MALI I ZI: “PRESIONI AMERIKAN” ANULLON LEHTESITE FISKALE NE SISTEMIN BANKAR

Investitoret e huaj dhe institucionet financiare jane tronditur nga vendimi i autoriteteve per te anulluar lehtesite fiskale te ofruara per sistemin banker.

MALI I ZI: “PRESIONI AMERIKAN” ANULLON LEHTESITE FISKALE NE SISTEMIN BANKAR

Investitoret e huaj dhe institucionet financiare jane tronditur nga vendimi i autoriteteve per te anulluar lehtesite fiskale te ofruara per sistemin banker.

Qeveria Malazeze duket se i eshte nenshtruar presionit te miqve te saj me te ngushte, Amerikaneve, per te mbyllur bankat te cilat operojne ne vend fale lehtesive fiskale te dhena nga qeveria.


Ky hap duket se eshte ndermarre si pasoje e frikes se Amerikaneve se ato mund te perdoren nga organizatat terroriste per te pastruar para.


Nje ligj i miratuar prej gjashte vjetesh i cili u garanton bankave disa privilegje deri ne vitin 2011 eshte shfuqizuar nga gjykata kushtetuese e Malit te Zi ne Qershor, duke bere ne kete menyre te paligjshem sistemin banker qe eshte krijuar ne vend si pasoje e dhenies se lehtesive fiskale, i cili deri tani ka sjelle miliona dollare te ardhura per ekonomine e vendit.


Si rezultat, investitoret e huaj jane tronditur, dhe disa prej tyre kane kercenuar se do te kerkojne kompensime dhe do te hedhin qeverine ne gjyq. Nje gje e tille me siguri do te shkaktoje humbje te medha ne tregun financiar te Malit te Zi.


Bankat tani jane vendosur nen juridiksionin e bankes qendrore te Malit te Zi dhe do te duhet te veprojne me te njejtat rregulla si institucionet e tjera financiare ne vend.


Ligji i vitit 1996 garantonte qe bankat qendrore te Malit te Zi dhe Jugosllavise nuk do te ushtronin kontroll mbi investimet e industrise bankare se cilave do ti jepeshin privilegje te medha fiskale, dhe do te lejoheshin te mbanin te fshehta emrat e klienteve dhe numrat e llogarive te tyre.


Per me teper, keto banka do te mund te hapeshin duke depozituar vetem nje shume prej 10 mije dollare Amerikan si kapital fillestar, nje pjese shume e vogel ne krahasim me ate qe u kerkohej bankave normale te vendit; dhe per me teper keto banka do te paguanin vetem nje shume te vogel taksash.


Ligji permbante edhe nje garanci qe keto privilegje nuk mund te hiqeshin para vitit 2011.


Ne ate kohe, autoritetet ishin shume te interesuara te terhiqnin investimet e huaja aq te nevojeshme ne ate kohe, por edhe tani.


Ministri i Financave Miroslav Ivanisheviq ka thene se ligji eshte ndryshuar sepse Mali i Zi eshte forcuar financiarisht aq sa te mos kete me nevoje per kapitale te tilla. Por kjo deklarate nuk eshte shume e besueshme per shume njerez ne republiken e vogel e cila po vuan probleme serioze ekonomike.


Mirko Petriceviq, nje avokat i specializuar ne regjistrimin e bankave me lehtesira fiskale, thote se Podgorica eshte detyruar te ndermarre nje hap te tille vetem per shkak te presionit nderkombetar. “E perse nje vend do te largonte kapitale te tilla? Une mendoj se veprimi i qeverise eshte rezultat i presionit nga jashte,” ka thene ai.


David Finzer, zevendes presidenti i Trinity International Bank, nje prej bankave te prekura nga ndryshimi i ligjit, ka thene per IWPR-ne se Agjensia Amerikane per Zhvillim Nderkombetar, USAID, ka ushtruar presion nepermjet firmes se konsulences, Barents Group – e cila po pergatit reformat ligjore ne vend me fondet e agjensise Amerikane USAID – per te anulluar privilegjet e bankave.


“Ne Podgorica, perfaqesuesi i USAID, Andrew Vonnegut, ka thene se ai kishte ardhur me misionin per te ndaluar sistemin bankar me lehtesira fiskale dhe se cdo gje ishte biseduar dhe ishte rene dakort me qeverine. Nje muaj me pas, gjykata kushtetuese ka revokuar te gjitha garancite tona ligjore,” ka thene Finzer.


Mendohet se Uashingtoni ushtron nje influence te madhe ndaj politikes se vendit kryesisht per shkak te mbeshtetjes se madhe financiare qe jep – vetem Izraeli perfiton me shume ndihme per fryme popullsie sesa Mali i Zi, i cili perfiton shume fonde nga SHBA per te mbuluar deficitin e madh buxhetor.


