Mali i Zi Kerkon Te Fitoje Kohe
Takimet e kesaj jave ndermjet Serbise dhe Malit te Zi e kane lene republiken e vogel ne nje gjendje konfuzioni. A mos Djukanovic po terhiqet ngadale nga idea e tij per pavaresi apo ai po kerkon te fitoje hapesire dhe kohe per tu larguar nga federata?
Mali i Zi Kerkon Te Fitoje Kohe
Takimet e kesaj jave ndermjet Serbise dhe Malit te Zi e kane lene republiken e vogel ne nje gjendje konfuzioni. A mos Djukanovic po terhiqet ngadale nga idea e tij per pavaresi apo ai po kerkon te fitoje hapesire dhe kohe per tu larguar nga federata?
Perfaqesues te tre partive te koalicionit qeveritar te Miloshevicit dhe Partise Demokratike te Socialisteve (DPS) te Presidenti Malazez Milo Djukanovic jane takuar per bisedime kete jave. Bisedimet jane perqendruar ne te ardhmen e federates Jugosllave, e cila eshte vene ne pikepyetje kohet e fundit si rezultat i konflikteve politike ndermjet Beogradit dhe Podgorices.
Ka patur pak optimizem dhe shume nervozizem perpara zhvillimit te takimeve. Tema kryesore e bisedimeve ka qene Platforma per Ripercaktimin e Marredhenieve ndermjet Malit te Zi dhe Serbise. Ky eshte dokumenti qe Mali i Zi ka paraqitur ne fillim te muajit Gusht, duke kerkuar me teper pavaresi dhe zevendesimin e federates se tanishme me nje bashkim konfederal.
Takimi i pare - ndermjet Partise Radikale Serbe (SRS) te Vojislav Seselj dhe DPS - eshte mbajtur me 25 Tetor ne ishullin Malazez te Shen Stefanit. Seselj nuk ka pranuar te shkoje ne Mal te Zi, duke thene se ishte i semure, por ka derguar nje mesazh ne te cilin thuhej: "Pavaresia e Malit te Zi do te shkaktoje nje lufte te pergjakeshme." Pas bisedimeve, te cilat zgjaten pak me shume se nje ore, gazetareve ju tha se te dy delegacionet, kundershtare te ashper, nuk munden te binin dakort per vendin e mbajtjes se visedimeve per propozimet Malazeze.
Radikalet e Seselj insistuan qe bisedimet mbi te ardhmen e FRY duhet te vazhdojne ne parlamentin federal. DPS, e drejtuar nga Kryeministri Malazez Filip Vujanovic, nuk ka pranuar. Qe prej zgjedhjeve parlamentare te mbajtura Majin e vitit te kaluar, Mali i Zi nuk ka pranuar te njohe legjitimitetin dhe ligjshmerine e parlamentit federal.
Megjithate, pas takimit, te dyja delegacionet ishin dakort qe takimet nder partiake duhet te vazhdojne. Per me teper, te dyja palet i bene komplimenta njeri tjetrit per "bisedimet e hapura dhe te perzemerta." Tomislav Nikolic, kryetari i delegacionit te SRS, tha se pozicioni i tyre i perbashket ishte qe Jugosllavia duhet te ruhet me cdo kusht.
Kryeministri Vujanovic ishte shume me i moderuar. Ai theksoi se "perpjekje te medha po beheshin qe Mali i Zi dhe Serbia te mbeten te bashkuara," por shtoi se ne rast se bisedimet me Serbine deshtojne, parlamenti Malazez "do te vendose ne cilen menyre dhe cfare rruge do te ndiqet me pas".
Kryetari i parlamentit te Malit te Zi, Svetozar Marovic, nuk ishte ne te njejten linje me Vujanovic. Nje dite pas takimit ai kryesoi delegacionin e DPS per ne nje mbledhje ne Beograd me Partine Socialiste te Miloshevicit (SPS) dhe perfaqesues te se Majtes se Bashkuar Jugosllave (JUL), te kryesuar nga gruaja e Miloshevicit Mirjana Markovic.
Marovic nuk u perpoq te fshihte kenaqesine e tij per takimin me "dy partite me me influence ne Jugosllavi", duke i pershkruar bisedimet si "konstruktive dhe me sens te mire." Ai vazhdoi: "Ne nuk mberritem me nje propozim per ndarje por per ruajtjen e bashkimit. Platforma nuk eshte ideale dhe mund te ndryshohet." Megjithate, ai theksoi se Mali i Zi do te insistoje ne principin e barazise ne federate.
SPS e Miloshevicit ishte gjithashtu shume entuziaste. "FRY eshte interesi yne kryesor. Ne rame dakort per vazhdimin e bisedimeve ne parlamentin federal dhe ne mes te partive," tha perfaqesuesi i SPS Gorica Gajevic.
Megjithate, perfaqesuesit e DPS nuk dolen ne konferencen e perbashket per shtyp me JUL, nje parti qe Marovic e ka fajesuar disa here ne te kaluaren per "udheheqje despotike". Njoftimet ne te perditeshmen e Podgoricas, Vijesti, kane sugjeruar qe gjate takimeve te JUL me delegacionin e DPS, Dr. Markovic ka mbajtur nje monolog nje oresh duke bere akuza kunder udheheqjes Malazeze.
