KROACI: NJEREZIT E TUGJMAN KANE 'PERVETESUAR' FONDET E DHENA NGA DIASPORA

Mesa duket qeveria po perpiqet te permiresoje pozitat e saj gjithnje e me

KROACI: NJEREZIT E TUGJMAN KANE 'PERVETESUAR' FONDET E DHENA NGA DIASPORA

Mesa duket qeveria po perpiqet te permiresoje pozitat e saj gjithnje e me

Tuesday, 6 September, 2005

kane pervetesuar fonde te planifikuara per mbrojtjen e vendit.


Nga Drago Hedl ne Osijek (BCR No. 392, 20-Dec-02)


Zagrebi u ka kerkuar autoriteteve Vieneze te ndihmojne ne hetimet mbi


vendndodhjen e fondeve te diapores Kroate te depozituara ne nje banke


Austriake, te cilat Kroacia kishte ne plan ti perdorte per blerjen e


armeve gjate fillimit te viteve Nentedhjete.


Llogaria eshte hapur me qellim per te shmangur kontrollet dhe embargon


nderkombetare ndaj ish Jugosllavise e cila nuk i lejonte Kroacise te


blinte ligjerisht armatim.


Hetimi, i cili tashme ka zbuluar se zyrtare te ish partise ne pushtet


Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, kane pervetesuar nje shume te madhe


parash, po konsiderohet si nje perpjekje e qeverise se Ivica Racan per ti


rikujtuar njerezve deshtimet e ish regjimit te djathte te kaluar ne prag


te zgjedhjeve te vitit te ardheshem.


Zedhenesja e ministrise se brendeshme Zinka Bardiq ka thene per IWPR kete


jave se Kroacia u ka kerkuar autoriteteve te rendit ne Austri te ndihmojne


ne hetimet e saj per fondet e humbura, te depozituara ne banken für


Kärnten und Steiermark, ne qytetin Villach. Zedhensja ka konfirmuar se nje


shume prej rreth 50 milion euro eshte depozituar ne llogarine e qeverise


dhjete vjet me pare, por ajo nuk mund te thoshte me saktesi se sa para


mbeten tani nga kjo sasi. Hetimi i deri tanishem ka arritur te zbuloje


vetem nje pjese te vogel te kesaj shume.


Bardiq ka deklaruar javen e kaluar se llogaria ne Austri eshte kontrolluar


nga tre zyrtare te HDZ, te gjithe njerez te afert te ish presidentit dhe


kreytarit te HDZ Franjo Tugjman. Dy prej tyre, ish ministri i mbrojtjes


dhe ish ministri i financave, Gojko Susak dhe Jozo Martinoviq kane vdekur.


I treti ka qene shefi i vjeter i kabinetit te Tugjman, Hrvoje Sariniq, i


cili eshte terhequr nga politika. Sariniq ka kundershtuar lajmin e dhene


ne nje deklarate te lexuar ne Televizionin Kroat ne mbremjen e se Shtunes


se kaluar.


Zedhenesi i ministrise se mbrojtjes ka thene se si pjese e ketij hetimi,


qeveria ka nisur nje veprim ligjor ndaj nje fondacioni te HDZ-se, Fondi


Shteteror Kroat, per rreth 2.7 milion marka te cilat mendohet se ai ka


terhequr nga llogaria ne Austri. Tanime llogaria bankare e fondacionit


eshte ngrire.


Perfaqesuesi i Für Kärnten und Steiermark, Magister Helfried Wagner ka


thene per IWPR se rregullat e ruajtjes se sekretit bankar nuk e lejojne


ate te komentoje rreth hetimit te Kroacise. Megjithate, nje burim ne banke


ka konfirmuar se ata kane pasur kontakte me gjykatat Austriake.


Hetimi, i cili nuk ka nje afat te caktuar kohor, ka zbuluar muajin e


kaluar se shuma te medha parash nga llogaria ne Villach jane perdorur nga


njerezit e afert te Tugjman ne HDZ per te blere kompani te cilat po


privatizoheshin, si banka, hotele dhe prona te tjera te medha.


Tugjman u ka paraqitur ne ate kohe ish bashkepunetoreve te tij, perfshire


edhe presidentin e tanishem Stipe Mesiq, nje plan per te shitur pjesen me


te madhe te pronave shteterore nje rrethi te ngushte njerezish te perbere


prej rreth 100 familjesh - dhe meqenese ata nuk kishin fondet e nevojeshme


per te bere keto blerje, Mesiq ka thene per median Kroate se Tugjman ishte


shprehur se duhej gjetur nje menyre per ti ndihmuar ata.


