LIDERËT SERBË SULMOJNË MLLADIQIN
Derisa politikanët e RS kritikojnë më hapur gjeneralin, disa thonë se ata vetëm dëshirojnë t’i ikin përgjegjësisë.
LIDERËT SERBË SULMOJNË MLLADIQIN
Derisa politikanët e RS kritikojnë më hapur gjeneralin, disa thonë se ata vetëm dëshirojnë t’i ikin përgjegjësisë.
Liderët e Republika Srpskës, RS, po përpiqen të përfitojnë nga dorëzimi apo arrestimi i mundshëm i gjeneralit Ratko Mlladiq për të liruar partinë qeverisëse nga përgjegjësia për krime lufte, analistët vendor pohojnë.
Gjatë javëve të fundit një numër i sulmeve publike është drejtuar ndaj emrit të gjeneralit nga ish aleatët e tij në Partinë Demokratike Serbe, SDS.
Analistët pohojnë se qeveria serbe e Bosnës ka ndërruar pozitën e tyre rreth lirisë së vazhdueshme të gjeneralit në arrati, kryesisht nën presion nga Serbia.
Por ata gjithashtu thonë se qëllimi i vërtetë i autoriteteve të RS nuk ka të bëjë me arrestimin e Mlladiqit por me distancimin e partisë së tyre nga faji për krimet e kryera gjatë luftës 1992-1995.
Mlladiqi gjendet në arrati që kur lufta mbaroj dhe tribunali ndërkombëtar për krime lufte në Hagë ka lëshuar aktakuzë ndaj tij për gjenocid rreth ngjarjeve të korrikut 1995 në Srebernicë, kur forcat e tij ekzekutuan rreth 8000 meshkuj dhe djemë boshnjak.
Përkundër dëshmive të zbuluara deri më tani mbi rolin e Mlladiqit në luftë, ish gjenerali mbetet mjaft i respektuar në entitetin serb të Bosnës dhe Hercegovinës.
Një sondazh në prill të këtij viti, gati dhjetë vjetë pas aktakuzës së lëshuar, tregoj se 60 përqind të të intervistuarve në RS e konsiderojnë ate si hero.
“Këto shifra kanë rënë shumë pak që nga emitimi i inçizimit të vrasjes së civilëve të Srebernicës nga Shkorpionët,” deklaroj për BCR, Srdjan Puhalo, drejtori i agjensisë Partner e cila organizoj sondazhin.
Puhalo i referohej inçizimit të liruar në gjykatën e Hagës, i cili tregoj anëtarët e njësitit elit paramilitar serb duke ekzekutuar gjakëftohësisht gjashtë boshnjak në vitin 1995.
Por nëse disponimi i popullatës gati se nuk ka ndërruar, lidershipi politik në RS është bërë më fleksibil.
Pas një dekade të heshtjes rreth krimeve të kryera gjatë komandës së Mlladiqit, ata kohëve të fundit kanë filluar të ndërrojnë qëndrimet e tyre.
Në një deklaratë muajin e kaluar, zëvendës kryeministri dhe ministri i brendshëm i RS, Tomislav Kovac, insistuan se Mlladiq kreu operacionin ushtarak në Srebernicë me iniciativë të tij dhe jo me aprovim paraprak të qeverisë së RS.
“Unë u ndesha me Ratko Mlladiqin që në vitin 1992 pasi kuptova se ai nuk do të bashkëpunonte apo të respektonte rregullat e luftës sa i përket civilëve dhe trajtimit të tyre në luftë,” tha Kovac.
Pak pas kësaj deklarate, gjenerali i RS Manojlo Milanovic, ish ministër i mbrojtjes, theu katër vite të heshtjes duke kritikuar ish komandantin e tij.
“Besoj se 17 gjeneralë dhe zyrtarë të lartë kanë shkuar në Hagë sepse Mlladiqi nuk ishte atje.”
