MALI I ZI: DUHANPIRËSIT VAZHDOJNË TË TYMOSIN

300,000 shfrytëzues të duhanit në këtë republikë nuk kanë pse te frigohen nga ligjet e rrepta të cilat askush nuk i zbaton.

MALI I ZI: DUHANPIRËSIT VAZHDOJNË TË TYMOSIN

300,000 shfrytëzues të duhanit në këtë republikë nuk kanë pse te frigohen nga ligjet e rrepta të cilat askush nuk i zbaton.

Janko Pekovic, zëvendësdrejtori i shkollës së mesme në kryeqytetin malazes, Podgoricë, tentoj të bind dy inspektorë sanitar se rregulla “ndalohet duhani” e vendosur në Mal të Zi në gusht të vitit të kaluar nuk ishte thyer, edhepse dy inspektorë hynë në një dhomë të arsimtarëve përplot tym duhani dhe me dy tavëlla duhani përplot cigare të ndezura në njërën nga ato.


“Ne kishim disa vizitorë dhe nuk mund t’ju thenim të mos pinin duhan,” Pekovic u tha inspektorëve.


“Mos u brengosni, ne u morrëm vesh këtë mëngjes se një klasë e zbrazët do të përdoret për të pirë duhan që tash,” ai shtoj.


Dy inspektorët, Kemal Grbovic dhe Bogdan Drobnjak, kanë detyrën e vështirë që vetë ata të zbatojnë rregullën e ndalesës së duhanit.


Deri më tani, ata nuk kanë shkuar më larg se Podgorica, pasi që shërbimi i inspektimit sanitar nuk ka mjaft fonde për të zgjëruar mbikqyrjen e tyre në pjesët e tjera të Malit të Zi.


Prandaj, vetëm qytetarët e Podgoricës janë duke u paralajmëruar për të ndalur cigaret e tyre nëse inspektorët i shohin duke pirë në publik.


Parlamenti i Malit të Zi ndaloj pirjen e duhanit në vende publike para disa muajve. Grbovic dhe Drobnjak i shpjegojnë Janko Pekoviqit se caktimi i një dhome të “posa[me” për pirje të duhanit nuk është e pranueshme.


Sipas ligjit, pirja e duhanit nuk lejohet në shkolla, e as në oborr të shkollës.


Edhepse shkolla e Pekovicit theu ligjin, kësaj here ia doli me vetëm një qortim verbal. Dënimi për thyerje të ligjit është 15,000 euro.


“Situatat si këto janë pengesat kryesore për zbatimin e këtij ligji”, thotë Grbovic. “Njerëzit ende nuk janë të vetëdijshëm se në çvend u lejohet pirja e duhanit.”


Rregullat e reja ndalojnë pirjen e duhanit në gati të gjitha lokacionet publike, përfshirë shkollat, spitalet, shërbimin civil, kompanitë private, aeroportet, stacionet e autobusit dhe trenit.


Ligji aplikohet edhe në transportin publik, përfshirë taksit. Pirja e pakufizuar lejohet vetëm në rrugë.


Kompanitë dhe institucionet publike janë të obliguara të caktojnë dhoma të posaçme për punëtorë, por kjo nuk vlenë për shkolla, spitale dhe farmacitë.


Por përkundër ligjit dhe dënimeve të rënda, duhanpirësit shihen kudo në institucione publike, përfshirë spitalet dhe zyrat qeveritare.


Asnjë nga kafenetë apo restaurantet në Podgoricë duket së nuk zbatojnë rregullat në caktimin e vendeve pa duhan për ata të cilët nuk kanë këtë ves.


Pronarët e restaurantëve pohojnë se kjo do t’ju kushtonte atyrë shumë para. Do të ishte shumë vështirë për të ndarë vendet ku pihet duhani dhe ato ku nuk pihet, derisa kondicionerët e ajrit dhe mjetet e filterimit do të ishin shumë të shtrejta për shumicën prej tyre.


Inspektimet e fundit zbuluan se vetëm spitalet dhe farmacitë kanë vendosur shenja kundër duhanit për të paralajmëruar klientët rreth rregullave të reja.


Organizatat joqeveritare drojnë se ligji kundër duhanit mund të shëndërrohet në letër të vdekur – lehtë për tu injoruar aq sa edhe rregullat e tjera të aprovuara gjatë viteve të kaluara nga qeveria e cila është e lumtur vetëm të aprovoj ligje mirëpo jo edhe ti zbatoj ato.


Ata dyshojnë se autoritetet malazeze kanë aprovuar ligjin vetëm për të justifikuar qëllimin e tyre për të përmbushur standarded e BE-së rreth sigurisë së shëndetit.


Srdjan Vukadinovic, drejtor i Qendrës për Hulumtime Shoqërore, CDI, dhe profesor universiteti, i tha IWPR-së se autoritetet nuk kanë ndërmend të zbatojnë një numër të ligjeve “moderne” të cilat i kanë aprovuar.


“Ligjet po aprovohen me mospërfillje të plotë për rrethanat dhe mungesën e mekanizmave për zbatim” thotë Vukadinovic.


Sa i përket ligjit kundër duhanit, pohimi i tij mbështetet në faktin se asnjë dënim nuk është detyruar në republikën e cila ka rreth 300,000 duhanpirës, gjysma e popullatës malazeze.


Dy padi janë ngritur kundër televizionit shtetëror të Malit të Zi për transmetimin e koncertit të Kemal Monteno, një pop këngëtar, ku ai paraqitet me cigarë në gojë. (Ligji i ri ndalon çdo paraqitje që shihet si reklamim apo popullarizim i duhanit). Por padija shumë shpejt u tërhoq, si rezultat i “ankesës së paqartë të shkruar nga inspektori.”


Ligji gjithashtu ndalon shitjen e duhanit tek personat nën moshën 18 vjeçare dhe të gjitha vendet ku shitet duhani janë të obliguara të vendosin shenja për të informuar publikun.


Megjithate, shume pak shitore kanë vendosur këto shenja, përderisa një shikim i shkurtër në oborrin e shkollave të Podgoricës tregon se ligji është duke u injoruar tërësisht. Në fakt, shumë pak studentë të shkollave të mesme duket se nuk pinë duhan.


Grbovic pranoj se pak shitore në Podgoricë kanë zbatuar ligjit për nën 18 vjeçarë dhe se askush ende nuk është dënuar për shkelje të ligjit.


Ministria e shëndetësisë së Malit të Zi, e cila hartoj ligjin dhe kërkoj nga punëtorët e saj ta zbatojnë këtë ligj, thotë se do të nevojitet kohë për të implementuar atë.


Danica Masanovic, kryeinspektoresha sanitare e Malit të Zi, i tha IPWR-së, “është shumë lehtë të dënohen keqpërdoruesit por ne në fakt duhët të veprojmë në mënyë parandaluese dhe të njoftojmë publikun rreth përmbajtjes së ligjit.”


“Nëse kjo nuk ka rezultat, natyrisht ne duhet të marrim masa represive, si paditje, dënime dhe masa të tjera.”


Asociacioni Malazes për Luftë kundër Kancerit, OJQ-ja e cila filloj iniciativën para tri viteve për aprovimin e këtij ligji, është e zhgënjyer me implementimin e ligjit.


Sekretari i asociacionit, Domagoj Zarkovic, thotë se vetëm dy inspektorë nuk mund të bëjnë shumë në një vend i cili zë vendin e tretë sa i përket pirjes së duhanit në Evropë.


“Është vështirë të dënohet ndokush për pirje të duhanit kur inspektorët nuk kantë autoritet të kërkojnë nga qytetarët letërnjoftimin” Zarkovic tha. “Imponimi efektiv i dënimeve varet nga vullneti i atyre që zihen duke pirë duhan në publik për të treguar letërnjoftimin e tyre.”


Asociacioni ka lansuar disa apele të pasukseshme për të ndryshuar rregulloret për t’ju lejuar inspektorëve përcjellje policore.


Për momentin, vizitorët në vendet ku nuk do të duhej te pihet duhani, me siguri se do të kalojnë nëpër mjegulla të tymit të duhanit.


Çmimi i ulët i cigareve përkeqëson situatën edhe më shumë. Edhe cigaret më të shtrejta mund të blihen për rreth dy euro.


Cigaret mund të blihen në çdo qosh, ose në dyqane apo tek shitësit e rrugës. Pasi që shumë shiten në mënyrë ilegale, shteti është duke humbur të ardhurat të cilat i takojnë.


Gjatë të nëntëdhjetave, një proces gjyqësor ishte nisur nga hetuesit italian kundër zyrtarëve malazes për bashkëpunimin e tyre me mafian italiane rreth shitjes së cigareve të kontrabanduara. Sipas padisë në dy raste të ndryshme në Itali, cigaret janë dërguar nga Mali i Zi në Itali me anije të shpejta përmes Adriatikut.


Hetuesit italian pohuan se kryeministri malazes Milo Djukanovic ishte implikuar në trafikim – pohim të cilin ai e kundërshton. Së voni, një gjyq në Itali vendosi se kryeministri nuk mund të ketë imunitet diplomatik pasi që vendi i tij nuk ishte shtet i pavarur.


Në ndërkohë, kontrabanduesit dhe dilerët e rrugës vazhdojnë të shesin cigare lirshëm. është qartë se autoritetet nuk dëshirojnë të vërejnë aktivitetet e tyre mënyrë që të mbajnë pakënaqësinë nën kontroll pas dobësimit ekonomik gjatë të nëntëdhjetavë e cila la me mijëra të varur nga shitja e cigareve në rrugë.


Inspektorët Grbovic dhe Drobnjak pohojnë se zbatimi i ligjit kundër duhanit është bërë edhe me i vështirë nga fakti se shumë duhanpirës thjesht nuk dëshirojnë të pranojnë realitetin e ri.


“Ata shpesh gjejnë ndonjë arsyetim se nuk janë në dijeni të ligjit,” thotë Drobnjak, megjithëse, ai shton, ata shpejt do të kuptojnë ligjin atëherë kur ai do të zbatoj dënime të rënda.


Dusica Tomovic është gazetare me gazetën Vijesti në Podgoricë


Frontline Updates
Support local journalists