KROACIA MË E ASHPËR NË NDJEKJEN E GOTOVINËS

Intensifikohet kërkimi i Gotovinës derisa Brukseli bënë të qartë se gjenerali duhet të kapet para se të fillojnë bisedat për anëtarësim në BE.

KROACIA MË E ASHPËR NË NDJEKJEN E GOTOVINËS

Intensifikohet kërkimi i Gotovinës derisa Brukseli bënë të qartë se gjenerali duhet të kapet para se të fillojnë bisedat për anëtarësim në BE.

Tuesday, 2 August, 2005

Qeveria kroate është ballafaquar me gjendje të vështirë prej kur Bashkimi Evropian bëri të qartë se bisedimet për anëtarësim në BE nuk do të fillojnë me 17 mars sipas parashikimeve, derisa gjenerali në arrati, Ante Gotovina, të ballafaqohet me gjykatën e Hagës për krime luftë deri në atë datë.


Edhepse kryeministri Ivo Sanader, ka lëshuar disa deklarata të rrepta duke nënvizuar përkushtimin për të arrestuar gjeneralin, ai po kupton se fjalët e kota nuk do të kënaqin Brukselin.


Me 1 shkurt, Sanader dhe Kryetari Stjepan Mesic nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke kërkuar gjetjen dhe arrestimin e menjëhershëm të Gotovinës.


Urdhër arresti i lëshuar tek shërbimi sekret, policia dhe zyra e prokurorit publik urdhëroj të tri palët të aplikojnë masa dhe aktivitete maksimale në përmbushjen e këtij qëllimi.


Kjo ishte hera e parë që Sanaderi ka kërkuar qartë dhe drejtpërdrejtë arrestimin e Gotovinës, i cili gjindet në arrati që nga ngritja e aktpadisë nga Haga në mes të 2001 për krime kundër srbëve të Kroacisë.


Menjëherë pas publikimit të deklaratës, Sanader dhe Mesic me qëllim të ritheksimit të kërkesës së tyre, kanë thirrur një seancë të Këshillit Mbrojtës dhe Sigurisë Kombëtare, trup i cili mblidhet vetëm në situata emergjente.


Po të njejtën ditë, faqja e internetit e ministrisë së brendshme, MUP, publikojë fletë arrestin me fotografinë e gjeneralit. Urdhër arresti i vërtetë me shpërblim prej 350,000 kunash (rreth 50,000 euro) u lëshua qershor të vitit 2003.


MUP ka refuzuar më herët publikimmin e fletë arrestit dhe fotografisë së gjeneralit në faqe të internetit, duke pohuar se fytyra e Gotovinës është aq e njohur sa kjo ishte e panevojshme.


Ndërrimi në tempo pasoj pas disa sinjaleve nga Brukseli se Kroacia duhet të bëhej më proaktive rreth kapjes se gjeneralit nëse dëshiron të filloj bisedimet për anëtarësim në kohë të caktuar.


Ollie Rehn, komisionieri për zgjerim të BE-së, nënvizoj këtë në fund të janarit, duke thënë se bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë në BE nuk do të fillonin me 17 mars derisa Gotovina nuk do të ekstradohej.


Sanaderi dukej i shokuar, pasi që ai deri atëherë kishte siguruar popullatën se bashkëpunimi i Kroacisë me tribunalin ishte shembull për të gjithë.


Qëllimi më i rëndësishëm i politikës së jashtme për Sanaderin është fillimi i bisedave për anëtarësim në BE, dhe ai ka besuar se këto biseda do të fillonin me 17 mars.


Disa analistë thonë se vendqëndrimi i gjeneralit është i njohur për autoritetet kroate, sikurse kryeprokurorja e tribunalit, Carla del Ponte, patë deklaruar më herët.


Mbështetësit e anëtarësimit të shpejtë të Kroacisë në BE tani duket të jenë më të kujdesshëm në deklaratat e tyre publike, pas mbështetjes së qëndrimit të Zagrebit se Gotovina nuk mund të arrestohej për shkak të mungesës së informatave rreth vendqendrimit të tij, u deklarua për IWPR-në analisti politik Davor Gjenero.


Dokumentet e paraqitura në media tregojnë se qeveria kroate ka kontaktuar me Gotovinën në përpjekje për të bindur ate të dorëzohet, shtoj Gjenero.


Komente të tilla i referohen artikujve të publikuar në të përjavshmen Globus, që thonë se qeveria e Sanaderit dërguan Jure Kapetanovic, ish zyrtar i kontrollit ajror në aeroportin e Zagrebit, për të negociuar dorëzimin e Gotovinës.


Sipas Globus, Kapetanovic, një person i besuar nga të dy palët, u takua me Gotovinën në një lokacion në Bosne dhe Hercegovinë.


Qeveria mohoj këtë, duke thënë se artikulli në Globus ishte vepër e shërbimeve sekrete të vendeve të cilat nuk dëshirojnë hapjen e negociatave për anëtarësim në kohë të caktuar.


Megjithate, Kapetanovic nuk arriti të qartësoj gjërat pasi që refuzoj të komentone rreth këtyre pohimeve.


“Sanaderi është i përkushtuar të arrestoj Gotovinën, pasi që do të jetë në pozitë të vështirë nëse bisedimet [për BE] nuk fillojnë si rezultat i dështimit të paraqitjes së gjeneralit para tribunalit të Hagës,” një anëtar parlamenti i Unionit Demokratik të Kroacisë, HDZ, i tha IWPR-së.


“Afrimi i Krocisë drejtë BE-së është gjëja më e mirë që Sanaderi ka bërë në 15 muajt e tij në këtë pozitë, dhe i gjithë suksesi tani është rrezikuar seriozisht.”


Ivica Racan, udhëheqësi i opozitës majtiste Social Demokratët dhe ish kryeministër, bëri shumë pak për të arrestuar Gotovinën gjatë mandatit të tij, duke u friguar nga përplasja me të djathtit.


Me 5 shkurt, megjithate, Racan i tha të përditshmës sllovene Delo se dështimi i Sanaderit për të siguruar bisedimet me BE-në me 17 mars do të krijonte krizë politike, dhe madje shkaktojë zgjedhje të hershme parlamentare.


Siaps Gjeneros, “Nëse Sanader dështon të arrestoj Gotovinën, bisedimet me BE-në nuk do të fillojnë dhe qeveria e tij, me një mazhorancë të vogël, do të rrëzohet.”


Mirëpo, nëse kryeministri do të arrestoj Gotovinën, ai rrezikon përplasje brenda partisë së tij, nga nacionalistët të cilët do të shohin këtë akt si tradhti.


Vëzhguesit në Zagreb besojnë se se ngjarjet në muajin e ardhshëm do të jenë vendimtare për anëtarësimin e Kroacisë në BE.


Nëse këto thashethëma përmbajnë ndonjë të vërtetë se bisedimet e anëtarësimit do të shtyhen deri në vjeshtë, me ektradimin e Gotovinës ende si kusht, Kroacia jo vetëm se do të humbë hapin në anëtarësim në BE, por gjithashtu do të lundrojë në ujëra të trazuara dhe të pasigurta politike dhe zgjedhjet e reja mund të jenë mundësi reale.


Drago Hedl është bashkëpunëtorë për IWPR në Osijek.


Frontline Updates
Support local journalists