MAQEDONI: ARRESTIME TE REJA PER KORRUPSION
Disa ish ministra te qeverise se kaluar jane arrestuar si pjese e perpjekjeve te qeverise per te crrenjosur korrupsionin.
MAQEDONI: ARRESTIME TE REJA PER KORRUPSION
Disa ish ministra te qeverise se kaluar jane arrestuar si pjese e perpjekjeve te qeverise per te crrenjosur korrupsionin.
Autoritetet e reja ne Maqedoni, te cilat kane filluar te arrestojne ish ministra te akuzuar per mashtrime dhe pervetesime gjate kater vjeteve te kaluara ne pushtet, kane shenuar arritjen e tyre me te madhe.
Vojo Mihajlovski, ish drejtor i Fondit te Sigurimeve Shendetesore, eshte arrestuar me 9 Janar, i akuzuar per abuzime me fondet publike ne shumen prej me se nje milion euro. Ai do te mbahet i arrestuar per nje periudhe 30 ditore ne pritje te gjyqit.
Ky fond ka qene ne qender te akuzave per mashtrime ne shkalle te gjere perfshire edhe caktimin e cmimeve te ilaceve dhe transferimin e fondeve nga kompanite farmaceutike ne arken e ish partise ne pushtet, VMRO-DPMNE.
Mihajlovski eshte sekretar i pergjitheshem i VMRO-DPMNE, e cila tani eshte partia me e madhe e opozites ne vend. Qeveria e re ka lene te kuptohet se kryetari i partise, ish kryeministri Ljupco Gjeorgjevski, mund te kete probleme shume shpejt.
Fushata anti korrupsion ka filluar menjehere pas zgjedhjeve te 15 Shtator, te cilat kane sjelle ne pushtet Bashkimin Demokratik Social Demokrat, SDSM, ne koalicion me Bashkimin Demokratik per Integrim, BDI, parti e cila perfaqeson pakicen Shqiptare dhe drejtohet nga ish pjestare te kryengritjes se armatosur.
"Askush nuk do te kursehet, pavaresisht nese jane ne maje ose ne fund te hierarkise se vjeter," ka thene Kryeministri Branko Cervenkovski, kryetar i SDSM, ne intervisten e tij te pare me rastin e vitit te ri me gazeten e perditeshme te Shkupit, Dnevnik. "Nese kemi prova se ish kryeministri eshte i perfshire ne veprimtari kriminale edhe ai do te pergjigjet".
Me pare kete jave, Crvenkovski ka thene se qeveria po pergatiste nje strategji kombetare per luften ndaj korrupsionit. "Ne jemi te vendosur te luftojme krimin e organizuar dhe korrupsionin ne te gjitha nivelet, vecanerisht ne gjirin e strukturave dhe institucioneve te larta," ka thene ai per median.
Arrestimet kane filluar nga shitja e kompanise me te madhe botuese, ndermarrja shteterore Nova Makedonija. Me 10 Dhjetor te vitit te kaluar, ministria e brendeshme ka ndaluar drejtorin e kompanise, Nikola Tasev, dhe kater kolege te tij me akuza per korrupsion. Ata kane marre masen e gjykates per 30 dite arrest deri ne zhvillimin e séances gjyqesore.
Tasev dhe te tjeret jane akuzuar se kane pervetesuar ilegalisht 2.3 milion euro fonde te shtetit ne favor te kompanise Sllovene Jug-storit, e cila eshte perpjekur te bleje pjesen me te madhe te aksioneve te kompanise Nova Makedonija. Ne te njejtin rast, ministria e brendeshme ka ngritur akuza edhe ndaj ish ministrit te ekonomise, Besnik Fetaj, i Partise Demokratike te Shqiptareve, nje partnere e koalicionit te VMRO-DPMNE.
Zedhenesi i ministrise Voislav Zafirovski ka thene deri tani se policia nuk ka arritur te zbuloje vend ndodhjen e Fetaj. "Nese leshohet nje urdher arresti dhe policia nuk mund ta gjeje ate, atehere do te leshojme nje urdher arresti nderkombetar per te," ka thene Zafirovski per te perditeshmen Utrinski Vesnik.
Si rezultat i ketyre akuzave, qeveria e re ne muajin Dhjetor ka anulluar shitjen e Nova Makedonija dhe aksionet jane kthyer ne pronesi te shtetit.
Edward Joseph, drejtor i Grupit Nderkombetar te Krizave, ICG, ne Maqedoni, ka thene per IWPR se arrestimet jane te paprecedente ne ish Jugosllavi, ku edhe ish zyrtare te larte teper famekeq per korrupsion dhe perfitime personale shume shpesh nuk jane ndeshkuar fare.
Por ai gjithashtu ka theksuar se qeveria duhet te tregoje se eshte po aq e vendosur te ndeshkoje korrupsionin e zyrtareve te saj dhe njerezve te afert me te, ashtu sic po perpiqet te beje me njerez te ish qeverive te mepareshme
Ne muajin Gusht te vitit te kaluar, ICG ka botuar nje raport sipas te cilit korrupsioni ne Maqedoni eshte kryesisht me baze ne shtet dhe eshte shtuar shume aq sa perben kercenim serioz per vete mbijetesen e vendit.
