Kroaci: Kercenimi I Ekstremisteve
Media e Zagrebit e nuk i kushton vemendje sulmeve gjithnje ne rritje te ekstremisteve.
Kroaci: Kercenimi I Ekstremisteve
Media e Zagrebit e nuk i kushton vemendje sulmeve gjithnje ne rritje te ekstremisteve.
Duket se po shtohen sulmet e ekstremisteve ndaj te huajve dhe Kroateve te konsideruar si jo patriote, duke reflektuar keshtu nje shtim te mbeshtetjes ne rradhet e njerezve te thjeshte per politikat nacionaliste te linjes se ashper.
Ekstremistet Kroate kane rrahur tre studente Japoneze ne klubin e nates Tvornica, me 17 Nentor. Kjo ka pasuar nje sulm ne klubin rinor Mocvara me 29 Tetor, gjate shfaqjes se nje dokumentari rreth Milko Gjurovskit, nje ylli te futbollit Serb, i cili ka luajtur per ekipet e Beogradit, Ylli i Kuq dhe Partizani.
Per cudi, media Kroate nuk ka denuar asnje nga keto sulme dhe incidente. Ne nje shkrim per Vecernji List, komentatori Milan Jajcinoviq, ka sugjeruar ne fakt se ata qe kryejne keto sulme jane viktimat e verteta.
"Ka mundesi qe nje nga sulmuesit ka humbur babane, nje shok apo nje vella ne agresionin ndaj Kroacise ne vitin 1992-1995 nga tifozet e Yllit te Kuq te veshur me uniforme," ka thene ai. "Organizatoret e Mocvaras te cilet kane shfaqur nje film rreth nje ish futbollisti te Yllit te Kuq mund te ishin treguar me te kujdeseshem".
Shume njerez duket se e pranojne kete pikpamje, duke bere me faj klubin rinor - dhe jo ekstremistet.
Ljubica Petroviq ka thene per Vijesnik se klubi rinor frekuentohej nga te droguar dhe njerez "te prirur per te gjitha llojet e budallalleqeve". Katica Prglej e pranon kete. "Une nuk e mbeshtes dhunen por njerezit e Mocvaras e meritonin," thote ajo. Vladimir Kramariq shkon edhe me tej. Klubi sipas tij eshte nje "shtepi publike". "Asnje njeri normal nuk shkon atje".
Perkundrazi, viktimat e ketyre sulmeve mendojne ndryshe. "Ky ka qene nje akt terrorist i nje grupi te organizuar," thote Kruno Lokotar, i cili eshte goditur nga nje shishe gjate sulmit ne klubin Mocvara "dhe duhet te trajtohet si i tille". Nje viktime tjeter, Robert Perishiq, eshte ankuar se policia nuk ka ndermarre asnje veprim ndaj fajtoreve dhe e ka trajtuar kete incident si nje shkelje te vogel ne parkimin e makines.
Dalja ne skene e ekstremisteve te djathte ne Kroaci eshte nje shenje e rritjes se mbeshtetjes per politiken ekstreme te djathte ne rradhet e Kroateve te thjeshte.
Ata fillimisht jane shfaqur gjate sundimit prej nje dekade te ish presidentit Franjo Tugjman, partia e djathte e te cilit, Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, ka institucionalizuar nje klime intolerance ndaj pakicave kombetare, vecanerisht Serbeve, e cila ka arritur kulmin gjate konfliktit me ushtrine Jugosllave.
Nen regjimin e Tugjmanit, shenja e levizjes fashiste te Ustasheve, e cila ka sunduar ne Kroaci gjate Luftes se Dyte Boterore, eshte rehabilituar pjeserisht dhe drejtuesit e saj jane vleresuar.
E kaluara e Tugjmanit ka qene nje dekade ksenofobie dhe nacionalizmi, e cila ka lene nje shenje mbi nje brez te rinjsh te cilet kane trasheguar armiqesine e regjimit ndaj Serbeve, Muslimaneve, njerezve me ngjyre, homoseksualeve, anti fashisteve dhe te gjithe atyre te cilet sipas tyre nuk jane Kroate te vertete.
"Muzika Jugosllave nuk duhet te degjohet ne mes te Zagrebit," ka thene nje nga ekstremistet per Vecernji List. "Te japesh nje film per Milko Gjurovskin eshte edhe me absurde. Atehere njerezit mund te shohin filma edhe per Sllobodan Millosheviqin".
Ekstremistet me koka te rruara jane pare fillimisht ne rruget e qyteteve Kroate ne fillim te viteve 1990 dhe shume shpejt jane konsideruar si pergjegjes per shume sulme.
Ne vitin 1996, nje grup prej tyre ka rrahur nje zyrtar me ngjyre te ambasades Amerikane. Dy vajza me veshje prej Punk jane rrahur egersisht. Dy njerez te tjere me ngjyre, njeri me pasaporte Kroate dhe tjetri nje atashe i ambasades se Sudanit, jane sulmuar respektivisht ne vitin 1998 dhe 1999. Sulmet sporadike kane vazhduar. Disa muaj perpara, nje grup Irakenesh dhe Bangladeshasish dhe disa Rome jane rrahur ne qender te Zagrebit.
Jo te gjithe keta ekstremiste me koka te rruara kane nje te kaluar te veshtire. Disa jane femije te njerezve te njohur dhe te respektuar, si doktore dhe gjeneral.
Fajtoret per shume nga keto sulme nuk jane gjetur. Dhe policia thote se ajo nuk ka informacion nese levizja e ekstremisteve koke rruar gezon nje mbeshtetje te gjere ne rradhet e rinise ne Kroaci.
Sociaologu nga Rijeka, Nenad Fanuko, thote se ajo qe i terheq te rinjte ne kete levizje eshte kulti i dhunes. Sulmet jane "shperthime te te rinjve arrogante te cilet nje dite e kane inatin me Romet, tjetren me Serbet dhe ndoshta te nesermen me Vesna Pusiq," thote ai, duke iu referuar kryetares se Partise se majte Popullore Kroate.
Fanuko mbeshtet viktimat e sulmit ndaj klubit Mocvara dhe thote se sulmet ndaj tyre kane aresye politike dhe jane te organizuara nga e djathta ekstreme. "Sulmi ka qene politik," ka thene ai. "Ai tregon tonin primitiv dhe agresiv te opinionit te djathte ne kete vend".
Ivica Djikiq eshte nje gazetar i se perjaveshmes Feral Tribune ne Split.