Largimi Nga Subotica

Ndersa autoritetet ne Subotica po planifikojne te perdorin karrot e terhequra me kafshe per te grumbulluar mbeturinat, popullsia e saj multi etnike po largohet.

Largimi Nga Subotica

Ndersa autoritetet ne Subotica po planifikojne te perdorin karrot e terhequra me kafshe per te grumbulluar mbeturinat, popullsia e saj multi etnike po largohet.

Ndersa Ushtria Jugosllave po terheq tanket e saj dhe artilerine e rende nga Subotica, nje qytet ne kufirin Jugosllav me Hungarine ne pjesen me veri perendimore te Vojvodines, popullsia e qytetit po mendojne ne se edhe ata duhet te largohen--duke u drejtuar jo per ne Serbi, por jashte vendit.


Pjesa me e madhe e njerezve ne kete qytet me rreth 100,000 banore me perberje shume etnike, i cili ka edhe nje komunitet te madh Serb dhe Kroat pervec shumices Hungareze, jane ndjere te lehtesuar kur perfundoi lufta. Megjithate, pak njerez shohin ndonje te ardhme ne se qendrojne ne kete qytet.


Pavaresisht perzjerjes etnike, nuk ka pasur shume tension ne mes te popullsive me kombesi te ndryshme, me perjashtim te disa xhamave te thyer ne pak dyqane private ne pronesi te Shqiptareve gjate diteve te para te bombardimeve te NATO-s.


Megjithate, shume njerez vendosen te largoheshin nga qyteti gjate bombardimeve, dhe megjithese lufta ka mbaruar, ekzodi vazhdon.


“Edhe une mendoj te largohem. Une me perpara merrja pjese ne protestat anti regjimit, por tani kam hequr dore dhe nuk mendoj se gjerat mund te ndryshojne ndonje here per mire,” thote Kristijan Bartus, nje inxhinier civil 28 vjecar, dhe asistent profesor ne Fakultetin e Inxhinierise Civile ne Subotica. Kristian eshte shembulli tipik i te rinjve te shkolluar ne Subotica te cilet jane thellesisht te merzitur me cilesine e jeteses dhe situaten politike.


Nje doktoreshe e re, e cila deshiron te mbetet anonime, ka te njejtin mendim. “Une me te vertete do te deshiroja te shihja nje te ardhme. Por mua me duket se asgje nuk do te ndryshoje gjate dy apo tre vjeteve te ardheshme,” thote ajo. “Une bashkejetoj me te dashurin tim, por nuk mund te perballojme as nevojat baze te jeteses me rrogat tona. Une kam vendosur te largohem.”


Nje shoqe e saj, nje mesuese, ka filluar te merret me tregetimin kontraband te mallrave ne anen tjeter te kufirit ne Hungari duke i shitur ato ne Serbi--per te siguruar mbijetesen. Ajo eshte e detyruar te beje kete sepse edhe paga e saj e vogel nuk i eshte paguar qe prej kater muajve.


“Une mund te fitoj 80 Marka Gjermane me nje udhetim me mallra kontrabande, qe eshte pothuajse rroga mujore e nje mesuesi. Por, une nuk jam kontrabandiste, dhe mendoj se do te largohem prej ketej,” thote ajo.


Shume njerez ne Subotica ishin te bindur se qyteti i tyre nuk do te bombardohej gjate fushates se NATO-s, sepse ata argumentonin se Subotica, gjate gjithe kesaj dekade, ka qene nje kundershtare e ashper e regjimit. Ne fakt, Aleanca e Hungarezeve te Vojvodines ka bere thirrje per organizimin e nje mitingu, per daten 14 Korrik, kete te Merkure. Ne vijim te demonstratave ne pjese te tjera te vendit, aty do te behet thirrje per ndryshimin e regjimit dhe demokratizimin e Serbise.


Dhe gjate 22 diteve te para te bombardimeve te fushates se NATO-s, banoret e Subotices me te vertete u kursyen. Por ne diten e 23, qyteti u godit me kater raketa.


Ne pergjigje te sulmit, kryetari i bashkise se qytetit, Jozef Kasa, i cili eshte edhe deputet ne parlamentin Serb dhe nje udheheqes i Aleances se Hungarezeve te Vojvodines, i dergoi nje leter proteste qeverise se Hungarise fqinje, meqe ky vend ishte anetaresuar ne NATO ne prag te luftes.


“Subotica me shume kombesi eshte nje bastion i transformimit demokratik te vendit dhe si e tille ajo nuk e meriton fatin qe i eshte percaktuar,” shkruante ai. Megjithate, fjalet e Kasa, nuk sherbyen shume, sepse Subotica u bombardua edhe shtate here te tjera.


Nje person humbi jeten dhe disa te tjere u plagosen gjate sulmeve te cilat shkaktuan edhe deme fizike me nje vlere rreth 1 milion Marka Gjermane. Ndermjet demeve me te rendesishme ishte edhe shkaterrimi i pajisjeve transmetuese te Radio Subotica.


Ai stacion ishte i vetmi mjet transmetimi specifik per anetaret e minoriteteve Hungareze dhe Kroate ne pjesen me te madhe te Vojvodines.


Ndersa bombardimet vazhdonin, dhe fushata po i afrohej fundit, popullsia jo Serbe e Subotices filloi te largohej per shkak te frikes se ata mund te beheshin “dem anesor”. Ne nje perpjekje per te ndaluar ekzodin, partite politike qe perfaqesojne interesat e Hungarezeve dhe Kroateve kane bere thirrje qe njerezit te mos largohen.


Aleanca e Hungarezeve te Vojvodines ka thene: “Te largohesh apo te qendrosh? Ne besojme se vetem nje pergjigje eshte e mundur--te qendrosh.” Udheheqesi i Aleances Demokratike te Kroateve ne Vojvodine, Bela Tonkovic, ka pasur te njejtin mesazh: “Duke i ditur veshtiresite, ne ju themi edhe kete here--qendroni dhe mbijetoni.”


Megjithate, thirrjet kane rene ne vesh te shurdhet. Nuk ka statistika zyrtare per numrin e te larguarve, por pothuajse cdo njeri ka nje apo me shume miq qe jane larguar nga vendi kohet e fundit.


Aresyet per kete eksod jane kryesisht ekonomike, megjithese fakti qe qytetaret Jugosllave nuk kane nevoje per viza per ne Hungari e lehteson shume largimin.


Shume punetore ne kompanite e medha shteterore tani jane me leje te detyruar. Vetem pak fabrika me te vogla private jane akoma ne pune. Si rezultat, punetore te deshperuar po mbajne familjet e tyre duke blere dhe shitur mallra nga Hungaria ne tregun e zi.


Mungesa e karburantit per makinat private, transportin publik dhe sherbimet e tjera publike eshte nje fakt alarmant. Numri i autobuseve ne transportin publik eshte reduktuar ne minimum, dhe plehrat tanime grumbullohen vetem nje here ne dy jave.


Ne fakt, kaq e rende eshte mungesa e karburantit saqe autoritetet po planifikojne futjen e karrove te terhequra me kafshe per te grumbulluar mbeturinat, sikur Subotica papritur te ishte kthyer ne shekullin e 19-te.


Josip Stanic eshte nje gazetar i pavarur ne Subotica.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists