MAQEDONI: FUNDI I KERCENIMIT TE LUANEVE

Qeveria ka shperbere njesine famekeqe te forcave speciale pas perfshirjes se saj ne nje perballje te armatosur me forca te rregullta te policise.

MAQEDONI: FUNDI I KERCENIMIT TE LUANEVE

Qeveria ka shperbere njesine famekeqe te forcave speciale pas perfshirjes se saj ne nje perballje te armatosur me forca te rregullta te policise.

Autoritetet kane vendosur te shkrijne njesine famekeqe te forcave te ministrise se brendeshme te quajtur Luanet, pas incidentit me te fundit ne vazhden e nje serie te gjate veprimesh te diskutueshme te njesise speciale qe prej krijimit te saj gjate konfliktit etnik ne Maqedoni.


Ky lajm ka ardhur pas nje perballimi te tensionuar me arme ndermjet 1,000 trupave te Luaneve dhe policise Maqedonase, e cila ka bllokuar rrugen kryesore Shkup-Prishtine ne piken kufitare te Bllaces me 23 dhe 24 Janar.


Kjo proteste ka pasur disa muaj paqertesie rreth se ardhmes se njesise, pas humbjes se VMRO-DPMNE ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe largimit te saj nga pushteti.


Kryeministri Branko Crvenkovski kishte premtuar se do te shperbente kete njesi perpara se Partia e tij Social Demokrate e Maqedonise te fitonte zgjedhjet dhe te vinte ne pushtet ne Shtator te vitit te kaluar. NATO, Bashkimi Europian dhe Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE, kishin rekomanduar gjithashtu shperberjen e kesaj njesie.


Njesia speaciale, e cila eshte krijuar ne mesin e vitit 2001 nga ish ministri i brendeshem i asaj kohe, Ljube Boshkovski, ka qene qendra e elementeve nacionaliste te afert me ish kryeministrin Ljubcko Gjeorgjevski.


Megjithese eshte krijuar ne piken me te nxehte te konfliktit nder etnik, njesia e quajtur Luanet, personeli i se ciles ka qene i gjithi Maqedonas etnik, ka pasur shume pak kontakte me ekstremistet Shqiptare, dhe eshte perdorur kryesisht per te siguruar fshatrat Maqedonase.


Njesite e saj - te cilat nuk jane pjese e forcave te rregullta te policise apo te ushtrise, dhe jane te punesuara vetem per nje kohe te caktuar - kane fituar shume shpejt nje reputacion te frikshem, sepse shume prej anetareve te kesaj njesie kane nje te kaluar kriminale apo kane kryer denime me burg.


Nga Nentori i vitit 2002, deri ne fillim te ketij viti, sipas te dhenave zyrtare te policise Maqedonase, anetaret e Luaneve jane perfshire ne mbi 70 akte kriminale perfshire incidente me arme, zenka ne klube, vrasje dhe sulme ndaj civileve.


"Njesia nuk eshte ne perputhje me nevojat e Republikes se Maqedonise. Per kete aresye, ajo duhet te transformohet," ka thene Crvenkovski per median te Premten e kaluar pas nje takimi prej tre oresh me perfaqesues te Luaneve dhe Presidentin Boris Trajkovski.


Takimi urgjent eshte thirrur pasi protesta e Luaneve kishte hyre ne diten e dyte, dhe gjendja dukej se mund te rendohej edhe me teper. Forca te rregullta te policise ishin perpjekur te mos lejonin bllokimin e rruges, dhe kjo perpjekje beri qe te dyja palet te nxirrnin armet. Tensioni eshte ulur disi vetem kur forcat e policise u terhoqen disi.


Ndersa Cervenkovski ka pranuar se ishte e drejta e gjithkujt te protestonte ne menyre paqesore, ai e ka pershkruar sjelljen e njesise se Luaneve si "jashte te drejtave te aprovuara me kushtetute".


Ai me pas njoftoi se njesia do te shperbehej, dhe nje pjese e saj do te perfshihej ne forcen e rregullt te policise, ndersa nje pjese tjeter do te bashkohej me njesine speciale te policise te Tigrave, dhe te tjere ne rradhet e ushtarakeve.


Oficeret e larte te Luaneve kane vendosur te pranojne oferten e qeverise. "Me kete propozim, do te sigurohen vendet e punes per rreth 600 anetare te njesise sone," ka thene te Premten e kaluar, zedhenesi Toni Mihajlovski.


VMRO-DPMNE, e cila eshte pergjegjese per krijimin e njesise i ka mbeshtetur Luanet gjate gjithe kohes. "Nese ka vend per 3,000 anetare te ish Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK, ne rradhet e ushtrise dhe policise, atehere duhet te kete vend edhe per 1,000 Luanet," ka thene zedhenesi i partise Vlatko Gorcev ne nje konference per shtyp ne Shkup, duke iu referuar integrimit te Shqiptareve ne strukturat ushtarake te vendit - nje kusht i parashikuar ne marreveshjen e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit te vitit 2001.


Boshkovski, tani nje deputet i VMRO-DPMNE, e ka mbrojtur njesine e krijuar prej tij vetem nje dite perpara fillimit te protestes. Duke folur ne parlamentin Maqedonas, ish ministri i brendeshem ka thene se Luanet jane shume te nevojshem, sepse ne vend kane infiltruar rreth "500 deri 600 muxhahedine dhe 2.000 anetare te UCK-se" te cilet po pergatiten per te filluar nje lufte te re.


Megjithate, keto deklarime jane hedhur poshte nga Mark Laity, zedhenes i NATO-s ne Bruksel, i cili ka thene per IWPR se ndersa do te ekzistoje gjithnje rreziku qe grupe te vogla njerezish me motivime politike apo kriminale do te mund te kryejne sulme te vecanta, nuk kishte "asnje shenje" per ekzistencen e nje kercenimi te tille ne shkalle te gjere ndaj sigurise se Maqedonise.


Todor Stojcevski eshte nje gazetari gazetes se perditeshme Makedonija denes dhe i se perjaveshmes Denes.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists