MALI I ZI: NJERIU I QEVERISE PRANE FITORES NE ZGJEDHJE

Shperberja e koalicionit kryesor te opozites i ka hapur rrugen drejt fitores Filip Vujanoviq.

MALI I ZI: NJERIU I QEVERISE PRANE FITORES NE ZGJEDHJE

Shperberja e koalicionit kryesor te opozites i ka hapur rrugen drejt fitores Filip Vujanoviq.

Kur kane mbetur me pak se dy jave nga zgjedhjet presidenciale ne republike, gara zgjedhore duket se mund te perfundoje me nje rezultat te qarte.


Deshtimi i bllokut kryesor te opozites per te percaktuar nje kandidat te perbashket pothuajse i ka dhene nje fitore te qarte Filip Vujanoviq, perfaqesuesit te koalicionit qeveritar te Partise se Socialisteve Demokrat, DPS, dhe Partise Social Demokrate, SDP.


Shperberja e koalicionit te opozites Se Bashku per Ndryshim do te thote se 130,000 mbeshtetesit e opozites praktikisht kane mbetur pa nje kandidat per te cilin te votojne me 11 Maj.


Ata veshtire se mund te mbeshtesin ndonje nga rivalet e mbetur te Vujanoviq, drejtuesin e Aleances Liberale, LSCG, Miodrag Zivkoviq dhe kandidatin e pavarur Dragan Hajdukoviq.


Te dy keta kandidate mbeshtesin pavaresine e Malit te Zi, e cila eshte ne kundershtim me partite pro Serbe dhe pro federale tradicionale te Koalicionit Se Bashku per Ndryshim, Partia Popullore Socialiste, SNP, Partia Kombetare, NS, dhe Partia Kombetare Serbe, SNS.


Zivkoviq dhe Hajdukoviq veshtire se do te mund te kercenojne Vujanoviq, i cili mund te mbeshtetet ne rreth 170,000 vota.


Zgjedhjet do te zhvillohen pas dy zgjedhjeve te deshtuara te cilat jane mbajtur ne Dhjetor dhe Janar, te cilat nuk kane arritur te percaktojne nje fitues pasi Aleanca Liberale dhe Se Bashku per Ndryshim i kane bojkotuar keto zgjedhje.


Abstenimi i tyre do te thote se kandidati i koalicionit te DPS-SDP nuk ka qene i afte te siguroje mbeshtetjen e te pakten 50 perqind te te gjithe zgjedhesve te regjistruar ne Malin e Zi, kufiri i caktuar nga ligji elektoral. Vetem 45 perqind e votuesve kane votuar ne zgjedhjet e Dhjetorit dhe 47 perqind ne Janar, prej te cileve 80 perqind, ose 175,000, kane votuar per Vujanoviq.


Pas deshtimit te zgjedhjeve te dyta, parlamenti ka pranuar keshillen e komunitetit nderkombetar dhe ka hequr kufirin prej 50 perqind. Tani kandidati fitues ka nevoje vetem per 50 perqind te votave te hedhura.


Se Bashku per Ndryshim dhe Aleanca Liberale jane perpjekur te paraqesin nje kandidat te perbashket ne muajin Mars, por perpjekja ka deshtuar pasi partite pro-Serbe nuk kane pranuar te mbeshtesin zgjedhjen e liberaleve.


Ambasadori Malazez ne Itali, Miodrag Lekiq, ish ministri i brendeshem Andrija Joviceviq dhe Zorica Tajiq Rabrenoviq, nje ish zyrtare e SNP, partia me e madhe e koalicionit, te gjithe nuk pranuan te vendosnin kandidaturen.


Drejtuesi i SNP Predrag Bullatoviq me 16 Prill ka kundershtuar gjithashtu kandidaturen; mesa duket ai ka ndjere se eshte emeruar vetem si kandidat i fundit. SNS dhe NS e ka pare kete si nje perpjekje per te shperbere koalicionin dhe me 23 Prill ata kane deklaruar se koalicioni nuk ekziston me.


Si rezultat, vetem tre kandidate kane hyre ne garen presidenciale, numri me i vogel ne historine e zgjedhjeve shume partiake ne Malin e Zi, gjate se ciles jane zhvilluar pese zgjedhje presidenciale gjate 13 vjeteve.


