Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

KROACI: VIZITA E PAPES SHKAKTON NJE MOSMARREVESHJE FETARE

Qytetet te cilat do te vizitohen nga Papa, jane te zemeruara me qeverine e cila nuk eshte e gateshme te paguaje per shpenzimet e pergatitjeve per pritjen e tij.
By Drago Hedl

Vizita e ardheshme e Papes Johan Pavli i II ne Kroaci ka shkaktuar nje perplasje ndermjet autoriteteve ne Zagreb dhe pese qyteteve te perfshira ne planin e vizites se Papes.


Rijeka, Zadar, Dubrovnik, Osijek dhe Djakovo, te cilat do te vizitohen nga Papa nga data 5 deri 9 Qershor, do te perfitojne rreth tre milion euro nga buxheti i shtetit - shume me pak se sa kane pritur ato.


Kostoja e pergjitheshme eshte e paqarte per momentin, por disa vezhgues mendojne se ajo mund te tejkaloje 30 milion euro te shpenzuara gjate vizites se mepareshme te Papes ne Kroaci ne vitin 1998.


Megjithese koalicioni i qendrses se majte te Kryeministrit Ivica Racan do te merrte nje shtytje nga nje vizite e sukseseshme e Papes perpara zgjedhjeve parlamentare, te cilat priten ne fund te ketij viti ose ne fillim te vitit 2004, Zagrebi nuk ka rezervat e mjaftueshme financiare per te financuar kete vizite dhe u ka kerkuar qyteteve te mbledhin vete fonde. Megjithate, edhe arkat e tyre jane kryesisht te boshatisura.


Osijek, qytet ne te cilin Papa mendohet se do te shkoje ne fund te udhetimit te tij pese ditor, deri me tani ka arritur te mbledhe vetem nje te dhjeten e shumes prej 10 milion euro te llogaritur per pritjen. Vetem ngritja e nje altari prej celiku dhe betoni pritet te kushtoje rreth 760,000 euro.


"Qeveria na tha te kerkojme ndihme nga kompanite lokale - por cilat? Ato te gjitha jane ne veshtiresi financiare," thote zevendes kryetari i bashkise se Osijek, Ivan Besliq per IWPR.


Kryetari i bashkise se Djakovos, Zoran Vinkoviq ka shprehur zhgenjimin e tij me Goran Graniq, zevendes kryeministri pergjegjes per viziten e papes, pasi nje takim i fundit ka perfunduar pa arritjen e nje marreveshjeje mbi ceshtjen e perballimit te shpenzimeve.


Qytetet kane marre vendime te ndertojne altare, vende per parkim dhe sherbime te tjera per viziten e papes, sepse ato mendonin se qeveria qendrore do te jepte fondet e nevojeshme per suksesin e kesaj vizite.


Tani qe Zagrebi e ka bere te qarte qe nuk do te jape fonde, gjendja ka degjeneruar ne nje lufte fjalesh. Megjithate, shume analiste, kane kritikuar qytetet te cilat kane menduar se qeveria do te paguante per pergatitjet e tyre, dhe edhe vete kisha ka thene se keto shpenzime jane te "paarsyeshme".


Komentatori i mirenjohur Katolik Zivko Kustiq ka thene se "Bota e di gjendjen e keqe ekonomike te Kroacise - dhe po ashtu Papa. Nuk ka nevoje te shpenzohen para per te ndertuar nje infrastrukture e cila do te perdoret vetem nje here".


Nderkohe, siguria po shtohet ne prag te vizites se papes. Te gjitha shtepite te cilat ndodhen ne rrugen ku mendohet se do te levize papa jane kontrolluar - dhe banoret e tyre jane kontrolluar nga autoritetet, dhe disa prej tyre edhe jane merzitur nga keto kontrolle.


"Pervec pyetjeve te zakoneshme se per cilen parti votojme dhe per historine e familjes, nje polic me pyeti nese kisha njohur nga artet marciale, nese zoteroja ndonje arme apo nese kam pasur ndonje ceshtje penale te hapur ndaj meje - dhe me paralajmeroi se cdo pergjigje qe jepja do te kontrollohej," ka thene banori i Dubrovnik, Marijo Bukviq per IWPR.


Ndersa mosmarreveshjet dhe perplasjet vazhdojne, analistet pranojne se vizita e papes eshte shume e rendesishme per Racan ndersa ai po pergatitet per zgjedhjet e ardheshme.


Nje vizite e sukseseshme do te ndihmonte kryeministrin te kundershtonte akuzat nga opozita - vecanerisht nga Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ - sipas te cilave koalicioni qeveritar eshte komunist dhe ateist.


HDZ ka qene ne pushtet gjate dy vizitave te para te papes ne vend, ne vitin 1994 dhe 1998. Ish presidenti i atehershem, Franjo Tugjman, ka perdorur viziten e dyte te papes per te shtuar shanset e tij zgjedhore, duke dale ne fotografi me Papen. Vatikani me pas ka protestuar qetesisht, por HDZ e ka arritur qellimin e saj.


Drago Hedl eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR ne Osijek.