MAQEDONI: DREJTUESIT SHQIPTARE TE SHQETESUAR NGA RREMBIMET

Nje parti Shqiptare ka deklaruar se pas nje seri rrembimesh ne perendim te vendit qendrojne mosmarreveshje te ashpra politike.

MAQEDONI: DREJTUESIT SHQIPTARE TE SHQETESUAR NGA RREMBIMET

Nje parti Shqiptare ka deklaruar se pas nje seri rrembimesh ne perendim te vendit qendrojne mosmarreveshje te ashpra politike.

Tuesday, 6 September, 2005

Maqedonia po perballet me nje vale rrembimesh, pavaresisht perpjekjeve te qeverise per te rivendosur rendin dhe ligjin dhe duke nxjerre ne pah keshtu faktin qe grupet kriminale mbeten aktive ne zonat e perfshira nga konflikti etnik ne vitin 2001.


Zyrtare te ministrise se brendeshme kane njoftuar per me teper se 10 raste te rrembimeve vetem gjate dy muajve te fundit, megjithese keto viktima te fundit jane liruar te gjithe pasi rrembyesit kane marre parate qe kane kerkuar.


Si viktimat ashtu edhe rrembyesit jane nga komuniteti etnik Shqiptar, i cili perben te pakten nje te katerten e popullsise se republikes.


Zyrtaret nderkombetare po shprehin shqetesimin e tyre. "Rrembimi i Shqiptareve ndoshta nga grupime kriminale Shqiptare, perben nje sfide te re," ka thene Harald Schenker, i OSBE-se.


"Ndersa disa raste kane qene spontane dhe veper e amatoreve, te tjerat kane perfshire struktura te krimit te organizuar, dhe paraqesin probleme per policine lokale".


Pas zgjidhjes se konfliktit te arritur me ndermjetesimin nderkombetar, ndermjet kryengritesve Shqiptare dhe forcave te armatosura te Maqedonise ne vitin 2001, policia eshte kthyer ne pjeset veri perendimore te vendit te cilat kane qene me pare nen kontrollin e luftetareve Shqiptare.


Patrulla policore etnikisht te perziera, jane krijuar ne ish zonat e krizes me synim rivendosjen e besimit dhe nxitjen e pajtimit.


Pikerisht ne keto zona kane ndodhur edhe pjesa me e madhe e incidenteve te rrembimit te koheve te fundit. Autoritetet nuk kane pranuar te permendin me emer shume prej te rrembyerve per aresye sigurie.


Seria e rrembimeve te njerezve te njohur ka filluar Dhjetorin e kaluar, kur djali i nje tregtari te njohur vendas eshte marre peng ne qender te Shkupit. Gazeta e perditeshme Vest ka thene se rrembyesit i kane kerkuar babait nje shperbim prej nje milion euro - dhe familja nuk ka pasur rruge tjeter pervec se te paguaje.


Po kjo gazete ka thene se shkembimi i parave me pengun ka ndodhur ne piken kufitare te Bllaces dhe se rrembyesit, te cilet kane qene te armatosur dhe te maskuar, kane marre parate, kane liruar pengun dhe jane larguar ne brendesi te Kosoves.


Nje fat me i rende ka qene ai i Fatmir Likes, i rrembyer me 31 Dhjetor prane Tetoves. Deshmitaret kane thene se tre njerez te armatosur e kane ndaluar dhe e kane kercenuar se do ta vrisnin nese ai nuk u bindej urdherave te tyre.


Ate nate nje person i panjohur ka informuar me telefon policine se Lika ishte vrare dhe se trupi i tij ndodhej prane fshatit Zelino, ne pjesen veri perendimore te bashkise se Tetoves.


Policia ka zbuluar se Lika ishte torturuar perpara se te qellohej per vdekje me shtate plumba. Policia me pas ka ndaluar nje te dyshuar nga fshati i Larce, por aresyet per rrembimin mbeten ende te paqarta.


Rasti me i fundit i njoftuar me 5 Maj ka te beje me kater persona te maskuar dhe te armatosur me arme automatike te cilet kane hapur zjarr ndaj nje 31 vjecari nga fshati Zelino prane Tetoves.


Sipas ministrise se brendeshme, viktima ka qene ne makine me gruan e tij ne momentin e incidentit. Ai eshte plagosur ne kembe. Te dy viktimat jane detyruar te hyping me force ne nje makine tjeter, e cila eshte larguar ne drejtim te paditur. Disa ore me vone, pasi kishin paguar parate e kerkuara, ata jane liruar.


Partia me e madhe Shqiptare jashte qeverise, Partia Demokratike e Shqiptareve, PDSH, insiston se rivalet e saj ne qeveri, Bashkimi per Integrim Demokratik, BID, qendron prapa rrembimeve, vecanerisht atyre te femijeve te figurave te njohura ne rradhet e Shqiptareve.


Kujtesa Hasani, 16 vjec, nga fshati Dolgozda, ne rajonin e Struges, eshte rrembyer me 21 Prill. Rrembyesit, mendohet nga disa njerez, se jane perpjekur te rrembejne babain e saj, Mendi Hasani, kryetar i komunes se Dolgozda. Ajo eshte liruar me pak se nje ore pas rrembimit.


Babai i Kujteses ka kembengulur se rrembimi ka pasur aresye politike. "Elemente kriminal ne Bashkimin per Integrim Demokratik kane qene te perfshire ne rrembim," ka thene ai.


Me 24 Prill, ka pasur nje perpjekje te deshtuar per te rrembyer djalin e Bedredin Ibrahimit, nje anetar i kryesise se PDSH dhe ish minister i punes. Ibrahimi ka thene se rasti i rrembimit te djalit te tij ka pasur ngjyrim politik. "Njerez te cilet nuk mund te konkurojne politikisht me PDSH veprojne ne kete menyre," ka thene ai.


BDI ka kundershtuar cdo perfshirje te saj ne ndonje prej rasteve te rrembimit. "Ne i denojme keto veprime ashtu si denojme te gjithe krimin e organizuar ne vend," ka thene Ermira Mehmeti, nje zedhenese e BDI.


"BDI eshte shume e shqetesuar per kete dukuri dhe ne mbeshtesim ndermarrjen e masave per eleminimin e ketyre krimeve dhe rivendosjen e rendit".


Qeveria nuk ka pranuar te perfshihet ne luften e fjaleve ndermjet partive Shqiptare. Ajo i ka quajtur rrembimet si veper e gangstereve. "Sfondi i ketyre rrembimeve eshte krejtesisht kriminal," ka thene Voislav Zafirovski, nje zedhenes i policise, per IWPR. Ai ka thene se ne shumicen e rasteve familja e viktimes se rrembimit ka pasur borxhe, ose ndonje llogari te pasqaruar.


Vezhguesit thone se rrembimet tregojne shkallen e deshtimit te autoriteteve per te rivendosur rendin dhe ligjin qe prej perfundimit te konfliktit te armatosur rreth 2 vjet me pare.


"Incidente te tilla theksojne nevojen per mbeshtetje te vazhdueshme per perpjekjet e qeverise per te luftuar krimin e organizuar," ka thene Schenker. "Kjo ceshtje perben nje sfide te madhe per punen e policise".


Megjithate, ai ka shtuar me kujdes se nje rritje e krimit te organizuar ne shoqerite te cilat dalin nga nje konflikt, si Maqedonia, nuk eshte "dicka e pazakonte", duke shtuar se "ky natyrisht nuk eshte nje fenomen vetem Maqedonas".


Irfan Agushi eshte nje gazetar i se perditeshmes Fakti.


Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists