MALI I ZI: POLITIKANËT E MALIT TË ZI PËRQESHIN LIGJIN

Korrupcioni dhe anshmëria e sistemit gjyqësor në Mal të Zi pamundësojnë garancën për drejtësi.

MALI I ZI: POLITIKANËT E MALIT TË ZI PËRQESHIN LIGJIN

Korrupcioni dhe anshmëria e sistemit gjyqësor në Mal të Zi pamundësojnë garancën për drejtësi.

Tuesday, 2 August, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Legjislacioni i Mali të Zi mund të flas për një gjyqësi të pavarur, të lirë nga ndonjë përzierje e qeverisë e cila ishte e zakonshme në ditët e komunizmit.

Por në realitet, vëzhguesit thonë, politikanët kanë ndikim të madh në sistemin gjyqësor të vendit.

Derisa ligjet e reja deri dikund kanë pastruar procesin e emërimit të gjykatësve dhe promovimit të tyre, anëtarët e parlamentit ende kanë mundësinë të ndalojnë të gjitha vendimet sipas dëshirës.

Dhe mungesa e përgjegjësisë do të thotë se vendimmarrja e pakujdesshme dhe anshmëria e hapur janë të zakonshme në procesin e kundërshtimit.

Në vitet e fundit gjithashtu ka pasur akuza se presionet politike po ushtrohen drejtëpërdrejtë tek anëtarët e gjyqësisë së Malit të Zi përmes kërcënimit ose keqtrajtimit.

Në të njejtën kohë, pagat e ulëta të personelit – e cila përpos që çon në largimin e personave të talentuar dhe të aftë në pjesë të tjera të sektorit ligjor – inkurajon korrupcionin.

Dhe çështja e korrupcionit nuk ndihmohet nga fakti se politikanët kanë fjalën e fundit sa i përket pagave të gjykatësve, dhe madje edhe cilët nga ata duhet të fitojnë çasje në privilegje si apartamente të subvencionuara shtetërore.

POLITIKANËT NDIKOJNË GJYKATAT

Rasti më famëkeq i cili reflekton marrëdhëniet në mes të gjyqësisë së Malit të Zi dhe elitës politike në vend daton nga viti 1997, në mes të raundit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve presidenciale kur kryeministri i tanishëm Milo Gjykanoviq fitoj me një përparësi të vogël ndaj rivalit Momir Bulatovic.

Si rezultat i akuzave se mbështetësit e Bullatoviqit krijuan mijëra votues të rrejshëm për të ndryshuar rezultatet, Gjykata Supreme e Malit të Zi papritmas brenda tri ditëve morri vendimin lidhur me 14,000 emra në regjistrin elektoral .

Ratko Vukotic, kryetari i atëhershëm i Gjykatës Supreme, thotë se procesi ishte i shpejtë pasi përfshinte vetëm kontrollin e shtetësisë, certifikatës së lindjes dhe adresës së shtëpisë për secilin votues.

Por vëzhguesit, të mësuar me veprimet e ngadalshme të sistemit gjyqësor të Malit të Zi, nuk janë të bindur.

PREFERENCAT POLITIKE

Analistët i thanë Raportit të Krizave për Ballkan, BCR, se ndërhyrjet politike në gjyqësinë malazeze ndikojnë deri mënyrat se si arrihen vendimet rreth personelit.

Kandidatët potencial për pozita të gjykatësve në Mal të Zi nominohen nga Këshilli Gjyqësor i vendit, JC. Sipas ligjit i cili hyri në fuqi në shkurt të vitit 2002, ky insitucion përfshinë anëtarë të gjyqësisë me përvojë, ekspertë juridik dhe përfaqësues të Asociacionit të Avokatëve të Malit të Zi.

Rregullimi i tanishëm shënon një hap të rëndësishëm në krahasim me kohërat e komunizmit, kur anëtarët e JC ishin kryesisht politikanët.

Por parlamenti ende duhet të verifikoj nominimet e ofruara nga këshilli. Dhe koalicioni qeveritar – i përbërë nga Social Demokratët, SDP, dhe Partia Demokratike e Socialistëve, DSP – në dy vitet e fundit kanë kundërshtuar dhjetë kandidatë për pozita të gjykatësve ose kryetarëve të gjykatave.

