Kush Drejton Ketu?

Ushtare te huaj, punonjesit e ndihmave dhe gazetare po vendosen ne Prishtine, duke parashikuar nje qendrim te gjate ne nje toke te pasluftes ku vetem shkurtimet e Organizatave Jo Qeveritare (OJQ) jane ne rregull.

Kush Drejton Ketu?

Ushtare te huaj, punonjesit e ndihmave dhe gazetare po vendosen ne Prishtine, duke parashikuar nje qendrim te gjate ne nje toke te pasluftes ku vetem shkurtimet e Organizatave Jo Qeveritare (OJQ) jane ne rregull.

Wednesday, 16 November, 2005

Ne Zanzi Bar, nje lokal i vogel por shume i pelqyer ne qender te Prishtines, Ilir Bajri dhe kuarteti i tij i muzikes Jazz luajne nje perzierje bluzi, jazzi dhe muzike tradicionale Shqiptare, me pak soul dhe funk sa per ti dhene shije.


Ne oret e para te mengjesit, turma, nje perzierje e ushtareve te UCK-se, diplomatesh te huaj dhe gangsteresh, si edhe gazetare te medias lokale dhe asaj nderkombetare, qetesohen pas nje dite tjeter te ngarkuar ne ambjentin konfuz te Kosoves se pas luftes.


Provinca duket se eshte ne anarki. Qeveria e perkoheshme e veteshpallur e Hashim Thacit, e cila dominohet nga Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK), do te deshironte te drejtonte, por Misioni i OKB ne Kosove (UNMIK) nuk pranon ta lere ate te marre frenat ne dore. Si rezultat, askush nuk duket se e di se kush drejton ketu dhe askush nuk duket se deshiron te marre persiper pergjegjesine per funksionimin e shtetit.


Pa nje force policie, sistem bankar, departament sanitar, dhe askend qe te detyroje zbatimin e ligjit, Kosova i ngjan me teper nje treni pa drejtues. Per momentin, pjesa me e madhe e popullsise eshte e papune por duket se eshte e dehur nga euforia e "fitores".


Sipermarresit vendas kane hapur dyqanet, baret, restorantet dhe shume kompani sherbimesh (pjesa me e madhe e te cilave ofrojne sherbime pastrimi per komunitetin nderkombetar qe sapo ka mberritur) qe prej perfundimit te luftes dhe kjo te jep pershtypjen e nje fare rimekembje.


Por shume njerez ndjejne se ata kane perfituar pak nga UNMIK, Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE), KFOR apo, edhe nga udheheqja Shqiptare. Si rezultat, te huajt dhe Shqiptaret kane filluar t'ia hedhin fajin njeri tjetrit per ritmet e ulta te reformes.


UNMIK ka nje mandat per te qeverisur, por ai nuk ka eksperiencen e nevojeshme politike per te rene dakort dhe per te kuptuar skenen politike lokale. Si rezultat, Bernard Kouchner, administratori Francez ne krye te misionit te OKB-se, eshte perpjekur te kooptoje vendas per ta ndihmuar ate ne administrimin e provinces.


UNMIK dhe OSBE kane krijuar komitete keshillimi dhe borde te perbere nga aktiviste vendas me influence dhe politikane. Keto organizma kane pak ose aspak fuqi vendim marrese keshtu qe jane te pafuqishme per te zgjidhur problemet e panumerta te Kosoves.


Keshilli Tranzitor i UNMIK, grupi keshillimor kryesor i cili perbehet si nga Shqiptaret ashtu edhe nga Serbet, shpesh ka qene ne qender te vemendjes se medias per shkak te mospjesemarrjes te anetareve te tij. Ne takimin e pare te tij, kater jave me pare, Ibrahim Rugova, udheheqes i Shqiptareve per nje kohe te gjate, nuk u paraqit fare. Ne takimin me te fundit mungonte Thaci.


OSBE, e cila drejtohet nga Daan Everts, i cili me pare drejtonte misionin ne Shqiperi dhe qe shpesh konsiderohej nga Shqiptaret se ai drejtonte qeverine ne Tirane, i eshte kerkuar nga Kouchner per te mbikqyrur Bordin e Mediave te krijuar rishtazi. Bordi ka per mandat te tij monitorizimin e medias lokale dhe percaktimin e nje kodi te sjelljes per gazetaret.


Me me teper se 250 organizata nderkombetare jo qeveritare (OJQ) te cilat deklarojne se deshirojne te ndihmojne ne rindertimin dhe demokratizimin e Kosoves, eshte e paevitueshme nje dublikim i perpjekjeve te tyre.


Njesia e Koordinimit te Agjensive te ndryshme e UNHCR-se eshte ngarkuar me detyren per te informuar komunitetin e OJQ-ve dhe organizatat e tjera nderkombetare mbi detyrat dhe punen qe kane marre persiper te kryejne te gjitha organizatat. Megjithate, duket se mungon nje bashkepunim ndermjet OJQ-ve nderkombetare.


Megjithese njesia e koordinimit i freskon listat e kontaktit cdo jave, i vetmi bashkepunim i prekshem apo koordinim ndermjet OJQ-ve lokale dhe nderkombetare duket se eshte venia e shkurtimeve te emrave. Ashtu si ne nje zyre patentash, shkurtimi i emrit vendoset sapo dikush vjen i pari.


Per shembull, ketu eshte IRC dhe IRRC, pra Komiteti Nderkombetar i Shpetimit (IRC) dhe Komiteti i Ndihmes Iraniane (IRRC). Mesa duket IRC ka mberritur me pare ne Kosove.


Ndersa Shqiptaret kthehen ne vendet e punes ne firmat shteterore qe ata kane pasur perpara vitit 1989, UNMIK eshte i detyruar tu kujtoje atyre qe ata vazhdojne te mbeten nen ligjet dhe rregullat e Beogradit. Nderkohe, UNMIK insiston per nje proporcion ne baza multi etnike ne shperndarjen e posteve shteterore.


Per sa i perket marrjes ne pune, UNMIK ka bere shembull radion shteterore te Prishtines. Ai ka mbikqyrur rekrutimin ne pune te nje numri te barabarte Shqiptaresh, Serbesh dhe Turqish, por e ka ndare kohen e transmetimit ne baze proporcionale. Nje ore program ne dite eshte per Shqiptaret, ndersa gjysem ore eshte per Serbet dhe Turqit.


Per sa i perket ceshtjes se pronesise, UNMIK eshte ne proces te vleresimit te aspekteve ligjore te ndermarrjeve ne pronesi shteterore. Nderkohe, ai dhe organizata te tjera nderkombetare kane filluar te perdorin hapesiren e zyrave - pa paguar qera.


Ata qe pijne ne Zanzi Bar - Shqiptare dhe te huaj - diskutojne te ardhmen e Kosoves dhe ceshtjet e sovranitetit, pavaresise dhe te ptotektoratit nderkombetar. Nuk ka zgjidhje te thjeshta dhe vetem nje gje duket e qarte: te huajt do ti shohim ketu edhe per shume kohe akoma.


Fron Nazi eshte nje redaktor i vjeter i IWPR.


Albania, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists