LUFTETARET SHQIPTARE KERCENOJNE MARREVESHJEN E PRESHEVES

Nje grup i ri luftetaresh Shqiptare po kercenon te provokoje nje vale te re luftimesh ne Serbine jugore.

LUFTETARET SHQIPTARE KERCENOJNE MARREVESHJEN E PRESHEVES

Nje grup i ri luftetaresh Shqiptare po kercenon te provokoje nje vale te re luftimesh ne Serbine jugore.

Ish anetare te grupeve guerrilase Shqiptare te shperbera ne Serbine jugore dhe Maqedoni jane ribashkuar duke krijuar nje levizje te re kryengritese ne kufirin ndermjet Serbise dhe Kosoves.


Grupi, me emrin Ushtria Clirimtare e Kosoves Lindore, UCKL, perfshin anetare te Ushtrise Clirimtare te Presheves, Medvegjes, dhe Bujanovcit, UCPMB, dhe Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK, nga Maqedonia.


Emri i saj reflekton edhe faktin qe shume njerez ne bashkite me shumice te popullsise Shqiptare ne Presheve, Medvegje dhe Bujanovc e quajne kete rajon Kosova Lindore.


Synimi i UCKL, e cila numeron vetem rreth 300 anetare, eshte te shkepuse keto tre bashki nga Serbia dhe ti bashkoje ato me Kosoven, e cila megjithese nominalisht eshte nje province Serbe, nuk ka qene nen kontrollin e Beogradit qe prej sulmeve ajrore te NATO-s ndaj Jugosllavise ne vitin 1999.


Nese ata do te arrijne te shkaktojne nje krize te re ne kufi do te varet kryesisht nga suksesi i marreveshjes se paqes se Presheves, i nenshkruar ne muajin Maj te ketij viti. Marreveshja e arritur me ndermjetesine e NATO-s perqndrohet ne tre pika kryesore: nje amnisti per te gjithe luftetaret Shqiptare; investime me te medha ne ekonomine lokale, dhe perfaqesim proporcional per Shqiptaret ne pushtetin lokal dhe polici.


Njoftimet e para per nje ushtri te re jane dhene ne Shtator, kur synimi i bashkimit te te tre bashkive me Kosoven eshte shpallur ne nje gazete Shqiptare te shperndare ne komunitetin Shqiptar ne Serbine jugore.


Grupi, emri i te cilit eshte Ushtria Clirimtare e Kosoves Lindore, ka pershendetur lindjen e tij me ane te nje faksi, te derguar ne fillim te Shtatorit vezhguesve te BE-se ne Vranje dhe Presheve.


Qe prej asaj kohe, ka pasur shkembime zjarri sporadike me policine Serbe nga bazat e saj ne gjashte fshatra rreth Kamenices, e cila eshte pikerisht pak me larg ne Kosove, prane kufirit me Serbine.


Ministria e brendeshme Serbe mendon se baza e UCKL-se eshte nje grup i ish anetareve te UCK-se te cilet jane larguar nga Maqedonia pas nenshkrimit te marreveshjes se Ohrit ne muajin Gusht.


Ata gjithashtu dyshojne per perfshirjen e nje grupi luftetaresh radikale te UCPMB-se, perfshire edhe ish komandantin e saj Muhamad Xhemaili, i cili nuk eshte carmatosur ne Majin e kaluar gjate inisiatives se paqes per Presheven dhe eshte terhequr ne Kosove.


UCKL po shperndan fletepalosje ne rradhet e Shqiptareve ne kufirin ndermjet Kosoves dhe Serbise, duke i bere thirrje atyre te mos pranojne projektin e paqes per Presheven, dhe te protestojne kunder vendimit te komunitetit nderkombetar per lejimin e dislokimit te forcave Jugosllave ne zonen kufitare.


Levizja e re kryengritese e ka bazen ne zhgenjimin e ish luftetareve me marreveshjen e paqes. Pas shpalljes se amnistise, shume prej tyre prisnin te merrnin nje vend pune me forcen shume etnike policore rajonale, te cilen komuniteti nderkombetar e konsideronte si nje gur themeltar te procesit te paqes.


Por shpresat e luftetareve te vjeter te UCPMB-se jane venitur shpejt. Nga 63 Shqiptare te cilet kane perfunduar trajnimin per njesite e policise se re multi etnike se bashku me 34 Serbe, vetem shtate kane qene ish anetare te UCPMB-se.


Pakenaqesia e veteraneve eshte shtuar edhe nga pakenaqesia e publikut te gjere ne lidhje me drejtimin e procesit te paqes. Politikanet lokal po kerkojne per zgjedhje te reja lokale, duke u ankuar se raundi i fundit i tyre, i organizuar nen Sllobodan Millosheviqin ne Tetor te vitit 2,000, nuk i perfaqeson si duhet ata.


Banoret vendas duken te ndare ndermjet atyre qe e simpatizojne levizjen e re dhe atyre qe thone se nuk ka me vend per dhune ne strategjine e tyre. Ish drejtuesi politik i UCPMB-se Halil Selimi, i cili jeton ne Presheve, thote se procesi i paqes pak a shume ka deshtuar dhe fajeson negociatoret te cilet kane humbur "nje shans historik per te zgjidhur problemet e rajonit ne nje menyre te ndershme".


Por Riza Halimi, kryetar i bashkise se Presheves, i cili ka pasur nje rol te rendesishem ne perfundimin e konfliktit, thote se nje ushtri e re nuk eshte zgjidhja. Ai thote se do te ishte "fatale per Shqiptaret e Presheves te nisnin nje revolte te armatosur ne gjendjen e tanishme".


Autoritetet Serbe kane besim se forca e re nuk do te nderprese marreveshjen. Goran Radosavleviq, nje zyrtar i policise dhe anetar i ekipit qeveritar koordinues per rajonin, thote se UCKL nuk do te arrije kurre forcen qe ka pasur UCPMB.


Por tensioni ndermjet dy komuniteteve po rritet. Megjithese rreth 2,000 refugjate Shqiptare jane rikthyer kete vere ne Bujanovc nga Kosova, do te duhet vetem nje incident i vogel qe ata te rikthehen ne Kosove.


Serbet jane edhe me te shqetesuar. Numri i atyre qe duan te qendrojne ne Presheve po zvogelohet, thote Nenad Mandiq, i deges lokale te Partise Demokratike. "Rreth 50 familje kane mbetur ne qytet por ata te gjithe duan te largohen," thote ai. "Komuniteti Serb ndjehet e pasigurte dhe ata kane filluar te shesin shtepite dhe tokat".


Skender Latifi eshte nje gazetar Shqiptar ne Presheve.


Macedonia, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists