Luftrat Kulturale e Çojne Kengetarin e Popit ne Skenen Politike
Planet e publikuara per te emeruar kengetaren e pop-it Zorica Brunclik ne postin e Ministrit te Kultures, perbejne fillimet e luftes totale te Millosheviçit ne art. Por mbase kjo mund te jete nje perpjekje tjeter per te fituar votat e votuesve dembele dhe
Luftrat Kulturale e Çojne Kengetarin e Popit ne Skenen Politike
Planet e publikuara per te emeruar kengetaren e pop-it Zorica Brunclik ne postin e Ministrit te Kultures, perbejne fillimet e luftes totale te Millosheviçit ne art. Por mbase kjo mund te jete nje perpjekje tjeter per te fituar votat e votuesve dembele dhe
Jane te pakte ata njerez ne Beograd qe e besojne kete, por sipas mediave te pavarura lokale, ministri i ri Serb i Serbise do te jete nje kengetare pop-i e njohur me teper per ngjyren e kuqe flake te flokeve dhe per te veçantat e veshjes se saj, sesa per cilesite e saj kulturale.
Zorica Bruclik, nje nga eksponentet me te njohur te muzikes te perpunuar popullore Serbe, eshte perfolur qe do te zevendesoje ne postin e ministrit, te besuarin e rregjimit Zeljko Simiç.
Brunclik nuk pranoi te konfirmoje apo te mohoje keto njoftime, dhe tha qe ky vendim do te merrej nga te tjeret. Simici tregoi mungese interesi kur u pyet per thashethemet
Nga Radio B-92 dhe nga agjensia e lajmeve BETA, javen e shkuar. Ne te njejten kohe vezhguesit kultural mbyllin syte me mosbesim dhe thone qe emerimi do ta çoje shoqerine Serbe ne nivele te reja te primitivizmit.
Drejtori i filmit Serdjan Karanivic, nje prej aritisteve Serbe te gjenerates se mertirizuar nga lufta, sanksionet, nacionalizmi i eger, dhe populizmi ne art qe prej 1990, deklaroi se ai kishte ngelur i shokuar nga lajmi, por me pas kishte pyetur veten nese Brunclik kishte qene realisht shefja e kultures Serbe gjate gjithe kohes.
Mesazhi i udheheqesit Serb, Sllobodan Milloshevic, me kete akt, eshte qe te provoje se ambiciet e tijper ta kthyer vendin ne nje ferme kolektive gjigante vazhdojne te egzistojne. Por a ka arsye qe e justifikojne kete çmenduri. Me kryesoria nder kualifikimet e Brunclik eshte pronesia mbi karten e anetaresimit ne Partine Jugosllave te Majte (JUL). JUL-i, partnere me partine socialiste te Milloshevicit ne qeverisjen e vendit, udhehiqet nga gruaja e tij Mira Markovic.
Muzika e modernizuar popullore Serbee mbeshtetur me fizarmonike dhe ndjenja nacionaliste, vazhdon te jete lloji me i pelqyer imuzikes ne vend (shihni rregjistrimet e RTS-se ne internet te marra nga albumi i fundit i Brunclik-it).
Zorica Brunclik eshte shume popullore ne masat e popullsise, dhe perfshirja e saj ne qeverimund te marre disa vota ne mbeshtetje te koalicionit qeveritar per zgjedhjet e ardheshme.
Por rezultati me i priteshem, do te jete shvleresimi i votimeve dhe kthimi i tyre ne festa karnavalesh.
Me teper se 100 parti politike, shume prej tyre te udhehequra nga njerez me me shume dhembe se anetare partie, do te bllokojne procesin elektoral. Xhokerat qe dolen gjate zgjedhjeve te fundit presidenciale, duke perfshire dhe te ashtuquajturin Tarzan nga qyteti i Nishit, ndoshta do te dalin prape. Dhe parafqitja e fuqishme e Milloshevicit ne mediat kryesore do te beje te mundur qe profili i koalicionit te ngelet i larte ndersa partite e fragmentarizuara te opozites do te humbin midis mases se gjere te kandidateve.
Keshtu qe duket sikur emerimi i supozuar i Brunclik mund te jete nje lajmerim i koduar se fushata elektorale ka filluar. Milloshevici synon qe te marre pjese dhe te fitoje ne zgjedhje te "lira e te ndershme", ndersa ne nivel lokal, republikan dhe federal ai akoma nuk e ka vendosur, ne se do te varrose thirjet e kundershtareve te tij per deshtimin Serb ne luften me NATO-n per Kosoven.
Radio-Televizioni shteteror nuk i ka permendur spekulimet mbi Brunclik, duke krijuar keshtu mundesinne qe kjo histori eshte sajuar nga qeveria per te testuar opinionin publik. Milloshevicit I duhet te marre vesh se sa e madhe eshte mospelqimi ndaj tij. E perjavshmja e Beogradit Nin, publikoi kohet e fundit nje sondazh qe tregonte se 57% e popullsise kerkonte shkarkimin e Sllobodan Millosheviçit dhe qe 43% mbeshtesnin protestat publike te organizuara nga kundershtaret e tij.
Por kjo nuk perkthehet automatikisht ne vota per kundershtaret zgjedhore te Milloshevicit. Sipas testimit te Nin-it, 68% e te pyeturve nuk besojne se ndonje nga liderat e opozites jane te afte qe ta nxjerin vendin nga kriza. Skena eshte e pergatitur qe Milloshevici te fitoje me siguri te larte.
E perjavshmja serioze e Beogradit Vreme, e permblodhi situaten me nje shaka per festimet e 6-vjetorit te krijimit te partise se Markovicit (JUL), duke thene qe ne naten qe ajo u krijua, gjashte partite themeluese vendosen te zgjidhnin nje shembull se si te modelonin partitne e tyre.
Fjala e tyre me e dashur ishte efiçensa, por cila organizate drejtohej me me efiçenseç Mafia tha dikush, dhe keshtu u vendos modeli i Jul-it, deklaronte Vreme.
Shqetesimi i vogel qe kane shprehur opozitaret e Aleances per Ndryshime se pjesemarja e tyre ne votime as qe diskutohet, beri qe Levizja per Ringjalljene Serbise te deklaroje qe ata mund te bashkohen me qeverine, ne shkembim te disa votave me shume. Egziston edhe shqetesimi se komentet e sociologjistit te nivelit te larte Vladimir Goati, kane fituar popullaritet te gjere. Ai argumenton se pjesemarjja e opozites ne zgjedhje ne kushte te tilla, do te ishte "nje akt i paster masokizmi".
Vlado Mares eshte nje gazetar nga Beogradi.