Në raste të tilla, anëtarët e parlamentit nuk janë të detyruar të spjegojnë arsyet prapa vendimeve të tyre. Nënkryetari i SPD Miodrag Ilickovic – i cili vet ishte gjykatës deri në fillim të viteve 1990 – i tha BCR se në fakt procesi i vendimmarrjes ishte i përciptë.

“Skenari më i keq është kur profili i kandidatëve nuk diskutohet as nga komisioni gjyqësor i parlamentit e as në seancat e zakonshme. E gjithë procedura kryhet pa ndonjë diskutim,” ai tha. “Është katastrofë sepse gjykatësit zgjedhen në bazë të thashethëmeve.”

Për më shumë, fakti që parlamenti ka të drejtën e vetos ndaj kandidatëve do të thotë se vendimet shpesh ndikohen nga konsideratat politike.

Një raport në fund të vitit 2003 nga Këshilli i Evropës pohoj se sipas sistemit të vetos, procesi i aprovimit të gjykatësve në Mal të Zi “vazhdon të ndikohet nga politika.”

Një zyrtar nga koalicioni qeverisës, i cili dëshiroj të mbetet anonim, deklaroj për BCR se deri më sot politika ka qenë faktori vendimtar në gati çdo rast ku anëtarët e parlamentit kanë vendosur të kundërshtojnë një kandidat.

“Mali i Zi është vend i vogël dhe ne kemi informata mbi disa [kandidatë] të cilët nuk mbështesin politikat e qeverisë,” deklaroj zyrtari. “Është vështirë të binden deputetët të votojnë për ata në rrethana të tilla.”

Ana Vukovic, gjykatëse në Gjykatën e Podgoricës, pajtohet, “Lidhjet politike dhe shoqërore janë më të rëndësishme se aftësia në emërimin e gjykatësve.”

Ky lloj procesi zgjedhor doemos ndikon besnikërinë e stafit të gjyqësisë. “Sistemi gjyqësor thjeshtë i nënshtrohet çfarëdo institucioni politik i cili emëron gjykatësit, në këtë rast parlamentit,” përfundoj Miodrag Vukovic, zyrtar i lartë i DPS.

Në fakt, roli i politikanëve në vendimet rreth personelit të gjyqësisë malazeze nuk kufizohet vetëm nga fakti se kush duhet të lejohet të hyjë në këtë sistem. Parlamenti gjithashtu gëzon të drejtën e vetos ndaj vendimeve të JC rreth promovimit të gjykatësve dhe prokurorëve shtetëror në çdo fazë të karrierës së tyre.

Kryetari i Komitetit të Helsinkit për Drejta të Njeriut në Mal të Zi, Slobodan Franovic, i cili cilësoj ndikimin politik si “faktor të rëndësishëm” në emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve, pohoj se këto konsiderata vazhdonin të aplikoheshin gjatë karierës së tyre. “Personat të cilët me të vërtetë janë të pavarur nga çdo parti politike kanë shansat më të vogla për promovim,” Franovic tha për BCR.

Goran Danilovic, nënkrytari i opozitës Partia Popullore Serbe, SNS, tha se në përgjithësi gjykatësit e Malit të Zi janë nën kontroll të partisë qeverisëse – edhepse ai pranoj se “mund të ketë një apo dy gjykatës të nivelit të ulët të cilët kanë arritur të emërohen pa mbështetës të tyre.”

Sipas Natasa Boskovic, gjykatëse në Gjykatën Ekonomike të Podgoricës, situata është me e keqe në Gjykatën Supreme dhe Gjykatën Kushtetuese. Në këtë fazë të hierarkisë gjyqësore, tha ajo për BCR, besnikëria politike është parakusht themelor për promovim.

KËRCËNIMET DHE KEQTRAJTIMET

Vëzhguesit pohojnë se ndikimi politik mbi gjyqësinë gjithashtu ushtrohet me anë të metodave më të liga. Danilovic pohoj se kjo mund të marrë formën e kërcënimit, duke përdorur “informata lidhur me jetën e përditshme dhe detale private të secilit gjykatës.”

Ai shtoj se presione të tilla shfaqen posaçërisht në rastet të cilat përfshijnë kryeministrin Gjukanoviq dhe aleatët e tij të afërt.

