Kroaci: Gotovina Tregon

Gjenerali i shpallur ne kerkim kercenon se do te tregoje rreth perfshirjes se SHBA-se ne rimarrjen e rajonit te Krajinas gjashte vjet me pare.

Kroaci: Gotovina Tregon

Gjenerali i shpallur ne kerkim kercenon se do te tregoje rreth perfshirjes se SHBA-se ne rimarrjen e rajonit te Krajinas gjashte vjet me pare.

Nje mbeshtetes i rendesishem i Ante Gotovines ka thene se gjenerali Kroat i akuzuar per krime lufte do te perpiqet te perfshije SHBA-ne nese ai ekstradohet ne gjykaten e Hages.


"Nese ai arrestohet, ekipi i avokateve mbrojtes te Gotovines do te therrase individe nga Shtetet e Bashkuara per te deshmuar," ka thene nje mik i ish komandantit te ushtrise, Nenad Ivankoviq, i cili eshte edhe kryetar i organizates se djathte HONOS, Shoqata per Mbrojtjen e Vlerave te Luftes se Atdheut.


Perkrahesit e gjeneralit mendojne se ky hap do te tregoje permasat e perfshirjes se SHBA-se ne Operacionin Stuhia, fushata e sukseseshme e ushtrise Kroate ndaj rajonit te Krajinas te pushtuar nga Serbet ne vitin 1995. Uashingtoni ka hedhur gjithnje poshte theniet se ai ka dhene "driten jeshile" qe Kroacia te hyje ne zonen e mbrojtur nga OKB-ja.


Disa qindra civile Serbe jane vrare, apo jane zhdukur, gjate ketij operacioni. Rreth 200,000 te tjere jane larguar per ne Bosnjen fqinje apo Jugosllavi. Pjesa me e madhe e kesaj zone ka mbetur e shkaterruar dhe e pabanuar pas djegies se shtepive dhe shkaterrimeve te tjera.


Nje akuze e gjykates e bere publike ne Korrik e quan Gotovinan pergjegjes per keto krime. Ai menjehere eshte fshehur.


Ivankoviq, redaktor i gazetes se perditeshme Vijesnik gjate periudhes se Tugjmanit, thote se ai eshte nje nder personat e fundit qe e kane pare Gotovinen dhe se gjenerali e ka autorizuar te flase ne emer te tij.


Mesa duket pasi ka ndjere qe rrjeta e Hages po ngushtohej pranveren e kaluar, Gotovina e ka cuar aleatin e tij ne nje baze te vjeter ushtarake prane Zadarit ne Dalmaci, dhe i ka treguar rreth lidhjeve sekrete te SHBA-se me Kroacine ne prag te operacionit Stuhia.


Baza sipas tij eshte perdorur nga personeli Amerikan per te mbledhur te dhena ushtarake nga avionet pa pilot, apo informacione te tjera, te cilat me pas i kalonin Kroateve.


"Gotovina me tha se kjo ka qene nje baze e rendesishme per Amerikanet sepse ajo zevendesonte operacionet e tyre ne Brac [nje ishull ne Adriatik] pasi gazeta e Splitit Feral Tribune e kishte zbuluar ate," ka thene Ivankoviq.


Autori i nje libri biografik per Gotovinen, Ivankoviq thote se gjenerali i ka thene atij se SHBA e dinin me saktesi se cfare po pergatisnin Kroatet. "Gotovina ndjehet i tradhetuar nga heshtja e sotme e Amerikaneve dhe nga njerezit te cilet i ka njohur. CIA kontrollonte cdo gje qe ndodhte gjate Operacionit Stuhia dhe nuk kundershtoi asnje here," thote Ivankoviq.


Ai ka paraqitur gjithashtu edhe fotografi te cilat tregonin se gjenerali ka punuar ngushte me Amerikanet ne prag te sulmit ndaj Krajinas.


