KROACIA NUK ESHTE E GATESHME TE NDJEKE GOTOVINAN
Qeveria nuk po ben asnje perpjekje per te ndaluar Ante Gotovina, nga frika e perballjes me levizjen shume jo popullore te ekstradimit ne tij ne gjykaten e Hages.
KROACIA NUK ESHTE E GATESHME TE NDJEKE GOTOVINAN
Qeveria nuk po ben asnje perpjekje per te ndaluar Ante Gotovina, nga frika e perballjes me levizjen shume jo popullore te ekstradimit ne tij ne gjykaten e Hages.
Qeveria e qendres se majte ne Kroaci nuk po ben asnje perpjekje per te gjetur Gjeneralin Ante Gotovina i cili figuron i zhdukur, sepse pas ndalimit te tij ajo do te ishte e detyruar ta dorezonte ate ne Hage.
Zyrtare te qeverise kane konfirmuar jo zyrtarisht se i dyshuari per krime lufte eshte fshehur me pjesemarrjen e qeverise. Gazeta e perjaveshme e respektuar Globus i ka konfirmuar lajme te tilla, duke cituar burime te larta ne rradhet e sherbimeve sekrete.
Globus ka thene se personeli i sherbimeve sekrete nuk ka asnje urdher per te zbuluar vendndodhjen e gjeneralit, apo per arrestimin e tij, duke konfirmuar ne kete menyre zerat qe kane qarkulluar ne Zagreb gjate muajve te fundit.
Nje burim nga Partia Social Demokrate e Kryeministrit Ivica Racan ka thene se gjendja e tanishme e impasit i shkonte per shtat Racan. "Cfare do te ndodhte nese qeveria e dinte vendin se ku fshihet Gotovina dhe do ta arrestonte ate?" ka thene ai. "Ata perdorin si shfajesim faktin qe nuk e dine se ku ndodhet ai, po ashtu si ne Serbi ku nuk e dine se ku ndodhet ish komandanti ushtarak i Serbeve te Bosnjes, Mladiq".
Gjate vizites se saj te fundit ne Zagreb ne fund te muajit Tetor, kryeprokurorja e gjykates se Hages, Carla Del Ponte i ka thene Racan se Haga kishte informacione sipas te cilave Gotovina kishte vizituar Kroacine. Disa dite me pas, Presidenti Stjepan Mesiq ka thene se ai besonte qe Gotovina ishte ne vend, sepse nese do te ishte diku tjeter do te ishte arrestuar dhe ekstraduar ne Zagreb. Mesiq nuk ka thene nese ky ka qene nje informacion i marre nga sherbimet sekrete apo thjesht mendimi i tij.
Qeveria eshte informuar se Gotovina ka vizituar disa here Kroacine perpara se Del Ponte ta theksonte kete gje. Forcat paqeruajtese te SFOR ne Bosnje Herzegovine kane thene se ata e kane pare ate kohet e fundit prane nje stacioni karburanti ne Bosansko Grahovo, rreth 15 km nga kufiri Kroat, por nuk e kane arrestuar ate pasi nuk kane pasur autorizim per nje veprim te tille.
Prokurja e Hages i ka paraqitur gjithashtu qeverise Kroate disa fotografi te Gotovinas te bera ne Kroaci ne mbeshtetje te deklarimeve te saj se Gotovina ka vizituar vendin.
Gjenerali eshte zhdukur pas publikimit te akuzes ndaj tij veren e kaluar. Kjo akuze e akuzonte ate per krime ne Operacionin Stuhija ne vitin 1995 ndaj Serbeve te Krajinas, perfshire edhe krime kunder njerezimit dhe shkelje te rregullave te luftes.
Disa njoftime ne media kane thene se ai eshte fshehur ne nje manastir Franceskan ne rajonin Kroat ne Herzegovinen perendimore. Kufiri i hapur ndermjet Kroacise dhe Herzegovines nuk perben asnje pengese per cilindo qe deshiron te kaloje, sepse shume pika nuk kontrollohen fare.
Njoftime te tjera kane thene se ai eshte i fshehur ne nje vend te Afrikes ku ka qene me pare si nje anetar i Legjionit te Huaj Francez. Dhjetorin e kaluar, gazetat e perditeshme Slobodna Dalmacija dhe Vjesnik kane botuar njoftime me te hollesishme, duke thene se ai ishte ne qytetin Norwal ne Kanada, qytet ky banojne shume ish emigrante politik Kroate, perfshire edhe ish ministrin e brendeshem, Gojko Susak.
Megjithate, keto njoftime nuk kane pasur shume besueshmeri. Ndersa ekziston nje urdher arresti i Interpol, cdo perpjekje per te kaluar kufinjte nderkombetar do te kishte qene teper e rrezikeshme.
Si nje ish legjionar me eksperience, Gotovina ka mundesi te kete zgjedhur nje vend te sigurte dhe te fshehte prane Kroacise dhe familjes se tij. Herzegovina, e cila eshte pjese e Bosne Hercegovines fqinje dhe nje bastion i Kroateve te krahut te djathte, eshte nje vend ideal.
Nese Gotovina viziton Kroacine, sic ka thene Del Ponte, ose fshihet aty, sic thote Presidenti Mesiq, ai mund te veproje ne kete menyre vetem me pelqimin e qeverise se Racan. Eshte pothuajse e pamendueshme qe sherbimet sekrete nuk mund te penetrojne ne qarqet e Gotovinas, te kontrollojne levizjet e tij dhe komunikimet telefonike dhe te percaktojne nese gjenerali ka ardhur ne Kroaci per vizite apo eshte i fshehur diku atje.
Goran Graniq, zevendes kryeminister dhe krahu i djathte i Racan ne ceshtjen e bashkepunimit me gjykaten, ka kundershtuar ne menyre jo bindese njoftimet e gazetave se qeveria nuk po ben asgje per arrestimin e Gotovinas.
Graniq ka thene se nuk eshte e vertete qe policia dhe sherbimet sekrete nuk po bejne punen e tye. Ai ka thene se policia po verifikon te gjitha njoftimet qe ka ne lidhje me Gotovina por nuk ka gjetur asnje lidhje ndermjet disa qindra informacioneve.
"Zhdukja" e Gotovina eshte ne interesin politik te Racan, duke i kursyer atij shqetesimin per ta ekstraduar gjeneralin ne Hage. Saga me e fundit e ekstradimit qe ka te beje me Gjeneralin 83 vejcar Janko Bobetko, i akuzuar per krime lufte ne xhepin e Medak ne vitin 1993 ka treguar forcen e kundershtimit popullor ndaj kerkesave te gjykates.
Nje zyrtar i qeverise ka theksuar se opinioni publik i krahut te djathte ishte mobilizuar fuqimisht ne mbeshtetje te Bobetko, pavaresisht se kaluares se tij anti fashiste dhe pro-komuniste. "Mund te imagjinohet lehtesisht se cfare mund te ndodhe nese Racan do te arrestonte Gotovinan, i cili eshte vertete perfaqesues i se djathtes Kroate dhe eshte nje nder ideologet e saj me kryesor," ka thene ai.
Zyrtari ka thene se gjendja me e mire do te ishte qe Gotovina te vazhdonte te qendronte i fshehur, dhe Bobetko te shtrohej ne nje spital, ku shendeti i tij i keq do te shmangte kerkesen e gjykates per paraqitjen e tij ne gjyq.
Drago Hedl eshte nje bashkepunetor i IWPR dhe gazetar i Feral Tribune.