Akuzat e tilla dolën në sipërfaqe në vitin 2003 nga një rast i trafikimit seksual ku prokurori shtetëror Zoran Piperovic dhe tre zyrtarë të tjerë malazes ishin involvuar. Të katërtit mohuan ndonjë lidhje me akuzat.

Gjykatësja Vukovic, e cila ishte gjykatësja hetuese në krye të rastit, më vonë iu drejtua mediave dhe ministrisë së brendshme për tu ankuar se ajo i ishte nënshtruar keqtrajtimeve nga shërbimet shtetërore të sigurisë. Kjo përfshinte, ajo tha, fotografimin e fshehtë, kërcënimin dhe pëgjimin e telefonit të saj.

Gjykatësja Vukovic i tha BCR se ajo ishte e vetëdijshme për presionet politike gjatë gjithë rastit. Por ajo nguroj të zbuloj më shumë detale, duke shprehur brengosjen se komentet e saja mund të “keqkuptohen.”

Autoritetet nuk kanë hetuar pohimet e saja.

Debati rreth këtij rasti u kthye sërish vitin e kaluar me padi për shpifje të paraqitur nga Gjukanovic kundër liderit të Aleancës Liberale Miodrag Zivkovic. Zivkovic ka akuzuar kryeminisrin se ka përdorur shërbimet e femrës së trafikuar nga Moldova e cila ishte përfshirë në gjykimin e vitit 2003 – akuzë të cilën kryeministri fuqishëm mohon.

Gjykatësja e Gjykatës së Parë të Podgoricës Branka Boskovic në fund vendosi kundër Zivkovic, duke e dënuar atë me 8,000 euro, pas gjykimit në të cilin ajo refuzoj të pranoj 19 prova materiale si fakte për mbrojtjen. Gjykatësja Boskovic refuzoj të lexoj në gjykatë pjesë nga raporti i OSBE-së dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-ve në vijimin e rastit në vitin 2003.

Gjykatësja Boskovic në të kaluarën ka mohuar se vendimi i saj është ndikuar nga presionet politike, duke pohuar se ajo ka shqyrtuar akuzat për shpifje si një konflikt në mes të dy qytetarëve të barabartë.

Por shumë ekspertë ligjor mendojnë se vendimi është arritur në mënyrë ilegale, pasi Zivkovic nuk ka pasur mundësinë themelore për të mbrojtur vetëvetën në gjyq.

PAGAT E ULËTA LARGOJNË TË TALENTUARIT

Vëzhguesit pohojnë se presionet politike mbi gjykatësit në Mal të Zi përkeqësohen nga pagat e ulëta dhe kontrollit që politikanët kanë mbi përfitimet e mbetura për personelin gjyqësor.

Paga mujore prej 330 euro për gjykatësit e Malit të Zi është më pak se gjysma e nevojitur për përmbushjen e nevojave themelore të një familje katër anëtarëshe. Dhe derisa kjo nuk është rrogë shumë më e lartë se ajo e ministrave dhe deputetëve të parlamentit, gjykatësit nuk kanë çasje në privilegjet si limuzinat dhe telefonat mobil të paguara për politikanët nga bugjeti shtetëror.

Qeveria, e cila vendos buxhetin për sistemin gjyqësor dhe e cila ka premtuar para tri vitesh se do të ngrisë pagat e gjykatësve, thotë se thjeshtë nuk ka mjaft të holla për të bërë një gjë të tillë.

Për të përkeqësuar gjërat edhe më shumë, gjykatësit ndalohen nga kushtetuta e Malit të Zi të punojnë edhe një punë tjetër gjatë pozitës së tyre.

Si rezultat i pagave të ulëta – së bashku me imazhin e dobët të profesionit në publik – më të kualifikuarit për pozita të gjykatësve shpesh nuk dëshirojnë të hyjnë në këtë profesion.

“Avokatët e rinjë ngurojnë të kandidohen për pozita gjyqësore pasi të qenurit gjykatës është punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi derisa paga është vetëm 330 euro në muaj,” tha presidenti i Gjykatës së Parë të Kotorit, Branko Vuckovic.

Ata të cilët hyjnë në këtë profesion shpesh largohen për të gjetur pozita më mirë të paguara.

Sipas një studimi të vitit 2003 të udhëhequr nga një grup i organizatave joqeverisëse i udhëhequr nga organizata e pavarur Grupi për Ndërrime, GZP, gjykatësit të cilët kthehen në avokatë ndonjëherë mund të fitojnë brenda një ditë shumën të cilën ata do të fitonin në muaj si gjykatës.

