Kroaci: Zemerim Per Shperthimin E Depos Se Armatimit
Viktimat e shperthimit ne stacionin e policise jane te zemeruar me ate qe ata e konsiderojne si indiference te qeverise.
Kroaci: Zemerim Per Shperthimin E Depos Se Armatimit
Viktimat e shperthimit ne stacionin e policise jane te zemeruar me ate qe ata e konsiderojne si indiference te qeverise.
"Ishte njesoj si te kishte filluar perseri lufta," thote studentja Sonja Kovac ndersa kujton shperthimin e bombave prej tre oresh qe ka ndodhur mbi qytetin e Osijekut ne Kroacine lindore nje nate Gushti, vitin e kaluar.
Megjithate nuk ka qene nje lufte e re - vetem nje shperthim i nje depoje armatimi te pa ruajtur mire ne nje stacion lokal te policise. Perzierja e municioneve ishte vendosur aty pas nje aksioni te koheve te fundit per grumbullimin e armeve.
Fragmente shperthyese te armeve kane rene si shi mbi shtepite ne Rrugen Reisnerova. Nje zjarr i madh ka shkaterruar disa dhjetra makina te parkuara ne parking. "Une u fsheha poshte krevatit ndersa muret tronditeshin," thote Sonja.
Kur e gjithe kjo morri fund, Ministri i Brendeshem Sime Lucin erdhi per te vizituar vendin dhe premtoi te paraqiste nje raport brenda tre javesh. Deri me sot nuk eshte thene asgje.
Incidenti ka perforcuar nje ndjenje mbizoteruese se banoret e rajonit te varfer ekonomikisht te Sllavonise jane lene pas dore nga qeveria qendrore. Ky incident ka theksuar gjithashtu edhe obsesionin e perhapur ne Kroaci rreth armeve te zjarrit.
Per familjen Kovac shperthimi i muajit Gusht ka qene ne fakt me keq se lufte. Gjate nje rrethimi prej tete muajsh te kryer nga Ushtria Kombetare Jugosllave ne vitin 1991-92, shtepia e familjes u demtua vetem pak duke ju thyer disa xhama. Kete here eshte shembur tavani dhe Kovacet kane arritur te shpetojne pasi jane futur poshte tavolines se kuzhines.
Sonja Kovac eshte teper e nxehur. "Policia mendohet te jete per te na mbrojtur por ata na thane se kemi qene me fat qe kemi mbetur gjalle," thote ajo. Nje njesi speciale e policise ka carmatosur nje mine tokesore e cila kishte rene ne oborrin e shtepise, por Valentina Kovac ka gjetur plumba te pashperthyer ne rrenjet e luleve edhe disa muaj me pas. "Une kam qene krejtesisht e shokuar edhe per nje jave," thote ajo.
Zinka Bardiq, e ministrise se brendeshme te Kroacise, thote per IWPR-ne se nje hetim per kete ngjarje eshte perfunduar dhe rezultatet i jane derguar zyres se prokurorit. Deri me tani, shefi i policise se Osijekut eshte zevendesuar - dhe Bardiq thote se edhe personat e tjere pergjegjes per "mungese kujdesi ne magazinimin e armatimit" do te denohen.
Por banoret vendas thone se autoritetet jane treguar te ngadalte ne hetime dhe se nuk kane ndihmuar viktimat.
Per shembull, zyrtaret kane premtuar se do te kompensojne vetem ata te cilet nuk kane arritur te riparojne shtepite e tyre. Ndersa shumica e njerezve i kane riparuar shtepite - dhe tani jane me borxhe - ata mendojne se ky vendim i qeverise eshte teper cinik.
Thuhet se stacioni i policise se Osijekut ka nje vend te vecante nen toke per ruajtjen e armatimit dhe municionit. Por oficeret e policise kane vendosur aty vetem armatimin e tyre personal, duke i ruajtur te gjitha armet e dorezuara nga popullata gjate amnisitise ne disa kuti metalike dhe pa ndonje mase sigurie.
Njerezit ne Osijek thone se kane degjuar disa te shtena me pushke perpara se te degjohej shperthimi i madh, duke nxitur keshtu dyshimet se shperthimi mund te jete shkaktuar me dashje.
Disa jane perpjekur te fajesojne oficeret e policise te pakenaqur me mundesine e shkurtimit te 20 perqind te efektivit prej 23,000 policesh, si pjese e programit te kursimeve te qeverise te kerkuar nga Fondi Monetar Nderkombetar, FMN.
E konsideruar si shtylla e nacionalizmit te linjes se ashper, sherbimi i policise ka qene shume i perfshire ne konfliktin e pergjakshem kater vjecar ne te cilin kane humbur jeten shume oficere policie. Perkrahesit e se djathtes e shohin uljen e numrit te policeve si nje goditje ndaj kauzes nacionaliste ne nje vend te drejtuar tashme nga nje qeveri me e moderuar.
Megjithate, teoria e nje komploti te policise, eshte hedhur poshte nga nje zyrtar i qeverise i cili fajesoi per shperthimin nje "reaksion kimik" brenda depos.
Per ironi te fatit, armet dhe municionet te cilat shperthyen ne kete depo ishin mbledhur si pjese e nje amnistie per grumbullimin e armeve te shpallur nga qeveria me synim uljen e rrezikut te shkaktuar nga armet pa leje. Shume aksidente tragjike jane shkaktuar nga armet pa leje.
Me heret kete muaj, nje femije tre vjecar ne Baranja, prane Osijekut, ka vrare mamane e tij me nje arme te lene pa kujdes mbi tavolinen e kuzhines. Gjate festimeve per Vitin e Ri, ne erresiren e nates kane oshetire krismat e Kallashnikoveve ne ajer, dhe nje kengetare e njohur e muzikes operistike ka vdekur e goditur nga nje plumb i pakontrolluar.
Veren e kaluar, dy zhytes Gjermane jane hedhur ne ere ne det prane ishullit Pag ne detin Adriatik pasi banoret vendas kane qene duke gjuajtur per peshk me dinamit. Ka pasur edhe disa raste kur turiste te huaj jane perfshire ne aksidente te vogla me makine kur banore vendas u kane dale papritur perpara me arme ne duar.
Imazhe te tilla jane gjeja e fundit qe Kroacia deshiron ne nje moment kur ajo po perpiqet te anetaresohet ne Bashkimin Europian - megjithese Ivan Zvonimir Cicak, nje humanist i njohur Kroat, mendon se sjellje te tilla te pakujdeseshme jane te futura thelle ne kulturen e vendit. "Keto gjera nuk mund te ndryshojne brenda nates," ka thene ai.
Dominik Hipkins eshte nje gazetare e pavarur e vendosur ne Kroaci.