MAQEDONI: BE I TERHEQ VESHIN GJEORGJEVSKIT

Brukseli i ka kerkuar kryeministrit te Maqedonise te zbatoje premtimet per paqen.

MAQEDONI: BE I TERHEQ VESHIN GJEORGJEVSKIT

Brukseli i ka kerkuar kryeministrit te Maqedonise te zbatoje premtimet per paqen.

Bashkimi Europian po ushtron presion te madh ndaj Maqedonise qe ajo te shpejtoje zbatimin e ligjeve te premtuara ne kuader te marreveshjes se paqes te vitit te kaluar te arritur ne Oher e cila i dha fund nje kryengritjeje te armatosur shtate mujore te pakices Shqiptare ne vend.


Perfaqesuesit e BE-se kane akuzuar Kryeministrin Ljubcko Gjeorgjevski se po vonon miratimin e legjislacionit i cili do te zgjeroje perdorimin e gjuhes Shqipe dhe do te lejoje perfaqesim te njejte te Shqiptareve dhe Maqedonasve ne institucionet shteterore. Marreveshja e Ohrit e arritur ne muajin Gusht ka vendosur se keto dhe reforma te tjera duhet te kryhen brenda afatit ligjor te ketij parlamenti, por deri me tani ka pasur pak shenja per ndonje perparim ne kete fushe.


Keto verejtje jane bere gjate nje takimi ne Luksemburg me 16 Prill te delegacioneve te drejtuara nga Gjeorgjevski dhe Komisioneri i BE-se Havier Solana. Qellimi i ketij takimi ka qene rishikimi i progresit te Marreveshjes se Stabilizim Asocimit te Prillit te kaluar, nje forum per vleresimin e progresit te Maqedonise drejt integrimit ne BE.


"Natyrisht," ka thene David Daly, kryetar i Zyres se Ballkanit ne BE, "ne nuk mund te detyrojme asnjeri te beje ate qe mendojme ne se eshte e drejte. Ne thjesht ofrojme nje analize te asaj qe eshte e nevojeshme te behet per te arritur integrimin ne Europe". Meqenese Maqedonia i ka mbeshtetur shpresat e saj ne integrimin ne Europe, "keshillat" e Brukselit nuk mund te lihen me nje ane me lehtesi.


Vetem nje nga ligjet e propozuara ne Oher ka hyre tashme ne fuqi, nje mase qe ka te beje me veteadministrimin lokal. Edhe ky ligj eshte miratuar vetem pas presioneve te nje konference te donatoreve te cilet kane ofruar ndihmen e tyre ekonomike. Edhe nje propozim per te caktuar diten e zgjedhjeve te reja te pergjitheshme eshte anashkaluar deri me tani.


"Takimi i Luksemburgut ka qene nje mengjes jo zyrtar politik gjate te cilit ne i kemi dhene keshilla miqesore se si vendi mund te rikthehet ne normalitet," ka thene zedhenesja e BE-se, Ema Advin. Gjate nje konference te shkurter per shtyp pas takimit, jane dhene disa hollesi per ato qe i kane thene zyrtaret e BE-se Gjeorgjevskit.


Nje diplomat Europian ka thene per IWPR-ne se "autoriteti i Solanes ka nje peshe te vecante ne Maqedoni. Ai i ka thene Gjeorgjevskit se ka ardhur koha te ndermerren ndryshimet e nevojeshme".


Paketa e ligjeve e parashikuar ne marreveshjen e Ohrit perfshinte lejimin e perdorimit te gjuhes Shqipe ne parlament dhe lejimin e Shqiptareve qe te kene dokumentat e tyre te identifikimit ne te dyja gjuhet.


Zedhenesja e Solanes, Cristina Goljac, ka thene se takimi i Luksemburgut ka kerkuar veprime ne tre drejtime. Se pari, Kryeministri Maqedonas duhet te siguroje qe te gjitha ligjet e nevojeshme te pergatiten brenda mesit te muajit Maj. Se dyti, duhet te planifikohet menjehere mbajtja e zgjedhjeve te pergjitheshme. Dhe se treti Solana ka theksuar se Presidenti Boris Trajkovski duhet te vazhdoje te luaje nje rol drejtues ne qeverisje. Kjo e fundit duket se eshte nxitur nga fakti qe presidenti prej disa kohesh eshte vendosur nen sulme te shumta te njerezve te afert me Gjeorgjevskin.


Ema Advin, zedhensja e komisionerit te jashtem te BE-se, Chris Paten, ka thene se Brukseli mendon se zgjedhjet ne Maqedoni duhet te zhvillohen me 15 Shtator. Kjo date do te lejonte pjesemarrjen e 700 vezhguesve te BE-se te cilet me pas do te duhet te ndjekin zgjedhjet ne Kosove dhe Bosnje.


Komisioneri Paten ka bere edhe kerkesa te tjera. Ai ka kerkuar nje lufte serioze ndaj korrupsionit, reforma ne administraten publike, liri me te madhe te shtypit dhe nje rishikim te sistemit te sigurise. Ne vecanti, Paten ka kerkuar shperberjen e grupit policor paraushtarak te njohur me emrin Luanet - nje grup i akuzuar nga organizatat humanitare per ushtrim dhune ndaj Shqiptareve etnik.


Daly ka thene se BE ka ngritur per diskutim problemet e sigurise gje e cila normalisht nuk eshte detyre e saj "sepse ne mendojme se organizatat paraushtarake perbejne nje pengese per demokracine, shoqerine civile dhe sistemin politik".


Svetlana Jovanovska eshte korrespondente e se perditeshmes se Shkupit, Dnevnik, ne Bruksel.


Frontline Updates
Support local journalists