Branko Todorovic, drejtor i Komitetit të Helsinkit për Drejta të Njeriut në RS, tha se komentet e tilla kishin për qëllim krijimin e përshtypjes se “viktima më e madhe e Mlladiqit ishte Partia Demokratike Serbe.”
Todorovic kritikoj deklaratën e Kovac si “tentim i përçmuar [nga bosët e SDS] për të ndarë ata nga politika e krijuar ana e partisë, ku Mlladiq ishte vetëm një nga ekzekutuesit më dalluar të saj.”
Ai shtoj, “Pyes vetën pse Kovac nuk u deklarua – nëse jo në vitin 1993, atëherë në vitin 1996 – por heshti deri më sot.
“Shpjegimi është se Mlladiqi, sikurse çdo komandant i luftës, ishte pjesë e një rrejti kriminel të krijuar brenda qarqeve politike të SDS.”
Todorovic gjithashtu pohoj se deklaratat e fundit të udhëheqësve të SDS janë sinkronizuar me qëllim që të përcjellin sa më shumë faj tek Mlladiqi.
“Përmes zyrtarëve si Kovac dhe Milovanovic, ata po shpërndajnë tregimin për gjeneralin psiqikisht jostabil i cili ishte në konflikt me SDS,” ai tha.
Aleksandar Sekulovic, një analist nga Banja Lluka, u pajtua. “Njerëz të ndryshëm me interese të ndryshme janë duke folur për Mlladiqin për qëllimi duket të jetë i njejtë,” ai tha, “që është distancimi i tyre nga veprimet e Mlladiqit gjatë luftës dhe kështu [të shfajësojnë] vetëvetën nga të gjitha krimet e luftës.”
Miodrag Zivanovic, profesor në Fakultetin e Filozofizë në Banja Lluka, i tha BCR se “fushata kundër Mlladiqit” nuk ishte dëshmi e një përcaktimi të vërtetë për të arrestuar gjeneralin, apo kryesit e tjerë të krimeve.
“E githë kjo bujë rreth Mlladiqit është një lojë e dobët nga elita qeverisëse të cilët brengë të vetme kanë mbrojtjen e karrigave në qeveri,” ai tha.
Se a është ky ndërrim në retorikë i vërtetë apo jo, elita politike e RS do ta ketë vështirë të ndërrojë opinionin e publikut ndaj gjeneralit.
Një sondazh nga BCR në rrugët e Banja Llukës, kryeqytet i RS, zbuloj se mbështetja për Mlladiqin ishte më e fuqishme se kurrë.
Vojislav, një kapetan në ushtrinë e RS, deklaroj se Mlladiq vetëm kishte zbatuar urdhërat. “Unë e di se si ne ushtarët veprojmë,” ai tha. “Gjithçka që Mlladiqi bëri ishte zbatimi i urdhërave të lëshuara nga [presidenti i RS] Radovan Karagjiq.”
Radojka Markovic, shërbyese civile e cila kishte humbur vëllaun gjatë shërbimit në ushtrinë e RS, tha se Mlladiqi ishte personi i fundit që duhej të shkonte në Hagë.
“Po të mos ishte ai, asnjë serb nuk do të kishte mbetur në këtë rajon,” ajo tha.
Milos, student i gjeografisë, u pajtua. “Mlladiq i tregoj muslimanëve se ata nuk mund të bënin ç‘të donin me Bosnën,” ai tha. “Nëse ai do të ishte në krye, ne tani do të ishim pjesë e Serbisë. Ai kurrë nuk do të na kishte tradhëtuar sikurse politikanët e tjerë.”
Pavarësisht mundësisë së burgosjes së Mlladiqit, qëndrimet e tilla nuk duket se do të ndryshohen, të paktën derisa SDS mbetet forca dominuese politike.
“Derisa elektorati ndanë këtë mendim, ne do të mbesim këtu ku jemi.” tha Todorovic.
Gordana Katana është bashkëpunëtore e rregullt e IWPR nga Banja Lluka.