Per shembull, hetuesit kane zbuluar se 1.6 milion dollare Amerikan,


500,000 dollare Australian dhe 700,000 marka Gjermane jane transferuar nga


llogaria ne Austri ne ate te nje zyrtari te HDZ, te quajtur Ferdinand


Jukiq, duke i mundesuar atij te blinte nje fabrike te njohur te prodhimit


te pijeve. Hetuesit kane thene gjithashtu se ata kane prova qe vertetojne


se rreth 3.25 milion dollare Amerikan jane transferuar ne llogarite e dy


zyrtareve te HDZ, Marinko dhe Zeljko Mikuliq, dhe ata me pas me keto para


kane blere nje fabrike letre ne Zagreb. Jukiq ka kundershtuar keto akuza,


dhe Mikuliqet nuk kane pranuar te komentojne rreth akuzave te bera ndaj


tyre.


Ne nje zhvillim te ri ne kete rast, Radovan Smokvina, nje Kroat i cili


jeton ne Zvicer dhe ka kontribuar me 60,000 Franga Zvicerane ne llogarine


e Villach, ka thene per te perditeshmen Jutarnji list se diaspora nuk ka


marre asnjehere ndonje dokument qe te vertetonte se si jane shpenzuar keto


para.


Megjithate, nje pjese e vogel e ketij fondi, eshte perdorur per qellimin


kryesor per te cilin eshte krijuar ky fond. Gjenerali Martin Spegelj,


ministri i mbrojtjes i kohes se Tugjman nga Gusht 1990 ne Qershor 1991, ka


thene ne ate kohe se njoftimet se po zhpenzoheshin shuma te medha per


blerjen e armatimeve nuk kane qene te verteta.


"Ushtria Kroate po perdor ende armet te cilat jane marre nga kazermat e


ushtrise Jugosllave, ku ne kemi marre te pakten 200,000 arme moderne te


kembesorise dhe rreth 250 tanke," ka thene ai. "Parate te cilat jane


mbledhur per blerjen e armeve jane zhdukur - Zoti e ti se ku".


Analistet politik mendojne se nuk ka qene nje rastesi qe qeveria e Racan e


ka publikuar kete ceshtje nje vit perpara zgjedhjeve. Zyrtaret kane pasur


dijeni prej kohesh per llogarine qe ekzistonte ne Austri dhe Presidenti


Mesiq i eshte referuar kesaj llogarie disa here qe kur koalicioni i


qendres se majte ka marre pushtetin ne vitin 2000.


Anketimet me te fundit kane treguar nje rritje te mbeshtetjes per HDZ.


Rreth 22 perqind e votuesve tani thone se mbeshtesin HDZ, nje shifer kjo


me e larte se ajo per Social Demokratet e Racan, te cilet mesa duket


gezojne vetem 14 perqind.


Qeveria ka larguar nje pjese te mire te elektoratit duke premtuar


ekstradimin per ne gjykaten e Hages te te dyshuarve per krime lufte, te


cilet konsiderohen nga shume njerez si heronj kombetar. Qeveria gjithashtu


nuk ka arritur te mbaje edhe premtimet e shumta te bera ne fushen


ekonomike. Racan shpreson te beje per vete ate pjese te zgjedhesve te


cilet jane ende te pavendosur, nepermjet hetimit per fondet e zhdukura.


HDZ ka fituar kapital politik duke akuzuar qeverine se ka "kriminalizuar"


luften per pavaresi te viteve 1990 nepermjet perndjekjes se Kroateve te


dyshuar per krime lufte. Tani qeveria deshiron te provoje qe HDZ ka


pervetesuar parate te cilat ishin dhene pikerisht per luften.


Drago Pilsel, nje komentator politik me nje te kaluar emigranti ne


Argjentine, ka thene se gjetja e ketyre parave te zhdukura nuk eshte


shqetesimi dhe pikesynimi kryesor i qeverise. Qeveria e Racan po ben te


pamunduren te qendroje ne pushtet," ka thene ai. "Ata kane pasur dijeni


per llogarine e HDZ-se prej kohesh. Vetem tani kane vendosur te fillojne


hetimet".


Drago Hedl eshte nje bashkepunetor i IWPR i vendosur ne Osijek.


Balkans, Croatia
Frontline Updates
Support local journalists