“Në katër vitet e fundit, gjashtë gjykatës kanë lëshuar Gjykatën e Kotorit,” tha Vuckovic.

Një politikan i koalicionit qeverisës, i cili dëshiroj të mbetet anonim, spjegoj se e gjithë kjo doemos ndikon në kualitetin e personelit të gjykatave.

“[Shumë] gjykatës tani janë ose femra mirë të martuara ose meshkuj të pasuksesshëm,” tha politikani.

PAGAT E ULËTA TËRHEQIN KORRUPCIONIN

Vëzhguesit i thanë BCR se pagat e ulta gjithashtu hapin dyert për korrupcion brenda gjyqësisë.

“Fakti që prosperiteti ekonomik nuk është i sigurtë ndikon në pavarësinë e gjykatësve,” thotë Miodrag Vukovic.

Një stimulim i rëndësishëm për gjykatës është mundësia për të blerë apartamente nga qeveria me çmime më të ulta se ato të tregut.

Por nën sistemin e tanishëm, politikanët kanë kontroll mbi vendimet se cili gjykatës mund të fitoj apartamente. Dhe Stanko Maric, presidenti i Asociacionit të Avokatëve të Malit të Zi dhe anëtar i JC, tha se këto vendime merren në mënyrë “shumë jotransparente” dhe “pa listë të kritereve që do të definonte se cilët gjykatës kualifikohen të fitojnë një apartament.”

Maric shtoj se kjo metodë përfundon thjeshtë si edhe një mënyrë për aplikim të presionit nga politikanët, “Mendoj se qeveria mund të mbaj në xhep disa njerëz nga sistemi gjyqësor dhe seriozisht ndikoj në sjelljet e tyre profesionale.”

NJË SHËNJESTËR E LEHTË

Në vitet e fundit, një mënyrë posaçërisht efektive e manipulimit të sistemit gjyqësor të Malit të Zi nga politikanët ka qenë procesi i selektimit dhe ndikimit të gjykatësve të fuqishëm – të njohur si kryetarët e gjykatave – në krye të gjykatave të veçanta.

“Kryetarët e gjykatave mund të ndikojnë selektimin e gjykatësve në çdo rast dhe kështu [ndikojnë] vendimet,” spjegoj Nikola Bulatovic, ish gjykatës dhe president i Asociacionit të Avokatëve të Lirë, një organizatë joqeveritare e afërt me opozitën politike të Malit të Zi.

Kryetarët e gjykatave janë gjithashtu të vetmit zyrtarë të cilët kanë kompetencat për të shiquar nëse një hetim apo gjykim është zvarritur tepër gjatë dhe duhet të ndalet.

“Një kryetar i gjykatës mund të marrë rastin nga gjykatësi, derisa ai të ketë paralajmëruar ate së pari, nëse ai ka përfunduar se procesi është zvarritur tepër gjatë pa ndonjë arsye,” thotë ndihmës ministresha e drejtësisë Branka Lakocevic.

Por kryetarët e gjykatave shpesh nuk intervenojnë edhe kur duhet.

Në një raport mbi të drejtat e njeriut në Mal të Zi të publikuar vitin e kaluar, ombudsmani shtetëror Sefko Crnovrsanin theksoj se ankesat më të shpeshta nga anëtarët e publikut kanë të bëjnë me veprimet e ngadalshme dhe joefektive të sistemit të gjykatave.

Dhe një raport mbi punën e prokurorës shtetërore Vesna Medenica nënvizoj faktin se shumica e hetimeve në gjykatat e Malit të Zi zgjasin më shumë se sa duhet, disa deri 19 vjetë.

“Unë mund të konfirmoj shumë raste [në Mal të Zi] të cilat kanë kaluar çdo afat të arsyeshëm. Afati i një numri të rasteve penale mbaron para mbarimit të gjykimit,” thotë Franovic.

Në fakt, Bulatovic i tha BCR se deri në vitin 2001, jo më pak se 152 raste kanë kaluar afatet në Gjykatën e Parë të Podgoricës vetëm pse ato janë zvarritur për një kohë tepër të gjatë.

