KROACIA NE KONFUZION PAS ZGJEDHOR

Fituesit e krahut të djathtë e kanë të vështirë të gjejnë partner për koalicionin e tyre i cili do ti lejonte krijimin e një qeverie.

KROACIA NE KONFUZION PAS ZGJEDHOR

Fituesit e krahut të djathtë e kanë të vështirë të gjejnë partner për koalicionin e tyre i cili do ti lejonte krijimin e një qeverie.

Tuesday, 6 September, 2005

Kur kanë kaluar pothuaj dy javë pas zgjedhjeve parlamentare në Kroaci, partia fituese ende nuk ka siguruar një aleancë me një grup më të vogël për të krijuar një qeveri të shumicës.


Konfuzioni që po vazhdon mbi atë që do të qeverisë po bën që analistë të njohur vendas dhe ndërkombëtarë të parashikojnë një periudhë mungese stabiliteti, dhe ndoshta zgjedhje të tjera.


Megjithëse Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, ka siguruar një fitore bindëse në zgjedhjet e 23 nëntorit – duke siguruar 66 nga 162 vendet në parlament – deri në kohën e botimit të këtij shkrimi ai nuk ka krijuar ende një koalicion qeveritar.


Partneri i tij i mundëshëm duhet të ketë tetë deputetë me qëllim që ti sigurojë qeverisë një shumicë në parlament, por edhe nëse kryetari i HDZ Ivo Sanader arrin të sigurojë mbështetjen e ndonjë partie duke ofruar lëshime të mëdha, analistët parashikojnë se ai nuk do ta ketë të lehtë të qeverisë këtë aleancë.


HDZ duket se ka shumë partnerë të mundëshëm për një koalicion, përfshirë Partinë e të Drejtave Kroate, HSP të ekstremit të djathtë (e cila ka tetë deputetë); Partinë Fshatare Kroate, HSS, të djathtë të moderuar (nëntë deputetë); Partia Kroate e Pensionistëve, HSU (tre deputetë); Partia e Pavarur Demokratike Serbe, SDSS (tre deputetë); si edhe pesë deputetët të cilët përfaqësojnë pakica të ndryshme etnike.


Megjithatë, në vend që HDZ të krijonte një aleancë me HSP dhe kryetarin e saj Anto Djapiq – sic kanë parashikuar shumë njerëz menjëherë pas zgjedhjeve – duket se ka pasur probleme të mëdha.


Komuniteti ndërkombëtar është shprehur në mënyrë të vendosur kundër krijimit të një koalicioni me një parti të ekstremit të djathtë, dhe ka paralajmëruar se një aleancë e tillë mund të dëmtojë përpjekjet e Kroacisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.


Si rezultat, kryetari i HDZ është përqëndruar në zgjedhjen e partnerëve të tjerë të mundëshëm, dhe i është drejtuar HSS, e cila ka qenë anëtare e koalicionit të qendrës së majtë i cili ishte në pushtet deri përpara këtyre zgjedhjeve.


Megjithatë, disa njerëz të brendëshëm thonë se ai e ka bërë pa shumë dëshirë një gjë të tillë, sepse dihet mirë që koalicioni i mëparëshëm ka pasur probleme në marrëdhëniet me kryetarin e HSS Zlatko Tomciq, i cili thuhet se ka kërkuar vazhdimisht që njerëz të afërt të partisë së tij të emëroheshin në poste të rëndësishme ministrore.


Gjatë fushatës zgjedhore, HSS ka treguar afërsi si me të majtën ashtu edhe me të djathtë, duke e përcaktuar veten si një aktore të rëndësishme e cila mund të ndikojë në balancën e pushtetit.


Bisedimet e HDZ me Tomciq më në fund kanë dështuar më 1 dhjetor, mesa duket pas një mosmarrëveshjeje në lidhje me tatimin e vlerës së shtuar. HDZ ka dashur të ulë TVSH në e lartë të Kroacisë me rreth dy përqind, por HSS nuk ka pranuar, duke thënë se buxheti nuk mund ta përballojë një ulje të tillë.


Megjithatë, analistët mendojnë se mosmarrëveshja e vërtetë është shkatuar për shkak të mos rënies dakort për ndarjen e posteve ministrore.