Vonnegut nuk ka pranuar te pergjigjet direkt pyetjeve te IWPR-se rreth deklarimeve te Finzer, por ka leshuar nje deklarate me shkrim.


“Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne bashkepunim me vendet anetare te OECD dhe institucionet nderkombetare financiare dhe te zhvillimit, ka mbeshtetur prej kohesh nje politike me te ashper ndaj sistemit bankar i cili ka perfituar lehtesira te ndryshme, ne menyre qe te pakesoje mundesine e pastrimit te parave.


“Kjo fushate nderkombetare ka qene pergjithesisht e sukseseshme, dhe tani pjesa me e madhe e shteteve qe kane dhene keto lehtesira per sistemin bankar jane te gateshme te bashkepunojne me autoritetet nderkombetare. Mali i Zi ka qene nje nder vendet e fundit ku sistemi bankar vazhdonte te ruante lehtesira te shumta fiskale dhe mundesine per mbajtjen sekret te numrave te llogarise dhe pronareve te tyre.


“Si pjese e nje perpjekjeje te pergjitheshme per te integruar vendin ne komunitetin nderkombetar financiar dhe per tu afruar me BE-ne, Mali i Zi ka filluar te ndermarre hapat e nevojshem per prishjen e aparatit i cili lejon mbajtjen e sekretit per llogarite bankare dhe emrat e mbajtesve te tyre”.


Si zyrtaret Amerikane ashtu edhe ata vendas duket se jane teper te ndjeshem ndaj zerave per shkallen e ndikimit te Perendimit ne marrjen e ketij vendimi. Megjithate, zyrtaret e Podgorices, pranojne rendesine e influences nderkombetare ne marrjen e vendimit te fundit per sistemin bankar.


Ligji i ri “eshte por edhe nuk eshte rezultat i presionit nderkombetar,” ka thene zyrtari i larte i bankes qendrore Goran Knezeviq. “Ne perpiqemi te koordinojme dhe te bazojme punen tone tek rekomandimet e institucioneve nderkombetare”.


Zyrtari i konsullates Amerikane Razvigor Bazala pranon se ngjarjet e fundit ne arenen nderkombetare kane shtuar vemendjen e Amerikaneve per te pasur nen kontroll fondet ne sistemin bankar boteror. “Pas sulmeve te 11 Shtatorit kjo fryme eshte bere me e forte per shkak se ekzistojne prova qe terroristet kane fshehur dhe transferuar shuma te medha parash nepermjet llogarive te tilla,” ka thene ai.


Mbetet per t’u pare se sa do ti kushtoje vendit ky vendim i gjykates kushtetuese. Tashme disa banka kane filluar procedurat ligjore ndaj qeverise, me e rendesishmja eshte Trinity Bank. “Natyrisht qe do te hedhim ne gjyq shtetin, ministrin e financave, banken qendrore dhe guvernatorin e saj, dhe do te kerkojme kompensim ne shumen te pakten 100 milion dollare,” ka thene Finzer.


Petriceviq i ka thene IWPR-se se ky eshte vetem fillimi. “Ne kemi njoftime per disa banka te huaja te cilat po pergatiten te kerkojne kompensime per fitimet te cilat ato kane llogaritu se do te realizonin deri ne vitin 2011,” thote ai.


Shume njerez mendojne se pas ketij vendimi Mali i Zi mund ti jape lamtumiren investimeve te huaja.


“Une nuk mendoj se dikush tjeter pas kesaj do te besoje ne garancite ligjore te ketij vendi, te cilat mund te ndryshohen brenda nates duke nderprere privilegjet per te vetmit investiture te huaj qe veprojne ne kete moment ne Malin e Zi,” ka theksuar Finzer.


Pavaresisht ketyre paralajmerimeve, Knezeviq eshte i prere rreth se ardhmes se industrise financiare te ketij lloji ne Malin e Zi.


“Sipas ketyre kushteve te reja bankat nuk do te ekzistojne me. Megjithate, nese ato deshirojne, ato mund te regjistrohen si te gjitha bankat e tjera te zakoneshme duke mos perfituar asnje nga lehtesirat e mepareshme. Per sa i perket ceshtjeve gjyqesore qe ato kane njoftuar se do te hapin, une thjesht nuk mendoj fare per to,” ka thene ai.


Boris Darmanovic eshte nje perfaqesues i IWPR-se ne Malin e Zi dhe gazetar i se perditeshmes se Podgorices, Publika.


Frontline Updates
Support local journalists