Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

MAQEDONËT PROTESTOJNË NDAJ AKTAKUZËS SË“NJËANSHME” TË BOSHKOVSKIT

Derisa shqiptarët uruan veprimet e prokurorëve të Hagës, maqedonët thonë se ky vendim ofron një vështrim të pjesërishëm të konfliktit në vitin 2001.
By Ana Petruseva

Aktakuza e liruar ndaj ish ministrit të brendshëm maqedon Ljube Boskovski dhe një zyrtari policor, Johan Tarculovski, mund të ketë thelluar zbrazëtinë e tanishme në mes të maqedonëve dhe shqiptarëve si dhe ka trazuar koalicionin e brizhtë qeveritar, thonë vëzhguesit politik.


Lajmi i aktakuzës së tribunalit me 14 mars në fillim shkaktoj pak reagime, si rezultat i konfliktit dhe akuzave politike rreth mashtrimeve në zgjedhjet lokale gjatë javës së kaluar.


Por analistët paralajmërojnë se pasi protestimet rreth votimit do të qetësohen, vendimi për të akuzuar dy maqedonë mund të ketë pasoja afatgjate për një vend i cili ende nuk është ripërtrirë nga konflikti etnik i armatosur në mes të maqedonëve dhe shqiptarëve në vitin 2001.


Në aktakuzë, prokurorët e Hagës akuzuan Boshkovskin me përgjegjësinë e vrasjes së shtatë personave gjatë një sulmi policor në fshatin shqiptar të Lubotenit në gusht të vitit 2001.


Ai gjithashtu u akuzua për rrahjen e civilëve të paraburgosur, gjatë dhe pas sulmit të policisë maqedone në fshat.


Aktakuza përmend Tarculovskin si komandant të njësisë e cila kreu sulmin në Luboten. Tarculovski është arrestuar në Shkup me 14 mars dhe u transferua në Hagë me 16 mars.


Boshkovski, i cili mbanë shtetësi të dyfishtë, iku në Kroaci në maj të vitit 2004 pasi Maqedonia e akuzoj atë për vrasjen e shtatë imigrantëve.


Ai momentalisht gjindet në burgun e Pulës, në Kroaci, ku mbahet në paraburgim që nga shtatori nga gjykatat kroate pas kërkesës së gjyqësisë maqedone që të hetoj rolin e tij në vrasjen e shtatë meshkujve – një indian dhe gjashtë pakistanezë – në Maqedoni gjatë vitit 2002. Ai u ballafaqua me akuzë për vrasjen e tyre me 26 shkurt. Të dy individët ballafaqohen me tri akuza të mosrrespektimit të rregullave dhe zakoneve të luftës, përfshirë krimin e vrasjes, trajtim jonjerëzor dhe shkatërrim të shtëpive në fshat.


Bejtula Qaili, vëlla i Atula Qailit, 35 vjeçar, një fshatar nga Luboteni, i cili vdiq si rezulat i rrahjeve me 13 gusht 2001, i tha IWPR-së se ai ndihej “i shliruar” pas ndëgjimit të vendimit të tribunalit të Hagës për të akuzuar këta persona rreth atyre ngjarjeve.


Qaili tregoj fotografi bezdisëse të vëllaut të tij të cilat tregonin atë para varrimit pesë ditë pas vdekjes së tij. (Familja e tij nuk ka arritur të marrë kufomën për disa ditë). Fotografia tregon një trup përplot shenja të të rrahurit, prerje dhe djegje nga cigaret.


“Shqiptarëve dhe maqedonëve u është nevojitur kjo [aktakuzë] që më në fund të arrijmë deri te e vërteta,” thotë ai. “Unë nuk i urrej të gjitë maqedonët – kjo nuk do të më kthej vëllaun.”


Bejtulla shtoj se nëse personat e përgjegjshëm për krimet në Luboten do të vihen para gjyqësisë, kjo mund të ndihmojë në pajtimin në mes të dy komuniteteve. Derisa shumica e shqiptarëve ndajnë mendimin e Qailit për aktakuzë si një pjesë e rëndësishmë në procesin e pajtimit, maqedonët e shohin këtë çështje nga një vështrim krejt tjetër.


“Çka sa i përket djemëve dhe vëllezërve tanë të cilët pësuan duke mbrojtur këtë vend kur ishin sulmuar?” pyet një maqedon nga Lubanci, fshati i Tarculovskit, vetëm disa kilometra nga Luboteni.


Ai merrte pjesë në një protestë të organizuar nga disa qindra njerëz lokal me 15 mars për të kërkuar lirimin e Tarculovskit dhe Boshkovskit.


Analistët maqedonë thonë se pasi Haga ka akuzuar vetëm dy maqedon rreth konfliktit të vitit 2001, kjo do të zemërojë maqedonët dhe do të përkeqësojë marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy komuniteteve.