Nje fotografi, e botuar ne Jutarnji List, paraqet Gotovinen ne krah te nje njeriu te identifikuar si Ivan Sarac, nje ish zevendes atashe i mbrojtjes ne Ambasaden Amerikane. Kjo foto thuhet se eshte bere disa dite perpara fillimit te fushates ushtarake, dhe dy burrat kane pozuar diku ne malet Dinarike mbi ish qendren e rebeleve ne Knin, se bashku me nje tjeter me uniforme ushtarake Amerikane.


Ne disa fotografi te tjera qe disponon IWPR, Gotovina, me kufje perkthimi ne vesh, paraqitet i ulur perpara nje kompjuteri ne ekranin e te cilit lexohet "Programi i Trajnimit te Stafit te Luftes". Ne nje foto tjeter ai paraqitet nen nje tabele ku shkruhet "Miresevini ne Qendren e Stervitjes Fort Irwin".


Mbeshtetesit e Gotovines thone se dy diplomate te njohur Amerikan, Peter Gelbrait dhe Ricard Hollbruk, duhet te lejohen te deshmojne nese gjeneral del ndonje here perpara gjyqit, sepse ata mund te japin prova qe ai ka bere nje lufte te paster dhe mund te japin te dhena rreth perfshirjes Amerikane ne konflikt. Gotovina ka pasur kontakte te ngushta me Gelbrait, ish ambasador Amerikan ne Zagreb, dhe mendon se ai mund te konfirmoje se gjenerali ka zbatuar ligjet e luftes gjate Operacionit Stuhia.


Hollbruk, ish i derguari Amerikan ne Ballkan, eshte shprehur ne kujtimet e tij se ai ka ushtruar me sukses presion ndaj njesive Kroate ne Bosnje per te ndaluar avancimin e tyre ne qendren e Serbeve ne Banja Luka, ne vitin 1995. Perkrahesit e Gotovines thone se kjo perben nje prove qe mbeshtet teorine e tyreqe SHBA ka luajtur nje rol te rendesishem ne rimarrjen e Krajinas.


Ish korrespondenti i BBC-se per Ballkanin i cili tani eshte deputet ne parlamentin Britanik, Martin Bell, ka thene se eshte teper e rendesishme qe deshmitare si Gelbrait dhe Hollbruk te thirren per te deshmuar nese Gotovina del para gjyqit. "Liria e gjeneralit eshte ne diskutim keshtu qe ai duhet te jete ne gjendje te therrase cilindo qe mund te ndihmoje ne mbrojtjen e tij," ka thene Bell.


Nderkohe, ne Kroaci, ekziston nje fryme kritike ndaj akuzes per Gotovinen ne te gjithe spektrin politik, sepse Operacioni Stuhia konbsiderohet gjeresisht si nje finale fitimtare e luftes se ashper per pavaresine e atdheut.


Shume nuk i pranojne theniet e Hages, ne aktakuze, se forcat e Gotovines jane perfshire ne spastrim etnik gjate pushtimit rajonit te Krajinas. "Dicka e tille [spastrimi etnik] nuk mund te jete e vertete," ka thene Kryeministri Ivica Racan ne nje sesion urgjent te parlamentit ne Korrik.


Ekziston nje ide e pergjitheshme se nese Gotovina akuzohet, roli Amerikan ne fushate duhet te hetohet. "Kjo eshte me e rendesishme se fajesia apo pafajesia e nje njeriu," ka thene Zvonimir Cicak, themeluesi i Komitetit te Helsinkit per te Drejtat e njeriut ne Kroaci.


Hollesi te metejshme te lidhjeve nderkombetare te Gotovines duket se do te dalin se shpejti. Dhe nese gjenerali do te shkoje ndonjehere ne gjykate ne Hollande, ai mund te mos jete vetem - edhe politika Amerikane ne Ballkan mund te ekzaminohet atje.


Dominik Hipkins eshte nje gazetare e pavarur e vendosur ne Zagreb.


Frontline Updates
Support local journalists