Kumanova mbahet së bashku

Politikanët lokalë të Kumanovës po bëjnë të pamundurën për të ruajtur paqen e brishtë.

Kumanova mbahet së bashku

Politikanët lokalë të Kumanovës po bëjnë të pamundurën për të ruajtur paqen e brishtë.

Një paqe e brishtë është duke u ruajtur në qytetin maqedonas verior të Kumanovës, pavarësisht nga luftimet e fundit midis guerrilasve shqiptarë dhe forcave të sigurimit në këtë zonë. Deri tani, sidomos në sajë të përpjekjeve të udhëheqësve lokalë, është bërë e mundur të shmanget që zona të përfshihet në luftën në rritje.


Megjithatë atmosfera në Kumanovë, një qytet shumëetnik, i përbërë nga maqedonas, shqiptarë, vllehë, roma dhe serbë, është e tensionuar. Por pavarësisht nga kombësia, banorët janë të bashkuar në mendimin se fati i tyre varet nga gjendja dhe zhvillimet në pjesën tjetër të Maqedonisë.


Marsin e kaluar, kur filluan luftimet të përhapen në pjesën veri-perëndimore të vendit, shumë patën frikë se Kumanova do të përfshihej në një konflikt të madh.


Kumanova, pranë kufirit me Serbinë dhe Bullgarinë, strehon rreth 100,000 banorë. Rreth 50,000 deri 60,000 jetojnë në fshatra përreth zonës. Të shtënat e para në Luftën e Dytë Botërore u kryen këtu.


Ishte frika se qyteti mund të shnëdrrohej në Vukovarin e Maqdonisë. Por udhëheqësit lokalë dhe bashkiakë kanë punuar shumë për ta parandaluar një rrjedhojë të tillë. Kryebashkiaku Sllobodan Kovaçevski pranohet nga të gjithë komunitetet e komunës, të cilat kanë patur kontakte me të për të diskutuar shqetësimet e tyre dhe për të përdorur zyrat e postin e tij për të parandaluar konfliktin.


Kovaçevski është takuar edhe me të rinj me qëllim që të parandalojë tensionin e mundshëm. "takimet tona të shpeshta me përfaqësuesit e OJQ-ve, degët e partive politike dhe me të rinjtë e qytetit kanë qënë kyçi i ruajtjes së stabilitetit në qytet," thotë ai.


Ai i jep meritë edhe kolegëve të tij shqiptarë, veçanërisht Feriz Dervishit, anëtar i këshillit komunal dhe kryetar i komisionit për marrëdhënniet ndëretnike. Kovaçevski ka ushtruar influenceën e tij mbi popullsinë maqedonase dhe serbe, ndërsa Dervishi është përqëndruar në mbajtjen në qetësi të komunitetit shqiptar.


Të dy udhëheqësit kanë punuar me zyrrtarët e policies për të parandaluar fërkimet në pikat e kontrollit, që janë gjithnjë pika të nxehta potenciale në situata te tensionuara. Gjithashtu ata kanë nxitur edhe policingë dhe paraushtarakët që të ndërpresin praktikat e tyre të frikësimit duke mbajtur maska kur patrullojnë nëpër rrugët e qytetit, siç ndodhte gjatë ditëve të para të luftimeve.


Gjatë ditëve të para të luftimeve në komunën e Lipkovës gjithë pronarët e dyqaneve lokale i mbyllën ato. Kjo bëhej për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla si nëBitola, në Maqedoninë lindore, ku u sulmuan dyqanet e shqiptarëve.


Kovaçevski dhe Dervishi së bashku mundën të bindnin një grup pronarësh shqiptarë të rihapnin bizneset e tyre. "Dhe ia arritëm qëllimit, jeta u normalizua në njëfarë mase," thotë Kovaçevski.


Shumica e banorëve të Kumanovës mendojnë se marrëdhëniet ndëretnike në qytet mbeten tek ai nivel që e konsiderojnë si "mesatar", domethënë që nuk ka konflikt etnik.


Banorë të tillë si Stojadin, një mesoburrë serb, shpresojnë se Kumanova do ta shmangë luftën. "Të gjithë duhet të përpiqemi të ruajmë paqen në qytetin tonë, veçanërisht në emër të fëmijëve tanë," tha ai. "Nuk ka armiqësi midis nesh dhe shqiptarëve që jetojnë në Kumanovë. Përse duhet të luftojmë me fqinjët tanë me të cilët kemi ndarë problemet tona të përditshme?"


Udhëheqësit lokalë kanë ndihmuar që të ruajnë situatën e qëndrueshme në mënyrë të vazhdueshme duke u bërë thirrje njerëzve të jenë të qetë, tolerantë dhe të shmangin provokimet.


Pikat potenciale të shpërthimeve janë shuar shpejt. "Kurdoherë që ka patur provokim kryebashkiaku Kovaçevski dhe unë kemi nxituar për të qetësuar situatën," thotë Dervishi.


Shtetrrethimi i natës, që u vendos që më 3 maj, është reduktuar nga katër në dy orë. Tani që njerëzit janë të lirë të shëtisin në mbrëmje, jeta në qytet është më e gjallë në krahasim me majin. Por situata e tensionuar ende vihet re, pasi ka pak komunikim në rrugë midis komuniteteve të ndryshme. Në të njëjtën kohë ka më pak banorë që qëndrojnë jashtë në mbrëmje dhe ndonjëherë policët janë qytetarët e vetëm që shihen.


Si maqedonasit ashtu edhe shqiptarët thonë se kërcënimi i tyre më i madh për paqen do të ishte shpërndarja e armëve. Shqiptarët kanë frikë, sepse pushkë janë shpërndarë ndër maqedonasit, të cilët, së bashku me serbët, pretendojnë se shumë të rinj nga Kumanova janë bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare UÇK.


Dragan, një mesoburrë maqedonas, thotë ai nuk ndjehet i sigurt. "Duhen fajësuar politikanët. Nëse nuk shmanget mundësia e luftimeve në Kumanovë pasojat do të ishin të rënda." Agroni, një i ri shqiptar, thotë se nëse dialogu politik nuk i përmirëson të drejtat e shqiptarëve, askush nuk mund ta garantojë paqen.


Si shumë qytete të tjerë Kumanova është në një gjendje të vështirë ekonomike. Të gjithë komunitetet vuajnë nga papunësia e lartë, të ardhurat e ulët dhe mundësitë e këqia ekonomike. Shumë vendas nuk mund të përballojnë pagesën për telefonin, ujin e energjinë elektrike. Qyteti dikur njihej në të gjithë ish-Jugosllavinë për fabrikat e tij të prodhimit të tubave, produkteve metalurgjike e të këpucëve. Tani gjithçka ka falimentuar.


Megjithatë kumanovasit mbeten me shpresa. Një ekonomi lokale më e mirë do të ishte rruga më e mirë për të shmangur konfliktin, thonë ata. "Nëse njerëzit kanë diçka me se të merren dhe kanë edhe të ardhura të arsyeshme, asnjëri nuk do të mendonte të luftonte," thonë dy mësues të shkollave të mesme, një shqiptar e një maqedonas.


Kur shpërthyen luftimet në fshatin Lipokovë jo larg prej tyre, shumë prej shqiptarëve të qytetit u larguan dhe u strehuan në Kosovë e në luginën e Preshevës. Maqedonasit shkuan tek të afërmit e tyre në fshatrat përreth.


Refugjatët nga Lipkova tani kërcënojnë ta shtojnë tensionin në qytet. Shumë janë shqiptarë, por ka edhe serbë e maqedonas të zhvendosur. Shumë janë gjithnjë e më shumë të zemëruar që nuk janë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre që janë djegur ose bombarduar.


"Nuk do të kthehemi kurrë në shtëpitë tona, është e rrezikshme," thotë një grua e moshuar maqedonase, që jeton në Hotel Kristal në qendër të Kumanovës. Ajo është pesimiste lidhur me shanset që të jetojnë së bashku me shqiptarët në fshatin e tyre Matec.


Shqiptarët e larguar nga fshatrat Vaksinca, Llojan, Sllupcan, Hotël, Opajë dhe Llopat po ashtu kanë frikë për të ardhmen e tyre. "Ku do të shkojmë? Shtëpitë tona janë djegur gjatë luftimeve," thotë një burrë nga Vaksinca, i rrethuar nga të afërmit e tij. "Ne nuk mund t'i rindërtojmë ato. Dhe nëse kthehemi do të jetë e vështirë për ne, sepse forcat maqedonase të sigurimit veprojnë atje."


Pas armëpushimit të fundit vetëm të shtëna sporadike janë dëgjuar përreth Kumanovës. por sipas një mësuesi maqedonas në pension, "heshtja si kjo gjithnjë është e rrezikshme."


Politikanët lokalë mbeten shumë të shqetësuar nga kërcënimi i mundshëm i përshkallëzimit të konfliktit - dhe thonë se masat parandaluese për të ndalur dhunën të shpërthejë në qytet duhet të vazhdojnë me ndihmën e NATO-s dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare.


Kryebashkiaku Kovaçevski thotë se përgjigja afatgjatë duhet të jetë sa politike aq edhe ekonomike. "Ekonomia këtu është zero. Nëse përmirësojmë nivelin e jetesës së qytetarëve, atëhere pakësojmë mundësinë e tensionit etnik. Në Kumanovë nuk ka vend për njerëzit gjakpirës."


Veton Latifi është ndihmës-redaktor i IWPR-së në Maqedoni.


Balkans, Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists