Maqedoni: Boshkovski Kercenon Paqen

Ministri i brendeshem, nje figure teatrale me nje te kaluar te dyshimte kercenon procesin e paqes ne Maqedoni.

Maqedoni: Boshkovski Kercenon Paqen

Ministri i brendeshem, nje figure teatrale me nje te kaluar te dyshimte kercenon procesin e paqes ne Maqedoni.

Thursday, 18 October, 2001

Te moderuarit po hasin me shume veshtiresi nga sa pritej per te larguar nga skena ministrin e brendeshem Ljube Boshkovski, nje koke te nxehte te politikes me nje menyre sjelljeje teatrale i cili momentalisht perben pengesen me te madhe per zbatimin e planit te paqes per Maqedonine, te mbeshtetur nga komuniteti nderkombetar.


Nje pjese e medias Maqedonase ka kerkuar doreheqjen e Boshkovskit per shkak te pikpamjeve te tij te linjes se ashper. Por si nje nga anetaret kryesore te partise ne pushtet VMRO-DPMNE ai gezon mbeshtetje te fuqishme politike dhe popullore.


Kryeministri Ljubcko Gjeorgjevski mbeshtet Boshkovskin i cili gezon nje perkrahje te madhe popullore, kryesisht per shkak te retorikes se tij te ashper gjate konfliktit te ketij viti ne te cilin Shqiptaret etnik kerkuan te drejta me te medha nga shumica Maqedonase.


Nese Boshkovski nuk pranon te jape doreheqjen dhe kryeministri nuk pranon ta shkarkoje ate, do te duhej nje votim ne parlament per ta detyruar ate te largohet. Per shkak te balances se komplikuar politike ne Maqedoni, nuk eshte e sigurte qe shumica e 120 deputeteve te parlamentit do te votonin per heqjen e tij.


"Ljube Boshkovski mund te shkarkohet nga posti i tij vetem me nje referendum popullor," ka thene Boshkovski me nje ton gjysem serioz dhe gjysem me shaka perpara meje. Referimi per veten e tij ne veten e trete eshte tipike per personin teatral te Boshkovskit.


Ai ne fjalen e tij perdor nje patos te cuditshem karakteristike kjo per patriotet dhe nacionalistet ne Ballkan. Menyra e tij e te folurit te kujton disi oratorine fyese te periudhes se Tugjmanit ne Kroaci.


Boshkovski, tani 41 vjecar, i ka krijuar bindjet e tij politike dhe pikpamjet e linjes se ashper ne fund te viteve Tetedhjete dhe fillim te viteve Nentedhjete kur punonte ne Kroaci. Ai ka pasur ne pronesi disa dyqane embelsirash - dhe per kete aresye kundershtaret e therrasin shpesh "njeriu i embelsirave".


Gjate qendrimit ne Kroaci, ai i ka kushtuar kohen me te madhe opozites se fuqishme ndaj asaj qe konsiderohej si dominimi Serb i Jugosllavise. Ai ka luftuar ne rradhet e Kroateve ne luften Serbo-Kroate te viteve Nentedhjete. Burime te sherbimeve sekrete thone se Boshkovski eshte stervitur si nje Zenga, nje anetar i forcave paramilitare Kroate, dhe ka kercenuar Serbet dhe Shqiptaret etnik pergjate bregut Dalmat.


Keto burime te sherbimeve sekrete, te cilat kane marre informacion nga nje dosje e Boshkovskit e pergatitur nga policia sekrete Maqedonase, thone se gjate kesaj periudhe ai eshte futur ne rradhet e sherbimit sekret Kroat. Ky fakt nuk konfirmohet nga ndonje burim tjeter i pavarur.


"Lufta ndaj agresionit Serb ne Kroaci ka qene nje lufte per pavaresine e Maqedonise," me ka thene Boshkovski gjate nje interviste per revisten Forum ne Shkup.


Ne vitet Nentedhjete, ai ka qene nje bashkepunetor dhe mik i ngushte i politikaneve me te fuqishem Kroate te periudhes se Tugjmanit, perfshire Gojko Susak, Sime Dzodan, Marko Veselica, Dalibor Brozoviq dhe te tjere.


Nga kjo periudhe mund te kete nisur edhe miqesia e tij me Agim Cekun, ish oficer i ushtrise Jugosllave dhe tani shef i Korpusit te Mbrojtjes se Kosoves, nje lloj force mbrojtese e provinces e perbere nga ish ushtare te UCK-se. Sot, per shkak te konfliktit Shqiptaro-Maqedonas, Boshkovski ka hedhur poshte me force cdo njohje me Cekun.


Rreth dy jave me pare, nje pjese e mediave ne Shkup kane thene se Boshkovski ka qene i perfshire ne trafik ilegal armesh per forcat e sigurise Maqedonase. Disa gazeta kane botuar kopje te dokumentave te derguara me faks duke thene se Boshkovski ka marre nje milion marka Gjermane per pjesen e tij ne nje marreveshje me nje furnizues te njohur armesh ne Bullgari.


Ne nje konference per shtyp, Boshkovski ka hedhur poshte te gjitha keto akuza. Ai ka thene se nese ndonje prej tyre ishte e vertete, ai do te "digjte veten ne qender te Shkupit sic ka bere Jan Palak ne Prage". Ministri eshte permendur ne shtyp edhe per disa marreveshje per arme me Kroacine por nuk eshte dhene asnje prove.


Zhurma me e madhe ne lidhje me Boshkovskin deri me sot eshte bere per shkak te krijimit te se ashtuquajtures njesi speciale rezerviste te policise me emrin "Luanet", e cila konsiderohet si njesia paraushtarake Maqedonase. Kundershtaret e tij politik deklarojne se 1,400 anetare te kesaj force do te perdoren si nje milici e partise VMRO.


Anetare me te moderuar te VMRO-se, duke mos perfshire ketu kryeministrin Gjeorgjevski, jane te bindur se Boshkovski eshte bere nje rrezik per partine e tyre.


Sot, ne Bale, nje fshat ne provincen Kroate te Istrias, prinderit e Boshkovskit drejtojne hotelin e tij te vogel dhe restorantin si edhe kujdesen per disa dhjetra dhi. Emri i hotelit eshte "Luan", i njejte me emrin qe i ka vene edhe veres se kuqe te prodhuar privatisht nga ai.


Saso Ordanoski eshte redaktori kordinues i IWPR-se ne Maqedoni dhe redaktor i revistes se perjaveshme Forum ne Maqedoni.


Macedonia, Kosovo, Croatia
Support our journalists