MALI I ZI: SKANDALI I TREGTISE SE SEKSIT
Arrestimi i nje zyrtari te larte me akuzen per perfshirje ne trafikun e qenieve njerezore ka nxitur spekulime rreth perfshirjes se figurave te tjera te rendesishme ne kete aktivitet.
MALI I ZI: SKANDALI I TREGTISE SE SEKSIT
Arrestimi i nje zyrtari te larte me akuzen per perfshirje ne trafikun e qenieve njerezore ka nxitur spekulime rreth perfshirjes se figurave te tjera te rendesishme ne kete aktivitet.
Nje skandal ne lidhje me perfshirjen e mundeshme te figurave te larta te drejtesise ne trafikun e prostitutave nga vendet e Europes Lindore rrezikon te shkaktoje viktima te tjera, pas arrestimit sensacional te zevendes prokurorit te pergjitheshem, Zoran Piperoviq.
Piperoviq eshte arrestuar me 30 Nentor se bashku me Bajram Orahovac, pronar i nje restoranti, si te dyshuar per perfshirje ne trafik qeniesh njerezore pasi jane permendur nga nje grua Moldave e cila ka arritur te shpetoje nga tutoret e saj ne Podgorica dhe ka kerkuar ndihmen e policise.
Vajza 28 vjecare, e njohur vetem si SC, eshte larguar nga nje apartament ne Podgorica me 12 Nentor dhe ka kerkuar ndihmen e policise.
Mali i Zi njihet prej kohesh si nje pike tranzite per biznesin fitimprures te trafikimit te vajzave per ne vendet Perendimore ku punojne si prostituta apo vajza shoqeruese. Viktimat, kryesisht nga Rusia, Moldavia dhe Ukraina, mashtrohen nga trafikantet me premtimin per te punuar si kameriere apo kujdestare femijesh.
Trafikantet, kryesisht Ruse dhe Shqiptare e kalojne ngarkesen e tyre njerezore ne duart e bashkepunetoreve te tyre Malazez. Ne ate moment, vajzave u merren dokumentet, nuk u jepen para dhe praktikisht ato nuk kane asnje mundesi pervec se te punojne per ta ne industrine e seksit.
Irfan Kurpejoviq, i cili rrjedh nga nje familje e njohur ne Podgorica, dhe biznesmeni Ekrem Jesaviq jane ndaluar fillimisht ne baze te deklarimeve te vajzes Moldave ne polici me 23 Nentor. Sipas nje burimi te IWPR, SC ka thene se ajo kishte qene "prone" e Kurpejoviq i cili me pas e ka shitur tek Jesaviq. Dy te akuzuarit i kane hedhur poshte te gjitha akuzat.
Nje jave me pas, zevendes prokurori i pergjitheshem dhe Orahovac jane arrestuar. Hetimi perbashket per te kater personat ka filluar me 3 Dhjetor.
As policia, dhe gjykatesja hetuese, Ana Vukoviq, dhe as prouroria nuk kane shpjeguar publikisht perfshirjen e kater personave te dyshuar ne rastin e SC, megjithese media nuk ka vonuar te jape versionet e saj per ngjarjen.
Sipas se perditeshmes Vijesti, perfshirja e Piperoviq me vajzen Moldave ka filluar ne vitin 1998 kur ai e ka marre ate nga nje tutor ne qytetin Bijeljina ne Bosnje, e ka sjelle ne Malin e Zi dhe me pas e ka "shitur" pronarit te nje klubi nate ne Podgorica te quajtur Oskar. Nuk eshte ende e qarte se si Kurpejoviq dhe Jesaviq kane kontaktuar dhe jane bere pronare te vajzes.
Vajza Moldave ka thene gjithashtu se ajo ka punuar ne nje restorant ne pronesi te Orahovac, i cili eshte arrestuar se bashku me Piperoviq. Nuk dihet ende se si ka shkuar per te punuar ajo atje.
Restoranti i Orahovac ka fituar nje reputacion si nje vend ku klientet mund te perdorin sherbimet e prostitutave ne cdo kohe gjate dites dhe nates. Pronari i saj eshte nje njeri me lidhje te forta. Orahovac shihej shpesh ne shoqerine e punonjesve te drejtesise apo te policise dhe kishte krijuar idene e nje njeriu te paprekshem. Restoranti i tij nuk ka nje emer dhe nuk eshte regjistruar kurre.
Nje burim i policise ka thene per IWPR se "disa politikane shkojne atje, dhe atje organizohen orgji me vajzat. Klientet jane njerez te njohur, keshtu qe ai (Orahovac) dhe Piperoviq i kishin keta njerez nen kontroll".
