme se komuniteti Shqiptar eshte shume i mbyllur, dhe se brenda tij ekziston nje sens fals solidariteti," ka thene Gjuner Ismaili, drejtor i revistes Forum.
"Por askush nuk duhet te mendoje se kriminelet Shqiptare jane me te mire se ata Maqedonas dhe per kete aresye te meritojne mbrojtje".
Ai ka shtuar se i takon politikaneve Shqiptare te zgjidhin kete ceshtje.
Vendosja e ligjit - ose mungesa e vendosjes se tij - ne zonat e banuara kryesisht nga Shqiptaret eshte nje ceshtje e dores se pare per BDI, shume prej anetareve te se ciles kane qene pjestare te forcave luftarake gjate konfliktit te vitit 2001. Si partia Shqiptare ne koalicionin qeveritar te dale nga zgjedhjet e Shtatorit te vitit te kaluar, partia ka mbi supe nje pergjegjese te madhe si per sigurimin e stabilitetit ne zonat e konfliktit ashtu edhe per permbushjen e shpresave te Shqiptareve per permiresimin e gjendjes se tyre. Per momentin, zyrtaret e BDI, jane perpjekur te nenvleftesojne seriozitetin e ketij problemi, duke thene se kriminelet nuk jane ne gjendje te shkaktojne trazira serioze.
"Ne e konsiderojme kete vetem si nje perpjekje te vogel per te disetabilizuar gjendjen, por ne nuk do te lejojme pershkallezimin e tensioneve. Ne nuk jemi ne dileme rreth luftes ndaj krimit dhe ketyre krimineleve," ka thene zedhenesja e BDI, Ermira Mehmeti, per IWPR.
"Maqedonia do te jete e sigurte vetem kur ti japim fund ekzistences se bandave kriminale," ka thene Igor Ivanovski, zedhenes i partnerit te BDI ne koalicionin qeveritar, partise social demokrate. "Lufta ndaj ketyre bandave eshte ne interes jo vetem te popullsise lokale por edhe te te gjithe banoreve ne Maqedoni".
Edhe diplomatet jane te bindur se kriminelet nuk mund te kene mbeshtetje te gjere popullore. Nicolas Biegman, ambasadori i NATO-s ne Shkup, ka insistuar se keto incidente kane qene veprime thjesht kriminale dhe nuk kane pasur te bejne aspak me problemet etnike.
"Askush nga keta kriminele nuk gezon mbeshtetje te gjere popullore," ka thene Biegman per televizionin A1 me 14 Qershor.
"Disa here popullsia mund te jete e zemeruar me menyren qe policia kryen arrestimet, por ata nuk mbeshtesin kriminelet, edhe nese ata veshin rroba te zeza per tu dukur si luftetare te lirise.
"Keta jane kriminele, dhe nuk kane asnje mbeshtetje".
Ana Petruseva eshte redaktore koordinuese e IWPR ne Shkup.