Gjeorgjevski eshte vendosur nen vemendjen e mediave ne muajin Mars, kur ato kane njoftuar se ai po ndertonte nje pallat te madh ne nje lagje te shtrenjte te Shkupit ne nje toke te blere per 2.5 milion euro. Projekti i ndertimit kishte filluar ne emrin e Sonja Takovska, motra e bashkeshortes se kryeministrit.
Kur kjo histori ka dale ne publik, punimet u ndalen per nje fare kohe, dhe ne regjistrat e pronesise u ndryshuan disa emra.
Snezana Georgievska, gruaja e ish kryeministrit, ka insistuar se ndertimi nuk kishte te bente me familjen e saj. "Ka qene nje grua tjeter me te njejtin emer si motra ime," ka thene ajo ne nje deklarim per shtyp.
Vetem pak perpara pushimeve te Vitit te Ri, Tatjana Mitrevska, drejtoreshe e organizmit te tokave dhe pese bashkepunetore te saj, jane arrestuar me akuza per fallsifikim dhe shkaterrim te dokumentave per te fshehur prova ne lidhje me pronen e dyshimte. Mitrevska eshte bashkeshortja e ish shefit te kabinetit te Gjeorgjevskit.
Me pas me 9 Janar, ish deputeti i parlamentit Amdi Bajram, i cili ka qene i vetmi anetar i asamblese me origjine Rome, eshte arrestuar se bashku me nje zyrtar te VMRO-DPMNE te akuzuar per nje skandal financiar prej nje milion euro ne lidhje me nje kompani tekstilesh ne Maqedonine jugore.
VMRO-DPMNE ka kundershtuar te gjitha akuzat ndaj njerezve te saj, duke thene se ato jane pjese e nje fushate hakmarrese nga qeveria e re. I intervistuar nga nje gazete e perjaveshme lokale ne Dhjetor, Gjeorgjevski, dukshem i shqetesuar, ka paralajmeruar se nese arrestimet do te vazhdonin, "Maqedonia nuk do te jete nje vend i mire per te jetuar".
Marjan Gorcev, zevendes president i VMRO-DPMNEk adeklaruar me 13 Janar, se "Gjendja ne partine tone nuk eshte normale". Ai i ka pershkruar arrestimet dhe kercenimin per arrestime te metejshme si ngjarje tronditese te cilat "destabilizojne partine". Gorcev, ka thene se nje person duhet te konsiderohet si kriminel vetem pas nje vendimi zyrtar te gjykates, dhe jo pas ngritjes se akuzave.
Zedhenesi i VMRO-DPMNE, Vlatko Gorcev ka thene per IWPR se "cdo zyrtar publik eshte pergjegjes per ceshtjet e tij. Megjithate, nese analizohen nga afer te gjitha hapat dhe veprimet e SDSM, eshte e kuptueshme se ato jane nje perpjekje e qellimshme politike per te eleminuar te gjithe opoziten ne vend".
Ministri i brendeshem Hari Kostov ka thene per median me heret kete jave se ai kishte krijuar nje ekip i cili do te pergatiste nje strategji anti korrupsion: "Asnje veprimtari kriminale nuk te te kaloje pa u ndeshkuar dhe as policia e as qeveria nuk do te terhiqen nga hetimi i aktiviteteve kriminale".
Zyrtaret nderkombetare ne Shkup i kane konsideruar arrestimet si pjese e nje perpjekjeje per te vendosur rregullin e ligjit. "Kjo ndodh ne shoqerite normale, nese ke keqperdorur pozicionin tend duhet te mbash pergjegjesi, dhe kjo eshte nje gje e mire," ka thene nje diplomat perendimor per IWPR.
Disa studime nga Qendra Studimore Vitosa dhe USAID, te botuara ne fund te vitit te kaluar, kane treguar se krimi i organizuar dhe korrupsioni i kushtojne vendit mbi 200 milion dollare te humbura cdo vit. Buxheti vjetor i shtetit eshte rreth nje milliard dollare.
Sipas ketij studimi, kater te pestat e qytetareve Maqedonas mendojne se korrupsioni eshte me i larte ne rradhet e ministrave, deputeteve dhe zyrtareve te doganave.
Nderkohe qeveria e re, eshte perballur me akuza per nepotizem dhe favorizim te njerezve te afert me te. Ajo ka emeruar Zoran Verusevski si drejtor te Departamentit te Sigurise dhe Kunder Zbulimit, i cili sic eshte mesuar me pas posedonte ne menyre te paligjeshme te pakten nje apartament shteteror. Verusevski nuk ka pranuar te jape doreheqjen per shkak te kesaj ceshtjeje.
"Nje person i cilika nje pikpyetje mbi moralin e tij nuk duhet te qendroje ne nje post kaq te rendesishem," ka thene Slagjana Taseva, drejtoreshe ekzekutive e organizates Transparence Nderkombetare ne Maqedoni. "Ne menyre qe te mos demtohet integriteti dhe imazhi i qeverise, Verusevski duhet te jape doreheqjen, ose te shkarkohet nga posti i tij".
Zaklina Gjorgjeviq eshte gazetare e gazetes se perditeshme Utrinski Vesnik ne Shkup.