Piperoviq ka kundershtuar me force te gjitha akuzat ndaj tij, duke thene se ai eshte viktime e nje komploti te qeverise. Burime nga sistemi i drejtesise thone se ai ka kercenuar se "dikush do te paguaje shtrenjte" per arrestimin e tij.
Piperoviq nuk eshte i vetmi zyrtar i cili perballet me akuza per perfshirje ne trafikun e qenieve njerezore.
Burime te aferta me hetimin thone se kur vajza Moldave ka treguar eksperiencen e saj para gjykatesit hetues per periudhen kater vjecare te qendrimit ne Malin e Zi, pervec Piperoviq dhe tre te dyshuarve te tjere, ajo ka permendur edhe figura te tjera ne sistemin gjyqesor, polici dhe politike.
Burimet thone se nje prej emrave te permendur prej saj eshte edhe ai i prokurorit te pergjitheshem, Bozhidar Vukceviq, duke thene se ai ka qene nje prej klienteve.
Vukceviq ka thene per IWPR se ai ka qene mik i Orahovac dhe se ka vizituar restorantin e tij. "Ne jemi miq, une kam qene ne restorantin e tij. Megjithate, une nuk kam pare kurre prostituta atje dhe nuk kam shkuar atje se bashku me Piperoviq," ka thene ai.
Prokurori i pergjitheshem ka kundershtuar me force te gjitha komentet e bera ne media kunder tij dhe ka perjashtuar perfshirjen e tij me gruan apo me trafikun njerezor. Ai gjithashtu ka hedhur poshte zerat se policia eshte perpjekur ta arrestoje ate por arrestimi i tij eshte ndaluar nga autoritetet e larta.
Ne nje deklarate, Cukceviq ka thene se ai do te jape doreheqjen vetem nese provohej se zevendesi i tij "eshte ligjerisht dhe kriminalisht pergjegjes per veprimet e paligjeshme per te cilat akuzohet".
Pavaresisht kundershtimeve te tij, organizatat jo qeveritare, OJQ, dhe organizma te tjera kane kerkuar doreheqjen e tij. Grupi per Ndryshime, nje OJQ e drejtuar nga Nebojsha Medojeviq, e perbere nga shume intelektuale reformatore, ka thene se ishte e nevojeshme qe "prokurori i pergjitheshem te shkarkohej menjehere dhe te krijoheshin kushtet e nevojeshme qe gjyqi te zhvillohej pa asnje presion nga jashte".
Nje tjeter burim nga gjyqesori ka parashikuar se nese Piperoviq pranon se ka qene i perfshire ne nje fare menyre ne rastin e SC, te tjera figura publike do te akuzoheshin se shpejti, sepse thuhet se ai zoteron prova per perfshirjen e tyre te drejtperdrejte ne rrjetin e tregtise se seksit.
Vijesti ka botuar njoftime me 3 Dhjetor, sipas te cilave ne apartamentin e Orahovac jane gjetur videokaseta, te cilat tregojne figura publike qe kane marre pjese ne orgji. Megjithate, burime policore nuk kane pranuar ekzistencen e ketyre kasetave.
Burime te forcave te rendit thone se ne shtepine e Orahovac jane gjetur dokumenta me informacione konfidenciale - te ashtuquajtura "buletine zyrtare" te cilat u shperndahen vetem nje rrethi te vogel te zyrtareve te larte, por ata nuk kane pranuar te komentojne ne lidhje me informacionet e dhena ne shtyp se ato kane qene ne adrese te Vukceviq.
Nese ngrihet nje akuze zyrtare, vajza Moldave eshte e gateshme te deshmoje ne gjykate, sipas drejtueses se qendres ku ajo eshte vendosur tani. Ljiljana Raiceviq ka thene se SC eshte ne gjendje shume te keqe. Ajo ka thene se ishte e qarte se vajza ishte rrahur dhe ishte lene pa ushqim dhe se ende kishte shenja te dukeshme te dhunes fizike ne trupin e saj.
Skandali duket se do te zgjerohet me teper. Megjithate, mbetet e paqarte, nese arrestimet e koheve te fundit perbejne nje sinjal te ri per vendosmerine e autoriteteve per te luftuar rrjetin e krimit te organizuar, mungesa e se ciles ka shkaktuar kritika te ashpra nga Bashkimi Europian. Por ekziston edhe shqetesimi se kjo mund te jete vetem nje perplasje e brendeshme ne gjirin e qeverise.
Kacusa Krsmanoviq eshte nje gazetare e se perditeshmes Publika ne Podgorica.