MALI I ZI: NDRYSHIMI I LIBERALEVE AFRON ZGJEDHJET E PARAKOHESHME

Ne nje levizje politike te papritur separatistet e Malit te Zi kane bashkuar forcat me partite te cilat mbeshtesin vazhdimin e bashkimit me Serbine

MALI I ZI: NDRYSHIMI I LIBERALEVE AFRON ZGJEDHJET E PARAKOHESHME

Ne nje levizje politike te papritur separatistet e Malit te Zi kane bashkuar forcat me partite te cilat mbeshtesin vazhdimin e bashkimit me Serbine

Themeluesit e levizjes pro pavaresise ne Malin e Zi kane krijuar nje aleance me partite pro Jugosllavise, ne nje hap i cili pothuajse me siguri do te rezultoje ne zgjedhje te parakoheshme parlamentare kete vjeshte.


Aleanca Liberale Malazeze, perkrahesja e vjeter e projektit te pavaresise se Malit te Zi, eshte lidhur me koalicionin e opozites "Se Bashku per Jugosllavine" kete jave. Dy grupimet tani kontrollojne dy te tretat e 21 bashkive te Malit te Zi.


Ky hap perben nje sinjal te qarte per Presidentin Millo Gjukanoviq dhe koalicionin e tij pro pavaresise qe Aleanca Liberale nuk ka nder mend te ndihmoje ate per te krijuar nje qeveri. Pa mbeshtetjen e kesaj te fundit , zgjedhjet e parakoheshme duken te pashmangshme.


Liberalet kane ndermarre kete hap pas zhgenjimit te tyre me Gjukanoviqin, i cili nen presion te madh nderkombetar, ka nenshkruar te ashtuquajturen Marreveshje te Beogradit me 14 Mars, e cila parashikon ruajtjen e bashkimit ndermjet Serbise dhe Malit te Zi. Nje referendum per pavaresine, te cilin presidenti ua kishte premtuar Liberaleve, eshte shtyre gjithashtu per tre vjet.


Per disa vjet, Mali i Zi ka qene i ndare rreth ceshtjes te vazhdimit te bashkimit me Serbine. Ndersa Sllobodan Millosheviq ka qene ne postin e presidentit ne Jugosllavi, Gjukanoviq dhe levizja e tij per pavaresi kane gezuar mbeshtetje nderkombetare. Por tani qe Millosheviq nuk eshte me, Perendimi po perpiqet te ruaje federaten e Ballkanit ne nje forme ose nje tjeter, kryesisht per te shmangur komplikime te metejshme ne zgjidhjen e statusit te Kosoves.


Nenshkrimi i Gjukanoviq ne marreveshjen e 14 Marsit ka shkaktuar nje carje ne bllokun e separatisteve, ne te cilin Liberalet kane luajtur nje rol te vogel por te rendesishem. Ne shkembim te premtimit per mbajtjen e nje referendumi per pavaresine, Liberalet pranuan te mbeshtesnin Gjukanoviq ne parlament, por nuk pranuan te futeshin ne qeveri.


Mbeshtetja e tyre ka qene teper e rendesishme per administraten e pakices se Gjukanoviqit - te perbere nga Partia Demokratike e Socialisteve, DPS, dhe Partia Social Demokrate, SDP. Kur Liberalet kane terhequr mbeshtetjen e tyre pas nenshkrimit te marreveshjes se Beogradit, qeveria e kryeministrit Filip Vujanoviq eshte rrezuar menjehere.


Me pas kane pasuar disa jave bisedime te pafryteshme ndermjet Liberaleve, DSP-se dhe SDP-se per krijimin e nje administrate te re. Ne fund te muajit Prill, Gjukanoviq ka ftuar perseri Liberalet te futen ne qeverine e ardheshme. Ata kane pranuar nje gje te tille me kusht qe Vujanoviq te mos emerohej perseri kryeminister - nje kerkese qe presidenti nuk ishte i gatshem ta pranonte.


Mesa duket Liberaleve u ka sosur durimi dhe ata kane vendosur te perpiqen te rrezojne Gjukanoviqin dhe DPS-ne ne nivel lokal me ndihmen e opozites pro Jugosllavise.


Liberalet kane kritikuar Gjukanoviqin dhe bashkepunetoret e tij ne te kaluaren per perfshirje ne kontrabanden e cigareve dhe ne korrupsion, por kane vendosur te qendrojne disi te heshtur me shpresen se ne kete menyre do te mund te perparonin projektin e tyre te pavaresise.


Sulmet ndaj presidentit tani jane shtuar. Me 24 Qershor, Slavko Peroviq, nje drejtues i Aleances Liberale, ka thene: "Gjukanoviq po mbron interesat e oligarkise, interesat e tij personale dhe ato te miqve te tij ne DPS".


Gjukanoviq ka pranuar haptazi se keto zhvillime te koheve te fundit mund te cojne ne zgjedhje te parakoheshme. Ne nje takim te ekonomisteve ne Budva me 26 Qershor, ai ka thene: "Kriza ne Malin e Zi eshte shume e thelle dhe e vetmja zgjidhje per te jane zgjedhjet ne te gjitha nivelet. Ato mund te mbahen ne vjeshte".


Koalicioni "Se Bashku per Jugosllavine" se bashku me votat e deputeteve Liberale do te kene nje shumice ne parlamentin republican. Megjithate, Gjukanoviq per aresye te kuptueshme nuk ka nder mend t'u kerkoje atyre te krijojne nje qeveri te re dhe mendon se ai dhe mbeshtetesit e tij mund te fitojne ndaj tyre ne zgjedhjet e parakoheshme.


Partia e Gjukanoviq eshte optimiste se disa votues Liberale te habitur dhe te zemruar nga aleanca e re e partise se tyre me bllokun anti pavaresise do te mbeshtesin DPS-ne. Ata shpresojne se zgjedhjet e reja do te sigurojne nje shumice me te forte per DPS-ne, SDP-ne dhe dy partite e vogla te Shqiptareve ne Malin e Zi.


Por edhe rivalet politik te presidentit jane po kaq te sigurte se do te fitojne ndaj koalicionit. "Une nuk shoh ndonje aresye se perse te mos jemi partnere ne qeveri me Aleancen Liberale dhe Partia Demokratike e Socialisteve te jete ne opozite," ka thene Dragan Soc, nje nder drejtuesit e koalicionit "Se Bashku per Jugosllavine".


Analistet politik jane dakort per nje gje - do te ishte me mire qe presidenti te therriste zgjedhjet e reja, sesa te dorezonte pushtetin duke emeruar nje kryeminister te ri nga rradhet e shumices parlamentare te koalicionit "Se Bashku per Jugosllavine" dhe partise Aleanca Liberale.


Nedjeljko Rudovic eshte nje gazetar i se perditeshmes Vijesti ne Podgorica.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists