Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

KROACI: VEJUSHA LEVAR E VETME NE BETEJE

Gati 18 muaj me pare nje makine - bombe vrau Milan Levar. Edhe sot e kesaj dite askush nuk eshte gjetur fajtor per kete vrasje. E veja e tij pret ende fjalen e drejtesise.
By Dominic Hipkins

Vesna Levar dhe djali i saj 12 vjecar, Leon, nuk kane vizitore te shumte ne apartamentin e tyre modest ne Gospic, nje qytet i shkaterruar nga lufta ne Kroacine jugperendimore, kater ore larg me tren nga Zagrebi.


Nen kornizen e portretit te burrit te saj, Milan - nje deshmitar potencial i Gjykates se Hages i vrare disa qindra metra larg shtepise se tyre ne Gusht 2000- jane vendosur dukshem kartvizitat e gazetareve te cilet shfaqen here pas here aty.


Megjithate fqinjet e Vesna Levar nuk trokasin kurre ne deren e saj. Banoret vendas nderrojne rruge per ta shmangur ate.


"Nje rruge ne Gospic duhet te marre emrin e Milan Levar," thote gazetari i Vjesnik, Zeljko Peratoviq, i cili kishte biseduar me te pak caste para vrasjes. Peratovic, ekspert ne keto raste, eshte autor i librit te pritshem mbi jeten e Levar te titulluar "Hero apo tradhetar".


Mjaft Kroate besojne se Peratoviq e meriton vete etiken e tradhetarit per perpjekjet e tij per te ndricuar episode te dyshimta te luftes per pavaresi. Ai eshte ndjekur vazhdimisht nga sherbimet e fshehta Kroate gjate investigimeve ne kete vrasje. Megjithate, atij i njihet merita per fillimin e investigimeve mbi figuren e te ashtuquajturve mbrojtes te vendit ne procese gjyqesore.


Nje i tille po zhvillohet ne Rijeka, ku njerez te cilet Levar i etiketoi si vrases gjate nje interviste ne vitin 1997 akuzohen per vrasjen e te pakten 40 veteve, kryesisht Serbe, ne Gospiq ne 1991.


Grupi udhehiqet nga Tihomir Oreskoviq dhe ish gjenerali Mirko Norac. Ky i fundit gati u shpall martir nje vit me pare kur 100,000 vete dolen ne rruget e Splitit per te protestuar per perpjekjet per ta arrestuar dhe me pas per ta ekstraduar ate ne gjykaten e krimeve te luftes. Demonstrata e detyroi Hagen t'i ofronte shansin Kroacise per ta gjykuar Norac ne vend.


Ne kontrast te plote me kete ndjenje solidariteti, me pak se 100 vete ishin te pranishem ne funeralin e Milan Levar para gjashte muajsh.


Nje dekade me pare, Gospic doli gjalle nga nje rrethim dymujor te rebeleve Serbe - te mbeshtetur nga Ushtria Kombetare Jugosllave - gjate perpjekjeve per te zgjeruar kufijte e minishtetit serb ne Kroaci, e njohur si republika serbe e Krajines.


Levar u bashkua ne vijen e pare te frontit te mbrojtjes se qytetit por u la menjane nga elementet radikale te cilet moren pozita komanduese. Oreskovic, nje emigrant politik u zgjodh kryetari i komitetit te krizes.


Ne Dhjetor 1991, Oreskovic nenshkroi nje autorizim, te cilin Levar e mbajti si evidence. Ne te thuhej "Jeni te lire te veproni ushtarakisht sic deshironi, askush nuk ju ndalon."


Levar e interpretoi kete si nje aprovim te vrasjeve te civileve me urdher nga lart. I tmerruar ai u largua nga ushtria. Ne Gospic, Serbe te njohur por edhe Kroate kishin filluar te zhdukeshin.


"Kishte nga ata qe per te provuar se ishin Kroate te mire duhej te vrisnin sa me shume Serbe," i thoshte Levar bashkeshortes se tij. Me pas ai kontaktoi me gjykaten e sapokrijuar te krimeve te luftes. Ndersa hetuesit e OKB nuk preferuan te shkonin ne Gospic, Levar i takoi ata ne Zagreb. Deshmitare te tjere te cilet kishin frike te kontaktonin Hagen e perdornin shtepine e Levar si piketakimi. Ata dorezuan deshmi inkriminuese dhe depozituan deshmi te gjalla.