“Gjykatat nuk kanë implementuar ligjin sa i përket veprimeve disiplinore ndaj gjykatësve apo largimit të tyre në tri vitet e fundi,” Zoran Pazin, presidenti i ri i Gjykatës së Parë të Podgoricës, deklaroj në maj për gazetën Vijesti, “dhe është vështirë të besohet se nuk ka pasur arsye për një gjë të tillë.”

Kryetarët e gjykatave pohojnë se problemet e tilla lindin nga fakti që gjykatat janë të stërngaruara, një situatë e cila rëndohet nga largimi i stafit të talentuar si rezultat i pagave të ulta.

Por vëzhguesit i thanë BCR se arsyeja pse shumë rasteve penale i kalon afati është sepse kryetarët e gjykatave qëllimisht lejojnë që disa gjykime sensitive të zvarriten deri atëherë kur duhet t’i përfundojnë pa arritje të ndonjë vendimi.

“Nuk dua të flas për raste të posaçme të neglizhencës së pozitës, por sigurisht se ka shumë raste të cilat janë zvarritur tepër gjatë,” tha Maric.

Një deklaratë për nevojën e reformave gjyqësore në Mal të Zi, e nënshkruar në vitin 2003 nga 29 organizata qeveritare e udhëhequr nga GZP, ishte posaçërisht kritike në vlerësimin e rolit të kryetarëve të gjykatave në Mal të Zi.

Këto OJQ, madje deklaruan se “kryetarët e gjykatave… në momente kritike kur intereset e qeverisë janë të rrezikuara, thjeshtë veprojnë si dorë e zgjatur e autoriteteve ekzekutive.”

Sërish, ndikimi politik mbi kryetarët e gjykatave mund të ushtrohet përmes vetos në parlament mbi kandidatët e mundshëm. Rasti më dramatik ishte ai i Musika Dujovic, gjykatës i lartë i cili dy herë u kandidua për pozitën e kryetarit të Gjykatës së Parë të Podgoricës. Në të dy rastet, parlamenti refuzoj të aprovonte kandidaturën e tij, përkundër faktit që shumica e anëtarëve të JC konsideronin atë si personin më të kualifikuar për këtë pozitë.

Si rezultat i bllokimit, Gjykata e Parë – e cila mirret me më shumë se gjysmën e rasteve në Mal të Zi – mbeti pa kryetar për më shumë se dy vite. Në fund, Dujovic refuzoj të kandidohet për herë të tretë, përkundër mbështetjes së shumicës së anëtarëve të JC.

Nën këto rrethana, deklarata e publikuar nga GZP dhe 28 OJQ tjera, në vitin 2003 rekomandoj që gjykatësit e jo politikanët duhet të kenë vendimin përfundimtar rreth zgjedhjes së kryetarëve të gjykatave.

VETË-CENSURIMI

Sa i përket ndikimit politik në sistemin gjyqësor të Malit të Zi, ndërhyrjet aktive në formë të kërcënimit, keqtrajtimit, dhënjes së mitove dhe zgjedhjes politikisht të motivuara të stafit gjyqësor tregojnë një anë të medaljes.

Por vëzhguesit i thanë BCR se gjyqësia në Mal të Zi është në atë gjendje sa që politikanët shpesh nuk kanë nevojë të përzihen në mënyra të tilla sepse ndikimi i tyre është pjesë përbërëse e sistemit.

Gjykatësja Boskovic tha se “një numër i madh i gjykatësve” në Mal të Zi punojnë sipas “vetë-censurimit instinktiv.”

“Intervenimet nuk janë të nevojshme kur gjykatësit shohin se një nga palët është e afërt me autoritetet,” ajo tha. “Gjykatësit vetë marrin vendimet e preferuara.”

“Ekzistojnë mjaft gjykatës të paaftë të cilët mundohen të kompenzojnë këtë përmes besnikërisë ndaj autoriteteve,” pranon Miodrag Vukovic. “Ata janë të nënshtrueshëm edhepse askush nuk kërkon këtë nga ata.”

Nedjeljko Rudovic është gazetar me të përitshmen e Podgoricës Vijesti, Petar Komnenic është gazetar me javoren e Podgoricës Monitor, Marijana Buljan është trajnere dhe redaktore e BIRN për Mal të Zi. BIRN është projekt vendor i IWPR.

Frontline Updates
Support local journalists