Jo te gjithe kane qene pozitive rreth se ardhmes. Sipas Miodrag Vukovic, president i Komitetit Ekzekutiv te DPS, delegacionet e DPS i kane thene perfaqesuesve Serb se e vetmja menyre per mbijetesen e federates eshte qe Beogradi te jape nje pergjigje pozitive per Platformen. Nje pergjigje negative, tha ai, nuk do ti linte Malit te Zi alternative tjeter pervec: "Malit te Zi si nje shtet i pavarur". Ai tha gjithashtu ne 27 Tetor se Podgorica nuk mund te priste ne pafundesi per nje pergjigje nga Beogradi.
Insistimi i Kryeministrit Vujanovic per bisedime te metejshme dhe entuziasmi i kolegut te partise se tij, Marovic, ka shkaktuar konfuzion te madh ne publikun Malazez. Disa dite perpara takimeve, DPS insistoi se Platforma Malazeze perfaqeson fjalen e tyre perfundimtare, dhe se nuk mund te ndryshohej ne bisedime me udheheqjen Serbe. Presidenti Djukanovic edhe kohet e fundit ka deklaruar se FRY ishte "faktikisht e vdekur". Marovic efektivisht ka pergenjeshtruar te gjitha keto ne Beograd.
Partneret e koalicionit te DPS Partia Social Demokratike e Zarko Rakcevic (SDP) dhe Partia Popullore e Novak Kilibarda kane reaguar me zemerim kunder kesaj. "DPS duhet qe menjehere te informoje partneret e saj te koalicionit mbi permbajtjen e bisedimeve me partite ne pushtet te Serbise. Platforma eshte rene dakort ne qeverine e Malit te Zi dhe ajo nuk mund te ndryshohet nga Slobodan Miloshevici," ka thene Kilibarda. Ai shtoi se ne rast se DPS deshironte te ruante koalicionin, ajo nuk mund te vazhdonte bisedimet me Beogradin vetem.
Rakcevic ka qene akoma edhe me kritik. Duke aluduar per aleancen e mepareshme te luftes ndermjet SPS se Miloshevic dhe DPS se Djukanovic, qe ka ekzistuar qe ne fillim te viteve 1990 deri ne 1997, ai deklaroi: "Ne rast se DPS deshiron me te vertete ta ktheje ate ne koherat e vjetra, do te jete e lehte per te te marre mbeshtetjen e partise despotike te Miloshevicit, partise fashiste te Seselj dhe te majteve ekstrem te Mirjana Markovic. Ne anen e tyre do te kene edhe (udheheqesin Libian Muhamar) Gaddafi dhe (udheheqesin Irakian) Saddam Hussein.
"Megjithate, ne ne SDP nuk do te ndjekim kete rruge, por, une besoj, se as shumica e Malazezeve, sepse kjo nuk do te na coje ne Europe, por ne diktatura te Lindjes." Rakcevic, partia e te cilit mbeshtet pavaresine e Malit te Zi, kishte paralajmeruar Djukanovic shume kohe me pare: "Ne se ju deshironi Jugosllavine, ju nuk do te keni nje koalicion."
Pas takimeve te Beogradit dhe deklarates se Marovic se "Jugosllavia eshte nje zgjidhje me racionale, dhe se ka qene gjithnje prane Malit te Zi" duket se Rakcevic dhe durimi i SDP po mbaron.
"Ne nuk do te flisnim kurre me Miloshevic dhe Seselj", perfundoi Miodrag Ilickovic, kryetari i grupit parlamentar te SDP.
Nderkohe, autoritetet ne Pljevlja dhe Zabljak, ku Partia Socialiste Popullore pro Miloshevicit e Momir Bulatovic eshte ne pushtet, kane aprovuar nje rezolute per te mos njohur vendimet e qeverise se Malit te Zi qe do te conin ne pavaresi. Podgorica shume shpejt do te mund te perballej me nje reagim te ashper te ketyre bashkive.
Presidenti Djukanovic ka konfirmuar njoftimet se Mali i Zi do te fuse marken Gjermane si monedhe paralele ne republike brenda pak diteve. Sipas njoftimeve jo zyrtare, pas vizites se tij ne Gjermani, Djukanovic ka siguruar mbeshtetjen e Bundesbank qendror te Gjermanise per kete hap.
Djukanovic njoftohet se ka premtuar ne shkembim qe Mali i Zi do te vonoje edhe gjashte muaj te tjere thirrjen e nje referendumi per pavaresi. Analistet ne Podgorica i kane interpretuar deklaratat optimiste te bera nga pala Malazeze si nje mjet per te perfituar kohe dhe per te shmangur nje konflikt te vertete me Beogradin, i cili, ashtu si ka paralajmeruar Seselj, mund te coje ne nje lufte te pergjakeshme.
Milka Tadic eshte nje redaktor i revistes se perjaveshme Monitor ne Podgorica.