Kjo gjithashtu do të shtoj presion tek autoritetet vendore që të hapin një debat të vërtetë – dhe të vendosin luftëtarët shqiptarë para gjyqësisë – për rastet e 2001, ata thonë.


Deri më tani, autoritetet kanë nguruar të fillojnë një hetim serioz, duke e parë këtë shumë sensitive dhe problematike, pasi që kjo do të involvonte diskutimin e veprimeve të ish luftëtarëve të cilët tani janë anëtarë parlamenti. Por analistët thonë se aktakuza e Tarculovskit dhe Boshkovskit do të fuqizojë thirrjet për zgjidhjen e katër rasteve nga konflikti i vitit 2001 i cili përshinë liderët e ish forcës rebele, Ushtrisë Çlirimtare Kombtare, UÇK.


Njëra ka të bëjë me dhjetë individë nga lidershipi i UÇK-së të cilët dyshohen të kenë marrur pjesë në kryerjen e krimeve. Një rast tjetër ka të bëjë me një varrezë masive e cila përmban trupat e 12 maqedonëve të humbur nga Tetova.


Rasti i tretë ka të bëjë me kidnapimin dhe torturimin e disa punëtorëve të ndërtimit dhe e fundit ka të bëjë me mbylljen e pendës së Lipkovës nga UÇK-ja, e cila la qytetin e Kumanovës pa ujë të pishëm për disa javë.


Si qëndrojnë gjërat, prokurorët e Hagës nuk kanë liruar aktuakuza ndaj këtyre katër rasteve, që do të thotë se ato do të kthehen në gjykatat maqedone. (Rastet ishin në konsiderim nga gjykatat maqedone kur Haga morri përsipër hetimin e tyre).


Mirjana Maleska, profesoresh në Universitetin Evropian Juglindor, me qendër në tetovë, thotë se akuzimi i ish-ministrit të brendshëm dhë një polici tjetër do të zemëronte shumë maqedon.


“Kjo do të thelloj perceptimin ndër maqedonë se Haga është e njëanshme dhe gjithashtu do të rrezikoj marrëdhëniet ndëretnike të brizhta,” thotë ajo për IWPR.


Saso Ordanoski, redaktor i revistës Forum, ndanë gjithashtu këtë mendim. “Ata kanë dhënë një shembull për Maqedoninë, “ thotë ai, duke iu referuar gjykatës së Hagës, “pasi është vendi i vetëm ky Haga ka akuzuar vetëm njërën palë të konfliktit.”


Borjan Jovanovski, analist vendor, thotë se aktakuza do të jetë kontraproduktive për këtë shtet Ballkani në aspekt afatgjatë.


“Ne nuk do të kemi pasqyrë të çartë se si dhe pse filloj konflikti dhe se kush ishte përgjegjës për vrasjet,” tha ai për IWPR. Aktakuza, shtoj ai, do të “zgjoj ndjenja të revoltës tek maqedonët pasi Haga po shkruan historinë dhe me këtë i bënë maqedonët si komb kolektivisht përgjëgjës për këtë konflikt.”


Jovanovski tha se kjo aktakuzë do të ngrisë presionet tek autoritetet që të hapin katër rastet kundër guerilëve shqiptarë, dhe se kjo do të destabilizonte qeverinë, pasi partitë që përfaqësojnë ish-guerilet tani janë në qeveri si partner të partisë qeverisëse Social Demokratëve.


Autoritetet kanë rreguar me indinjatë, duke pohuar se gjykata holandeze nuk është treguar e drejtë.


Në janar, kryeministri Vllado Buckovski tha, “Nëse tribunali i Hagës lëshon aktakuzë vetëm kundër rastit të Lubotenit, kjo do të tregoj një pasqyrë jo të plotë të ndodhive gjatë konfliktit të vitit 2001.”


Buckovski shtoj se do të ishte e padrejtë që i gjithë faji të bie mbi forcat maqedone të sigurisë.


Me ton të njejtë, Presidenti Branko Crvenkovski tha se do të jetë “e papranueshme të akuzohen vetëm pala maqedone për krime lufte.”


Marjan Gjurovski, zëdhënës i kryeministrit, konfirmoj për IWPR se autoritetet tani prisnin që katër rastet kundër ish-luftëtarëve shqiptarë të kthehen tek gjykatat vendore.


“Atutoritetet do të bashkëpunojnë me Hagën por presin që tribunali të kthej katër rastet tek gjykatat maqedone,” tha Gjurovski për IWPR me 16 mars.


Por derisa një debat më i fresket dhe i sinqertë rreth rasteve të vitit 2001 mund të duket si një zhvillim i shëndoshë, analistët paralajmërojnë se do kjo do të shkoj në dëm të çështjeve prioritare.


“Një debat i tillë do të marrë shumë kohë, energji dhe emocione,” tha Borjan Jovanovski, “dhe kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet e koalicionit qeverisës, si dhe mund të bllokoj reformat.”


Ana Petruseva është udhëheqëse e projektit të IWPR në Maqedoni.