MALI I ZI MBESHTET SHBA, SERBIA NEUTRALE
Qendrimet e republikave per krizen ne Irak jane percaktuar nga fakti se si i shohin interesat e tyre afatgjata ne arenen nderkombetare.
MALI I ZI MBESHTET SHBA, SERBIA NEUTRALE
Qendrimet e republikave per krizen ne Irak jane percaktuar nga fakti se si i shohin interesat e tyre afatgjata ne arenen nderkombetare.
Megjithe kundershtimin e madh te Europes ndaj Uashingtonit dhe Londres per sulmin ndaj irakut, shteti i sapo krijuar i Serbise dhe Malit te Zi ka qene vecanerisht i qete. Pas fasades federale, entitetet te cilat perbejne federaten po perpiqen te pergjigjen ne nje menyre e cila do te forcoje pozitat e tyre ne arenen nderkombetare.
Sipas kushteve te marreveshjes se Beogradit, e cila krijoi shtetin e ri, Mali i Zi duhet te qendroje i bashkuar me Serbine per tre vjetet e ardheshme. Pas kesaj periudhe, Podgorica do te beje nje perpjekje tjeter per pavaresi. Duke pasur parasysh kete, kryeministri i Malit te Zi Milo Gjukanoviq duket se nuk ka asnje dyshim se cilat jane interesat e tij.
Ai ka akuzuar haptazi Bashkimin Europian se ka bashkepunuar me Serbine per te parandaluar pavaresine e Malit te Zi, ndersa ne te njejten kohe ka theksuar marredheniet e mira te vendit te tij me Uashingtonin.
Qe ne mesin e muajit Shkurt, ai i ka shkruajtur nje leter mbeshtetjeje presidentit Amerikan George W. Bush, duke theksuar se Podgorica "ka qene gjithnje nje mike, partnere dhe aleate e popullit Amerikan". Ato dite, revista Time ka dhene nje njoftim se Uashingtonit mund ti ofrohet nje baze detare ne bregun e Malit te Zi ne shkembim te mbeshtetjes per perpjekjet e Podgorices per pavaresi pas tre vjetesh.
Serbia, nga ana tjeter, ka ndjekur nje linje me te pavendosur, duke mos dashur te shprehet haptazi kunder Europes apo SHBA. E vendosur per tu anetaresuar ne programin e Partneritetit per Paqe te NATO-s dhe ne BE, Serbia shpreson te beje nje hap te pare ne kete drejtim kete vit duke u anetaresuar ne Keshillin e Europes.
Qeveria Serbe, nderkohe, mbeshtetet direkt ne ndihmen ekonomike Amerikane dhe eshte ne varesi te influences Amerikane ne gjirin e institucioneve nderkombetare financiare si Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore.
Per kete qellim, ish kryeministri Zoran Gjingjiq ka vendosur qe neutraliteti ka qene politika me e mire, nje pikpamje kjo e mbeshtetur edhe nga media pro qeveritare, perfshi edhe te perditeshmen Politika. Kur tete vende Europiane kane nenshkruar nje leter te hapur ne mbeshtetje te qendrimit Amerikan per Irakun, Gjingjiq njoftoi se pasi ka marre pjese ne nje numer te madh lufterash gjate dy shekujve te fundit Serbia kete here "do te qendronte neutrale".
Ne kete menyre, Beogradi i shpetoi kritikave te Jacques Chirac, i cili kritikoi shtetet kryesisht te Europes lindore dhe qendrore te cilat kishin nenshkruar letren, duke thene se si rezultat i ketij zhvillimi, anetaresimi i tyre ne BE do te ngadalesohej. Ne te njejten kohe, Serbia ka shmangur edhe zemerimin e Uashingtonit duke qendruar larg koalicionit anti lufte te drejtuar nga Franca dhe Gjermania, vecanerisht pasi kongresi Amerikan votoi me 5 Mars per te normalizuar tregtine me Serbine dhe Malin e Zi.
Karta e Helsinkit, organi i Komitetit te Helsinkit per te Drejtat e Njeriut ne Serbi, ka botuar nje ese pro Amerikane ne numrin e saj te muajit Janar, por pikpamje te tilla duhet thene se jane ne pakice ketu. Serbet ne pergjithesi vazhdojne te jene thellesisht anti Amerikan, dhe nje nga aresyet eshte edhe fushata ajrore e NATO-s kater vjete me pare, kujtimet e se ciles jane ende te gjalla.
Nje anketim i opinionit publik i kryer vitin e kaluar ka treguar se Serbet dhe Malazezet nuk pelqejne njerez te kombesive Shqiptare, Kineze, Kroate dhe Amerikane. Nje anketim i kryer me te rinj ne te gjithe Serbine i botuar kete muaj ka dhene rezultate te njejta.
Pavaresisht kesaj, publiku Serb nuk ka treguar shume entuziasem per te protestuar kunder konfliktit ne Irak. Ndersa demonstrime masive anti luftes jane zhvilluar ne shume vende te botes gjate muajit Shkurt, ne rruget e Beogradit kane demonstruar vetem disa qindra pacifiste. Kjo megjithate nuk tregon indifference nga ana e qytetareve te thjeshte. Permbajtja dhe mungesa e deshires se partive kryesore te koalicionit qeveritar per te dale haptazi kunder luftes ne Irak ka bere qe asnje grupim tjeter apo individ te mos marre inisiativen per te pergatitur dhe organizuar nje miting apo demonstrim proteste.
Per momentin, qeveria Serbe duket se do te vazhdoje te ece ne rrugen e saj te qendrimit opportunist, duke mbajtur koken ulur dhe duke shpresuar qe asnjera pale ne kete mosmarreveshje per luften te mos ta detyroje ate te marre nje pozicion te caktuar.
Jan Briza eshte redaktori i gazetes se perditeshme Dnevnik ne Vojvodina.