Levar u ftua ne Hage ne tre raste. Keto udhetime rezultuan te frutshme per hetuesit e OKB te cilet mbi bazen e te dhenave te sakta zbuluan nje varr masiv ne periferi te Gospic.


Por marredheniet ndermjet Levar dhe gjykates filluan te perkeqesohen pasi Levar i


publikoi akuzat e tij ne shtypin Kroat. Askush nga Gjykata e Hages nuk ishte i pranishem ne funeralin e tij apo nuk i dergoi leter ngushellimi familjes se tij. "Perse distancohet Haga nga personi i cili dha jeten per hir te se vertetes?" thote e hidheruar e veja e tij.


Peratovic thote se Levar u zhgenjye nga mungesa e interesit te shfaqur nga ana e gjykates mbi individe te vecante te implikuar ne masakrat e Gospic. "Haga nuk ishte e interesuar mbi rolin e ish ministrit te mbrojtjes Gojko Susak, pasi ai mbrohej nga Amerikanet," pretendon Peratoviq.


Levar dhe disa te tjere mendohet ta kene akuzuar Susak per perdhunimin e fshehte. Peratoviq citon nje ish kamariere sipas se ciles Susak, i lidhur ngushte me Norac, luante me letra ndersa trupat e te vdekurve shtriheshin perreth selise ushtarake ne Gospic.


Mendohet se Susak ka arritur nje marreveshje ne Uashington me ish sekretarin e mbrojtjes William Perry qe sherbeu si baze per marreveshjen e paqes se Dejtonit ne 1995.


Besohet se mbeshtetja e SHBA per Kroacine ne rimarrjen e Krajines ishte kusht per kete te fundit ne nderprerjen e ndihmes ushtarake per Kroatet e Bosnjes.


E veja e te parit dhe deri me tani te vetmit deshmitar te vrare te Gjykates se Hages mendon se askush nuk do ta marre persiper pergjegjesine per vdekjen e tij.


"Im shoq ishte i vetem sa qe i gjalle, por ai nuk u ble kurre," thote ajo duke ju referuar parave qe armiqte i ofruan per te mos hapur goje si dhe ofertes se Hages per nje pasaporte dhe jete te re jashte vendit.


Levar gaboi kur mendoi se reputacioni i larte do ta mbronte ate ne Kroaci. Autoritetet Kroate moren nje kerkese nga ana e Gjykates se Hages per te siguruar mbrojtjen e Levar, per te cilen policia e Gospic pretendon te kete humbur. E veja e tij dyshon per nje loje te ndyre. "Ose vrasesit jane te mbrojtur ose policet jane inkompetente," thote ajo.


Disa dyshojne se policia lokale ka jo pak faj ne kete ceshtje, duke aluduar ne nje fshehje te deshmive pas atentatit. Nje bllok apartamentesh ne Gospic te shkarravitur me thenie dhe shenja fashiste zoteron pamje te lire mbi oficinen ku bashkeshorti i saj mekanik u vra.


"Cdokush atje do ta kete pare se kush e vendosi bomben," thote e veja e Levar,


duke dyshuar perse nuk u ndoq nje linje e tille hetimi nga ana e policise se qytetit.


Qeveria tashme po perpiqet ta zhvendose familjen nga shtepia aktuale, e banuar me pare nga nje ish oficer i ushtrise Jugosllave, i cili u largua me shperthimin e luftes dhe nuk eshte kthyer me. Vesna Levar beson se kjo eshte nje perpjekje per ta larguar ate nga qyteti. Ajo eshte e vendosur per te qendruar.


Rasti Levar tregon se ka shume per te mesuar nese prokuroret e krimeve te luftes ne Hage duan qe premtimet e tyre per mbrojtjen e deshmitareve te ardhshem dhe te familjeve te tyre te jene te besueshme.


Dominic Hipkins eshte nje gazetare e pavarur ne Kroaci.