Kunder Perendimit Dhe Kunder Presidentit te Ri Ne Maqedoni

Presidenti i sapozgjedhur Boris Trajkovski po perballet me nje lufte te ashper ne perpjekjet e tij per te mundur median Maqedonase, e cila eshte kthyer kunder tij dhe fitores se tij ne zgjedhje, duke dyshuar ne nje "komplot Shqiptar" te gatuar me ndihmen

Kunder Perendimit Dhe Kunder Presidentit te Ri Ne Maqedoni

Presidenti i sapozgjedhur Boris Trajkovski po perballet me nje lufte te ashper ne perpjekjet e tij per te mundur median Maqedonase, e cila eshte kthyer kunder tij dhe fitores se tij ne zgjedhje, duke dyshuar ne nje "komplot Shqiptar" te gatuar me ndihmen

Thursday, 10 November, 2005

Presidenti i ri Boris Trajkovski akoma nuk eshte pajtuar me median Maqedonase - pjesa me e madhe e se ciles beson se komuniteti nderkombetar ne fakt ka "komplotuar" me Shqiptaret etnik ketu per te zgjedhur presidentin e ri ne kundershtim me deshiren e shumices se Maqedonasve.


Fitorja e Trajkovskit eshte pershendetur vetem nga nje gazetar i Maqedonise se Re i cili ka theksuar se zgjedhja e Presidentit Trajkovski ka sjelle "shpirtin e ri te nevojshem dhe imazhin e ri politik karakteristik per filozofine politike te shteteve demokratike".


Megjithate, media tjeter, eshte kryesisht e pakenaqur me zgjedhjen e elektoratit. Por gjithsesi, pozicionet nga te cilat Presidenti kritikohet ndryshojne.


Revista e perjaveshme Forum e cila eshte e drejtuar kryesisht nga elita e intelektualeve te rinj Maqedonas dhe perkrah ne nje fare menyre VMRO-DPMNE, deklaron se me zgjedhjet presidenciale, partia "ka marre nje shuplake nga elektorati qe akoma po i djeg".


Ne fakt, njofton ajo, kandidati i VMRO-DPMNE, Boris Trajkovski, i fitoi zgjedhjet vetem "pasi udheheqesi i Partise Demokratike te Shqiptareve (DPA), Arben Xhaferi u dha urdher te gjithe Shqiptareve qe te votonin per te".


Forum deklaron se gjate raundit te pare te votimeve partia ne pushtet morri 100,000 vota me pak se ne zgjedhjet parlamentare te vitit te kaluar. Ne kontekstin Maqedonas, kjo do te thote nje humbje dramatike e perkrahjes popullore.


Revista thote se grupe te vecanta kane punuar per Trajkovskin ne pjesen perendimore te Maqedonise se bashku me popullsine dominuese Shqiptare. Kjo, ka argumentuar ajo, ka vene ne rrezik jo vetem "principet baze demokratike - por gjithashtu edhe reputacionin e shtetit".


Nderkohe, e perjaveshmja e opozites Start deklaron se Trajkovski eshte krijuar nga kryetari i partise se tij Ljupco Georgievski si "nje kukull ne duart e tij si edhe ne duart e Ambasadorit Amerikan, Christopher Hill, sepse ata jane qe te dy Protestante!"


Edhe e perjaveshmja Danas e cila eshte prane partise Liberal-Demokratike, nje nga partneret e koalicionit qeveritar, argumenton se Boris Trajkovski eshte "sjelle ne pushtet nga nje fuqi e madhe qe e vendosi ate ne postin e kryetarit te shtetit".


Keto media argumentojne se Trajkovski nuk ka te drejten te perfaqesoje veten si "President i te gjithe qytetareve", sepse ai ka lene pas vetem "ndarje dhe urrejtje". Sipas Denes, ai ka turperuar Shqiptaret sepse i ka keqperdorur ata dhe i ka damkosur si "njerez te cilet praktikojne demokracine si gangstere".


Pjesa me e madhe e medias reagoi negativisht ndaj urimeve te diplomateve perendimore te cilet u derguan tek Trajkovski qe perpara se te mbylleshin zgjedhjet problematike.


Maqedonia kishte shpresuar qe Komisioni Europian do te jepte nje mandat per fillimin e negociatave ne 20 Janar per stabilizimin dhe asocimin si shtet anetar - vecanerisht ndersa Maqedonia u konsiderua si nje aleat teper i ngushte gjate fushates me te fundit te NATO-s. Megjithate, negociatat jane shtyre. Dhe tani mediat jane hidheruar.


Nje editorial ne te perditeshmen kryesore Dnevnik, thekson se ky eshte nje rast "perversioni politik", qe BE e ka vendosur Maqedonine ne te njejtin grup me ish Jugosllavine e izoluar, megjithese gjate luftes kunder ketij vendi, Maqedonia eshte perdorur si nje baze kryesore logjistike".


Nje nga intelektualet me te njohur Maqedonas, Venko Andonovski, nje profesor universiteti i ka derguar Ambasadorit te BE Hoze Pinto Teseira nje "leter te hapur", te publikuar ne "Jutarnji List". Andonovski ka qene vecanerisht kritik ndaj deklaratave te Teseira se Maqedonasit duhet "te kujdesen dhe zhvillojne nje mentalitet me ane te te cilit te zgjidhin vete problemet e tyre".


Andonovski e ka interpretuar kete si domethenie qe Maqedonia "duhet te mbushe vete gropat ne rruge qe u shkaktuan nga mjetet e NATO-s, por qe nuk mund te zgjedhe vete presidentin e saj".


Media, megjithate nuk ka mundur te mos permende ceremonine modeste te inaugurimit te presidentit ne Sobranje. Ne ceremoni nuk morri pjese asnje deputet i partise kryesore te opozites, Bashkimit Social Demokratik, dhe kater nga gjashte kandidatet presidenciale.


Boris Trajkovski i pergjigjet me optimizem kesaj vale akuzash. Ai ka deklaruar se shpreson se sapo te largohet nga partia, VMRO-DPMNE, ai do te pranohet nga te gjithe Maqedonasit.


Dragan Nikolic eshte gazetar ne Shkup dhe me pare ka punuar per te perditeshmen e Beogradit Nasa Borba.


Balkans, Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists