Mali I Zi: Bllokimi I Pavaresise

Nje zyrtar i rendesishem nderkombetar jep sinjalin per kundershtim ndaj referendumit per pavaresine e Malit te Zi pikerisht kur Beogradi dhe Podgorica me ne fund kane rene dakort per pamundesine e shmangjes se tij.

Mali I Zi: Bllokimi I Pavaresise

Nje zyrtar i rendesishem nderkombetar jep sinjalin per kundershtim ndaj referendumit per pavaresine e Malit te Zi pikerisht kur Beogradi dhe Podgorica me ne fund kane rene dakort per pamundesine e shmangjes se tij.

Kembengulja e te derguarit te BE-se Havier Solana ne Podgorice kete jave qe Europa kerkon qe Mali i Zi te rikthehet ne bisedime me Beogradin per pjesen e mbetur te federates Jugosllave, eshte nje goditje e rende per aspiratat e Presidentit Millo Gjukanoviq per pavaresi dhe nje tregues i ndryshimeve te medha qe kane ndodhur qe prej perfundimit te luftrave ne Ballkan.


Solana, Perfaqesuesi i Larte i Bashkimit Europian per Politiken e Perbashket te Jashteme dhe te Sigurise, eshte vendosur ne te njejtin krah me Predrag Bullatoviq per sa i perket debatit ne Malin e Zi, drejtuesin e koalicionit pro-Jugosllav dhe nje mbeshtetes i dikurshem i Sllobodan Millosheviqit, i cili e ka quajtur me pare diplomatin e rendesishem si nje kriminel te NATO-s gjate bombardimeve te vitit 1999 ne Jugosllavi.


Mesazhi i Solanes per Gjukanoviqin se BE preferon "Malin e Zi demokratik ne Jugosllavine demokratike", nuk ka perbere nje surprize per Malazezet. Por ata jane tronditur kur ish sekretari i pergjitheshem i NATO-s ka shkuar edhe me tej duke i bere thirrje drejtuesve te Podgorices per te rinisur bisedimet me Beogradin.


"Eshte me mire sesa te shkohet ne nje referendum per pavaresine pa nje ide te qarte per rezultatin qe do te sjelle referendumi," ka thene Solana ne nje konference per shtyp te Merkuren, me 28 Nentor. Ka qene nje deluzion te mendohej se Mali i Zi do te hynte ne Europe me shpejt si nje shtet i pavarur, sesa si pjese e federates Jugosllave, ka shtuar ai.


Vizita e Solanes ka demtuar kauzen e Gjukanoviqit ne nje kohe kur dukej se ideja e referendumit per pavaresi po fillonte te behej terheqese si per komunitetin nderkombetar ashtu edhe per Beogradin.


Kur Gjukanoviq dhe koleget e tij jane takuar me drejtuesit Serbe dhe Jugosllav ne Tetor, si Beogradi pro federates ashtu edhe Podgorica pro pavaresise ka rene dakort se ata nuk mund te arrinin nje kompromis.


Si rezultat, presidenti federal Vojisllav Koshtunica ka pranuar se eshte e nevojeshme te organizohet nje referendum per pavaresine sa me shpejte te jete e mundur. Zyrtaret Serbe kane pasuar idene e Koshtunices, duke theksuar se i takonte shtetasve te Malit te Zi te vendosnin nese republika e tyre duhet te shkeputet nga federata.


Po ashtu, ne fillim te Nentorit, OSBE ka bere rekomandime per nje legjislacion per referendum. Nje nga perfaqesuesit e tij, Jerar Studman, ka thene se vonesa e zgjidhjes te shtetesise se Malit te Zi do te pengonte reformat si ne Serbi ashtu edhe ne Malin e Zi.


"Pergatituni te jetoni ne nje shtet tjeter," ka thene per te perditeshmen Vijesti, Ambasadori Britanik Charles Crawford, nje njeri i cili konsiderohej si nje kundershtar i pavaresise se Malit te Zi.


E gjithe kjo dukej se ishte nje shenje se komuniteti nderkombetar do te mbeshteste aktivisht procesin e referendumit, tani qe bisedimet ndermjet Beogradit dhe Podgorices kishin deshtuar.


Edhe koalicioni anti pavaresise "Se Bashku per Jugosllavine" ka hequr dore nga strategjia e tij per bojkotin e referendumit dhe ka filluar te negocioje per kushtet e mbajtjes se referendumit. Ata kane kerkuar qe te kete nje nivel minimum pjesemarrjeje prej mbi gjysmen e elektoratit ne menyre qe votimi te konsiderohej i vlefshem.


Kembengulja e Solanes per dialog me Beogradin e ka kthyer cdo gje ne piken e pare te diskutimit. Duke bere nje deklarate pas takimit te tij me Solanen, Gjukanoviq ka perseritur pikpamjen e tij "se referendumi ne Malin e Zi eshte i pashmangshem".


Megjithate, Bulatoviq, i mbeshtetur nga vizita e Solanes, ka paralajmeruar se ekziston rreziku qe koalicioni pro-Jugosllav te terhiqet nga parlamenti nese Gjukanoviq fillon te organizoje nje referendum, dhe i ka bere thirrje presidentit te riniste negociatat me Serbine per te ardhmen e shtetit Jugosllav.


Nisja e negociatave ne kete faze nuk i shkon per shkak presidentit Malazez. Forcat pro pavaresise tashme po humbasin durimin ndersa ekonomia po shkon gjithnje e me keq. Por nese Gjukanoviq nuk flet me Beogradin, ai mund te humbase edhe ata pak ndihme qe po vazhdon te marre nga Europa.


Ndihma e huaj, e cila ka qene per nje kohe te gjate nje mbeshtetje e forte per ekonomine e Malit te Zi, pothuajse eshte nderprere fare pas rrezimit te Millosheviqit.


Megjithate, Amerikanet ofrojne nje shprese per Gjukanoviqin. Disa analiste theksojne se qarqet e rendesishme ne Uashington e shohin disintegrimin e Jugosllavise si te pashmangshem dhe thone se ceshtja e pavaresise se Malit te Zi eshte nje ceshtje e brendeshme.


Milka Tadiq Mijoviq eshte redaktore e projektit te IWPR-se, dhe redaktore e revistes se perjaveshme Monitor ne Podgorica.


Serbia
Support our journalists