Nese balanca e pushtetit ne zgjedhjet e fundit parlamentare ne Tetor konsiderohet si e qenesishme, atehere nuk eshte e veshtire te parashikohet rezultati. Gjate dy zgjedhjeve te fundit presidenciale, Vujanoviq ka siguruar 174,000 vota, ndersa Hajdukoviq ka fituar vetem 15,000 vota. Kandidati i LSCG, Zivkoviq, nuk ka marre pjese ne keto zgjedhje, por partia e tij fitoi rreth 20,000 vota ne zgjedhjet e mepareshme parlamentare.


E vetmja shprese e liberaleve - megjithese teper teorike - eshte te sigurojne te gjitha 130,000 votat te cilat deri tani i ka siguruar Koalicioni se Bashku per Ndryshim, se bashku me votat e Hajdukoviq. Ne kete rast ata mund te sigurojne rreth 170,000 vota.


Por nje perfundim i tille duket me teper nje shprese. Sipas Lisa McLean, drejtore e organizates Amerikane, Instituti Kombetar Demokratik ne Podgorice, edhe nese te treja partite e koalicionit t'u kerkonin mbeshtetesve te tyre te mbeshtesnin kandidatin liberal, pak zgjedhes ka mundesi te degjojne kete thirrje.


"Votuesit e ketij koalicioni kundershtojne pavaresine, te cilen e kerkojne Liberalet, dhe jo te gjithe njerezit do ti pergjigjen thirrjes per te mbeshtetur Zivkoviq," ka thene McLean.


Ajo ka shtuar se deshtimi i koalicionit per te perzgjedhur kandidatin e saj ndoshta do te shkaktoje nje humbje te votave. McLean ka thene se me nje program te qarte dhe nje kandidat te mire, LSCG dhe koalicioni Se Bashku per Ndryshim mund te kete pasur nje shans per te fituar deri pak muaj me pare.


Rade Bojoviq, nje analist, thote se Vujanoviq nuk ka asnje kandidat te mundeshem. "Edhe nese Se Bashku per Ndryshim mbeshtet kandidatin liberal, ata perseri nuk do te mund te perbejne nje kercenim per Vujanoviq," ka thene ai.


Bojoviq thote se pasojat afat gjata te ketyre zgjedhjeve do te jene te rendesishme, dhe jo positive.


"Per momentin, Mali i Zi nuk ka asnje qeveri e cila te jete e motivuar per te zhvilluar reformat, dhe as nje qeveri e cila te mund te kercenoje stabilitetin e saj," thote ai. "Kjo eshte aresyeja qe shoqeria mund te perballet me nje agoni disa vjecare pa ndonje ndryshim te madh pozitiv".


Edhe Milo Gjukanoviq, kryeministri dhe kryetari i DPS ne pushtet, ka pranuar se nuk eshte nje gje e mire qe qeveria te mos kete opozite. "Eshte problem per ne qe te mos kemi nje alternative konstruktive politike," ka thene ai per gazetaret me 23 Prill.


Nebojsha Medojeviq, koordinator i Grupit per Ndryshim, nje grupim i cili kerkon ndryshime te shpejta ekonomike, sociale dhe reforma politike, ka thene se mungesa e nje kandidati serioz rrezikon zhvillimin e demokracise ne Malin e Zi, sepse e cliron qeverine nga te gjitha presionet nga jashte.


Ai parashikon se do te kete percarje te brendeshme ne gjirin e qeverise. "Beteja ndaj opozites pro Serbe eshte ajo qe e ka mbajtur qeverine te bashkuar," ka thene ai. "Tani qe kjo beteje eshte fituar mund te coje ne konflikte te brendeshme ndermjet konservatoreve dhe reformisteve".


Medojeviq ka thene se shperberja e koalicionit te opozites ka qene pothuajse i pashmangshem, sepse nuk kishte nje program te vertete social apo ekonomik pervec mbeshtetjes se tij per nje federate me Serbine. Ndryshimi i koheve te fundit i federates se vjeter Jugosllave, ne nje bashkim me te lirshem ndermjet Serbise dhe Malit te Zi do te thote se kjo ceshtje tanime nuk perben me nje ceshtje teper te rendesishme.


Boris Darmanoviq eshte koordinator i IWPR ne Podgorice.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists