Kroacia Perfshihet Nga Nje Vale Anti-Amerikanizmi

Shperthimi me i fundit dhe me i hapur i Zagrebit kunder SHBA ka pasur nje ton dhe nje menyre qe nuk eshte pare qe nga periudha e Komunizmit dhe e Luftes se Ftohte - dhe ka shkaktuar nje pergjigje te shpejte nga ana e Departamentit te Shtetit.

Kroacia Perfshihet Nga Nje Vale Anti-Amerikanizmi

Shperthimi me i fundit dhe me i hapur i Zagrebit kunder SHBA ka pasur nje ton dhe nje menyre qe nuk eshte pare qe nga periudha e Komunizmit dhe e Luftes se Ftohte - dhe ka shkaktuar nje pergjigje te shpejte nga ana e Departamentit te Shtetit.

Thursday, 10 November, 2005

Brenda nje jave Televizioni Shteteror Kroat (HTV) ka bere tre sulme te ashpra ndaj Institutit Republikan Amerikan (IRI), nje organizate jo qeveritare Amerikane e cila eshte perfshire kohet e fundit ne anketimin e opinionit publik per zgjedhjet.


James Rubin, zedhenesi i Departamentit te Shtetit, i ka pershkruar akuzat si "shokuese dhe te pabazuara" dhe ka shtuar se Zagrebi do te bente me mire te perqendronte vemendjen ne luften ndaj korrupsionit ne Kroaci ne vend qe te sulmoje Shtetet e Bashkuara.


Raporti ne programin televiziv shume popullor "Motorista" thoshte se "oficere te sherbimeve sekrete Amerikane jane ne rradhet e njerezve te IRI dhe USAID" dhe ka vazhduar me insinuata se te dyja keto organizata po financojne opoziten Kroate dhe nje pjese te medias. Raporti gjithashtu permbante nje pjese te madhe te nje artikulli te botuar ne te perditeshmen pro-qeveritare "Vijesnik".


Si "Vjesnik" ashtu edhe HTV kane shprehur dyshime se Kongresi Amerikan dhe Qeveria Amerikane po financojne organizatat jo-qeveritare si USAID, me synimin per te kryer "te ashtuquajturin grusht shteti demokratik" ne Kroaci.


"Vijesnik" citonte prova qe lidhnin buxhetin e USAID per vitin 2,000 si prove per planet e organizates per "te rrezuar HDZ". Duke e quajtur kete informacion "nje zbulim sensacional" megjithese ai eshte i publikuar ne Internet, "Vijesnik" citonte buxhetin e propozuar te USAID ne kongresin Amerikan. USAID ka kritikuar haptazi rolin e HDZ ne shoqerine civile Kroate.


Per ti dhene historise shkelqimin e nje komploti te sherbimeve sekrete "Vjesnik" ka cituar Philip Agge, autori i "CIA - Ditari i nje Agjenti" te botuar ne vitet 1970, i cili e ka pershkruar USAID si nje sherbim te CIA-s. Bazuar ne kete, "Vjesnik" ka dhene nje liste te nje numri figurash me lidhje me komunitetin e sherbimeve sekrete Amerikane te cilet punojne tani per OJQ Amerikane ne Kroaci. Disa nga emrat me te njohur ishin Morton Abramowitz (ish ndihmes i Sekretarit te Shtetit per Zbulimin), Bob Graham (anetar i Komitetit te Senatit per Zbulimin), Fred Ikle (ish Ndihmes Sekretar i Mbrojtjes), Richard Lugar (anetar i Komitetit te Senatit per Sherbimet Sekrete) dhe William Casey (ish kryetar i CIA-s).


Artikulli i "Vjesnik" zinte me teper se gjysem faqeje dhe vazhdonte me akuza se William Montgomery, ambasadori Amerikan ne Kroaci, personalisht koordinon aktivitetet e OJQ-ve Amerikane dhe te atyre OJQ-ve Kroate qe kane lidhje me to.


Artikulli ishte i drejtperdrejte dhe stili dhe te dhenat e tij tregonin se artikulli mund te ishte inspiruar apo edhe shkruajtur nga Sherbimet Sekrete Kroate. "Vjesnik" ne fakt ka nje reputacion se boton informacione te dhena nga sherbimet sekrete.


Gazeta New York Times ka botuar nje artikull me 19 Nentor ku thuhej se sherbimet sekrete Kroate kane mbledhur informacione per OJQ-te Amerikane dhe diplomate Amerikane dhe njerez te tjere qe punojne per demokracine ne Kroaci.


Artikulli theksonte se dy anetare te komunitetit diplomatik Amerikan ne Kroaci kane pesuar incidente ne shtepite e tyre, ku jane futur njerez te panjohur dhe se pas nje incidenti te tille, ne shtepine e nje perfaqesuesi te USAID jane zbuluar pajisje pergjimi.


Pas artikullit te 19 Nentorit policia Kroate konfirmoi se ishte informuar per keto incidente me thyerje por i atribuoi keto krimineleve te thjeshte.


Por e perjaveshmja e pavarur e Zagrebit "Nacional", e cila citon burime te mire informuara ne gjirin e sherbimeve sekrete Kroate, ka deklaruar se incidenti ne USAID eshte organizuar nga anetare te SIS (Sherbimi Sekret Kroat) nen drejtimin e Markica Rebic, Keshilltari per Sigurimin e Brendeshme prane Presidentit Franjo Tudjman.


Ne kulmin e kesaj fushate anti-Amerikane, Ivica Ropus, zedhenesi i HDZ ne pushtet, tha ne nje konference per shtyp se "nje ushtri prej 15,000 mercenaresh te cilet synojne te rrezojne HDZ, vepron ne Kroaci". Ropus i referohej ne menyre te qarte aktivisteve te OJQ-ve te cilet jane te perfshira ne inkurajimin e njerezve per te marre pjese ne votime, si edhe ato qe do te kontrollojne zgjedhjet parlamentare.


Pikerisht perpara zgjedhjeve te para shume partiake ne Kroaci ne fund te viteve 1980, nje nga udheheqesit me te vendosur Komunist, Jakov Blazevic, ka akuzuar publikisht gazetaret se kane marre 200,000 dollare Amerikan nga CIA per te shkaterruar Jugosllavine me shkrimet e tyre.


Duket se retorika e stilit te vjeter po rikthehet. "Vecernji List", e perditeshmja me qarkullimin me te madh ne Kroaci dhe e lidhur ngushte me fraksionin e krahut te djathte te HDZ, u bashkua me korin anti-Amerikan.


Gazeta botoi nje interviste te gjate me ish Presidentin Sllovak Vladimir Meciar i cili deklaronte se IRI ka luajtur nje rol kryesor ne sjelljen e pasuesit te tij ne pushtet dhe se mbi 100,000 dollare jane shpenzuar per kete qellim.


Intervista perpiqej te demonstronte metodat e perdorura nga SHBA kur perballohen me nje kryetar shteti i cili eshte i pergatitur te mbroje sovranitetin kombetar.


Ka nga ata qe deklarojne se fushata anti-Amerikane ne fakt synon te diskreditoje opoziten e tanishme duke i akuzuar ata se bashkepunojne me qarqe te erreta te sherbimeve sekrete per te marre pushtetin. Analiste te tjere theksojne politiken e vazhdueshme izolacioniste te krahut te djathte te HDZ, i cili perdor kete strategji per te ruajtur pushtetin.


Ka pasur nje sere emisionesh ne HTV qe denoncojne cdo gje qe simbolizon SHBA, qe nga McDonald's deri tek Coca-Cola, duke pretenduar se keto kompani multinacionale shesin ushqime dhe pije te helmuara ne vendet ne zhvillim.


Kjo paranoje anti-Amerikane, e cila lidh ne nje komplot interesa kaq te ndryshme si Coca Cola dhe CIA, rrjedh nga ambicia e partise ne pushtet per te lidhur ne mendjet e njerezve mbrojtjen e sovranitetit kombetar me HDZ.


Drago Hedl eshte nje korrespondent i rregullt i IWPR nga Zagrebi.


Croatia
Frontline Updates
Support local journalists