Një zyrtar i lartë i HSS, duke kërkuar me forcë të mbetet anonim, ka thënë për IWPR se “Ekziston një carje e thellë në parti. Ministrat e tanishëm mbështesin një koalicion të mundëshëm me HDZ, sepse dëshirojnë të ruajnë postet e tyre në qeverinë e re, por drejtuesit e tjerë të partisë e kundërshtojnë sepse kanë frikë se HDZ kaq e fuqishme do ti gëlltisë nëntë deputetët tanë”.


Më në fund, nën presion të fortë nga anëtarë të rëndësishëm të partisë, Tomciq ka informuar Sanader se partia e tij nuk ishte e gatëshme të bëhej partnere në koalicionin e HDZ.


Praktikisht, kjo e lë HDZ pa partnerë të mundëshëm, sepse partitë e tjera janë ose më të majta – dhe për rrjedhim nuk mund të hyjnë në një koalicion me HDZ e së djathtës ekstreme – ose thjesht nuk kanë votat e mjaftueshme.


Si rezultat, partitë të cilat përfaqësojnë pakicat tani po përpiqen të sigurojnë sa më tepër lëshime nga Sanader në shkëmbim të mbështetjes së tyre.


Serbët për shembull, po kërkojnë rivendosjen e së drejtës së qiramarrësve dhe kthimin e pronave të lëna nga ata të cilët janë larguar nga Kroacia gjatë luftës, ndërsa pensionistët kërkojnë pagesën e parave të cilat u janë mbajtur gjatë viteve që Franjo Tugjman ka qenë president.


Partia Social Demokrate e majtë e Racan, kundërshtarja më e madhe e HDZ-së, ka fituar 34 vende në parlament.


Megjithatë, opozita e re nuk ka treguar ndonjë interes deri më tani për të ndërtuar partneritet me HDZ.


Edhe Partia Popullore Kroate, HDZ, - një parti liberale e cila ka qenë pjesëmarrëse në koalicionin e kaluar qeveritar – nuk duket të jetë e gatëshme të ofrojë dhjetë deputetët e saj për një koalicion me HDZ. E drejtuar nga karizmatikja Vesna Pusiq, kjo parti mbështet fuqimisht të drejtat njerëzore dhe shoqërinë civile, dhe ka shumë pak gjëra të përbashkëta me HDZ.


Megjithëse nuk është e qartë se cfarë mund të bëjë tani HDZ, analistët mendojnë se të gjitha zgjidhjet e mundëshme do të cojnë me siguri në mungesë stabiliteti politik në planin afatgjatë.


Nëse HDZ, për shembull, vendos të përfshijë në koalicion tetë deputetët e pakicave, ajo jo vetëm që duhet të premtojë shumë lëshime, por qeveria do të humbiste edhe besueshmëri. Po ashtu, përfaqësuesit e pakicave nuk kanë të njëjtën peshë politike si deputetët e tjerë, sepse ata përqëndrohen vetëm në interesat e grupimeve të cilat përfaqësojnë dhe jo në ndonjë axhendë më të gjerë politike. Do të jetë tepër e vështirë që një qeveri e tillë të funksionojë për një kohë të gjatë.


Mundësia tjetër është që HDZ të krijojë një qeveri të pakicës dhe më pas të shpresojë të sigurojë mbështetje nga partitë e vogla. Megjithatë, vëzhguesit mendojnë se kjo zgjidhje mund të rezultojë në një bllokim të veprimtarisë së parlamentit.


Mundësia e tretë – dhe ajo më pak e mundëshme – është që të krijohet një qeveri nga partia e humbur e Racan. Disa mendojnë se ish kryeministri ka pranuar humbjen shumë shpejt, dhe se ende ka mundësi për krijimin e një koalicioni të qendrës së majtë.


Menjëherë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve, Pusiq ka thënë se do të ishte shumë më e lehtë për partitë e majta të krijonin një qeveri të qendrës së majtë.


Kushtetuta kroate përcakton që presidenti duhet të emërojë si kryeministër ose kryetarin e partisë e cila ka fituar numrin më të madh të votave, ose cilindo tjetër i cili mund të sigurojë një shumicë në parlament.


Shumë vëzhgues mendojnë se kjo mundësi duhet përjashtuar sepse Racan vështirë se do të ofrohet të drejtojë një koalicion të përbërë nga nëntë parti pas atyre vështirësive që ka pasur në përpjekje për të kontrolluar koalicionin e kaluar të përbërë prej pesë partish.


Drago Hedl është një bashkëpuëntor i rregullt i IWPR.


Croatia
Frontline Updates
Support local journalists